E premte, 19.04.2024, 10:18 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Kosova në mes pandemisë virale dhe politikës vërbale

E diele, 05.04.2020, 11:00 AM


Kosova në mes pandemisë virale dhe politikës vërbale

Nga Dedë Preqi

Të kemi parasysh problemet që na rrethojnë, duke mos heqë dorë nga të përditshmet tona të momentit ndaj koronavirusit, por edhe ndaj problemeve tjera që sjelli politika e anti qeverisë Kurti. Edhe në këtë rast, sikur po i kruhet « zhuga » dikujna të mirret përsëri më çështjen e taksës dhe  kundër vendosjes së reciprocitetit, ndaj Serbisë.

Për më tepër, në mes kësaj situate dhe qeverisë Kurti, sikur tani për tani vetëm koronavirusi po e luan rrolin e një lloj ndërmjetësuesi, kur vërejmë rrolin e opozitës, e cila nuk njeh kufijt e vet opozitar, duke u sjellë aq e revoltuar edhe mbas mocionit të mosbesimit, duke hedh koshin e plehërave të veta mbi kurrizin e qeverisë Kurti.

Në fakt për të parë rrezulltatin e opozitës së sotme, e cila fare pak është e interesuar ndaj pandemisë së koranavirusit, që mund të shumëzohet në parametrat e saj në çdo moment, por më shumë kjo opozitë, sëcilës iu bashkua edhe LDK, sikur janë të bashkërënditur si asnjëherë tjetër, që do formohet qeveria e re, duke përjashtuar LVV, sepse sipas tyre, kjo u bë pengesë e gjitha planeve dhe ambicjeve të tyre pushtetare.

Dhe mbi të gjitha, përgojimet dhe kundërthënjët ndaj përsonalitetit Kurti, janë më shumë se dokrra demagogësh dhe kasnecësh, duke u shdërruar në një lloj zhurme shurdhuese, dhe në gjitha lajmet e televizioneve të vendit dhe rajonit flitet vetëm kundër një njeriu, sikur zgjojnë prej gjumit gjumoshat e famshëm me sirenat e tyre alarmante, pro edhe kundra, por pse nuk dinë të ngopën përgojimet e kësaj opozite, që po i bashkohet edhe LDK, kjo është interesante dhe shumë e çuditshme !!!

Pse tani edhe pas heqjes së taksës kundër mallrave të Serbisë, do duhej të brengosej pala e jonë shqiptare e Kosovës, sikur që u bë aq shumë zhurmë edhe më herët nga PAN-i, pastaj edhe nga LDK, e cila zuri në thu, në cung të vetin dhe e nxiti mocionin e mosbesimit për shkarkimin e qeverisë së vet, duke ditur se ndodhemi pari një pandemie të rrezikshme, që do paraqiste më shumë urgjencë dhe përkushtim se një taksë mallrash ndaj Serbisë.

Më shumë u bë promblematike taksa në Kosovë, nga pala shqiptare, se nga Serbia, edhe se kjo e bëri «hit këtë çështje para opinionit ndërkombëtar, duke zënë shkas dhe pengesë të bisedimëve me Kosovën. Kjo ishte më shumë se një lojë e saj e ndytë, si edhe më parë për të blerë kohë, sepse negociatat kishin filluar formën e tyre edhe para taksës, me ç’rast pala e Serbisë, kurrënjëherë nuk u tregue e sinqertë në marrëveshjet e tilla me Kosovën.

Dhe heqja e taksës me Serbinë, nuk do të thotë se në kompleksitetin e kësaj çështje Serbia, do të ndryshojë kursin e vet politik ndaj Kosovës, apo me njohjen e shtetit tonë, por më shumë e ka çëllimin e tërheqjes së vemendjes së Bashkësisë Ndërkombëtare, për t’a bindë në format e tilla, që të përkrahet edhe nga të tjerët, për ta lënë Kosovën, në sëcilën rrethanë politike fajtore.

Kryeministri Kurti, e hoqi taksën, duke e zavendësuar me reciprocitet, që do të thotë, jo edhe pa një ndëshkim ndaj Serbisë, për të kuptuar rrolin qartë në mes palëve, për aq sa vijon të veprohet nga ana e Serbisë ndaj Kosovës, poashtu një përgjigje e tillë përmes reciprocitetit të veprohet edhe nga pala tjetër, për deri sa të  plotësohen kushtet për të vënë në binar dhe veprim marrëdhëniet e ardhshme bilaterale e normale ndërfqinjësore me njëra-tjetren.

Kryeministri Kurti, në kuadër të gjitha këtyre rrethanave, si një realitet i diskutueshëm dhe shumë i zhurmshëm, si nga jashta, por edhe nga brenda, i cili nuk do ta kishte lehtë të vendos vetë edhe nga mospërkrahja e partneritetit të vet LDK, që e la në rrugë, por me një maturi brenda kopetencave dhe konsultave ministrore e vendosi heqjen e kësaj norme të përkohëshme, dhe vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, e cila muar edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve si një veprim i çëlluar.

Por, pas këtij vendimi mjaft serioz dhe të rëndësishëm për vendin, vërshuan reagimet e shumta dhe vërejtjet e ndryshme nga brenda dhe nga jashta, pro edhe kundër reciprocitetit, sikur duan të përgjigjen edhe në emër të Serbisë, e cila herë fshehët pas këtij vendimi e herë del në shesh me banalitetet e saj shpërthyese, sikur nuk i konvenojnë asnjëherë vendimet e qeverisë së Kosovës.

Tani në Kosovë, kanë filluar lojërat e pazareve politike, sikur edhe herave tjera, kur shkarkohen qeveritë, së cilës po i prinë presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke i ftuar kryetarët e gjitha partive në karantinën e vet të bisedimeve, sëcilin në mënyrë të veqantë, thuase dëshiron ti mjeli si delët, një nga një, dhe për ti bindur në krijimin e një modeli të vetë dëshirës, dhe jashtë Kushtetutës, apo në modelin e një qeverie të përzier partiake, duke e kursyer LVV, nga kjo qeverisje.

Qeveria e kryeministrit Kurti, do ishte qeveria më jetëshkurtër, por më e suksesshme si asnjë tjetër në vend, për aq kohë të shkurtër muar një sëri vendimesh të rëndësishme për vendin. Mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, e inicuar nga LDK, e perkrahur nga PAN-i, dhe minoritetet, këtë e mbështeti edhe ambasadori amerikan z. R.Grenell, i cili ky i fundit u besoi thashethemeve të atyre, që ngritën këtë emocion, dhe duke shpifur, se Albin Kurti, është antiamerikan.

Është interesant dhe e çuditshme, pse në mesin e shoqërisë tonë atakojmë politika të ngathëta dhe të kufizuara, që shkakëtohen me një lloj inflamacioni virusal, ku bëhët vetëm zhurmë e përhapët pasiguri në popull, këtë e bëjnë vetëm njerëzit shkurtpamës në politikë, që mendojnë të krijojnë  panikë në mesin e popullit të vet, për përfitime pozicionesh dhe interesash të tyre, dhe në situata të jashtëzakonshme trillojnë gjithçka që u vjen në logjikën e tyre të sëmurë.

Ata japin prognoza të mashtrimeve, sidomos kur shprehin strategji të politikave amerikane ndaj Kosovës, të cilat nuk janë fare në kopetencën e tyre, sidomos kur shprehin qëndrimet politike dhe seriozitetin e Amerikës, ndaj vendit tonë, thuase amerikanët janë për herë të parë në kontakt me këtë vend dhe këtë popull, që të mos e njohin Hashimin e Mustafën, por dhe të tjerët, më mirë se kush do tjetër, rrolin dhe kontributin e tyre që kanë njëri dhe tjetri ndaj popullit të vet pastaj edhe atij amerikan.

Sikur Amerika, do ta kishte në fokus një «taksë», apo cilën do çështje të këtij lloji, dhe të prishi marrëdhëniet dhe strategjitë politike e ushtarake që posedon në ombrellën e vet amerikane dhe ato që i posedon në vendin tonë, duke vënë kushte, apo hequr dorë nga projektet e tilla, në të cilat ka investuar me një kosto të madhe, në veqanti dhe në projektin e shpëtimit të këtij populli, atëherë nuk do ta quante vetën Amerikë, apo supërfuqia më e madhe në botë.

Përveq tjerash, populli amerikan dhe ai shqiptarë, janë të pa ndarë dhe në miqësi të përhershme, sikur që thoshte presidenti historik i gjitha kohërave dr. Rugova,  poashtu populli shqiptarë dhe Kosova, nuk e vënë kurrë në dyshim mbështetjen e SHBA-ve, prandaj, ata që thojnë se në këtë vend ekziston një albinizëm antiamerikan, ata janë vetë të atillë, që e mendojnë këtë teori konspirative.

Veqanarisht më rëndësi mbetët tani për tani, që mos të humbim kohë pas taksës, por urgjente do të ishte përkujdesja ndaj «coronavirusit» në vendin tonë, me ç’rast rekomandohet të dëgjohen dhe zbatohen këshillat mjeksore dhe qeveritare, dhe tjerash rekomandohet të kemi kujdes përveq të pastrojmë duart, fytyrën dhe trupin, të pastrojmë edhe mendjen tonë, që të mos bëhëmi si « çakaj » me njëri-tjetrin, sepse fryma e kësaj politike aktuale, e ka humbur mesazhin e vet.

Pse të gjitha fajet po i ngarkohen një njeriu, i cili ngarkohet pse nuk e ndryshojë vendin brenda dyzetditëve, pse të gjitha partitë politike, të cilat për njëzet vjet ishin në pushtet, ndërsa sot, po i gjuajnë shigjetat e bashkuara të gjitha kundra Albin Kurtit, të gjitha televizionet e Kosovës, në gjitha misionet e tyre debatohet kundër qeverisë së tij.

Nga ana tjetër, diçka po zihet rreth e rrotull kësaj bote, në njërën anë e ka vërshuar dukshëm një epidemi e rrezikshme nga «korona virusi» që mund ta kishte shkakëtuar ndonjë mendje e sëmurë nga laboratorët sekret në Vuhan të Kinës, ndërsa nuk heqët paniku edhe nga dyshimet tjera, që vijnë dhe përhapen në tërë botën.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora