E enjte, 25.04.2024, 03:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Asht sjell moti për së mbari?!

E diele, 05.04.2020, 10:39 AM


Asht sjell moti  për  së mbari?!!!*

(cikël me poezi,-antivirus)

Nga Përparim Hysi

1.Asht sjell moti për së mbari?!!! *

Qe i trishtë MARSI sivjet

Prilli hyri i plagosur

S'dimë më tej se si do jetë

Sy e veshë dhe të brengosur.

Ka hyrë brenda një armik

Të plagosë apo të vretë

Gjithë bota në panik

Në rrezik yni shëndet.

Paskemi qenë mirë e bukur

Edhe hiç s'e kemi ditur

Tash që lirinë e kemi humbur

Po jetojmë si të roitur.

Kund nuk ka një datë shpëtimi

Mendje prishur dhe kaos

Po e vuan mbarë njerëzimi

Dhe në GLOB:sinjali "sos"!!!

* këngë e vjetër shkodrane

2. Ka ardhur koha

Ka ardhur koha që ta çmojmë jetën

Jeta nuk është "mall" që të shitet lirë

Jetës tani,në vetizolim, ia dimë vlerën

Sado që vetizolimin e pranojmë me pahir,

Jeta njëherë jepet dhe duhet ta çmojmë

Para "virus-armikut" mos tregojmë trimëri

Nëse viursin duhet ta mundim,Mjekësinë të dëgjojmë

Vetizolimi është ilaçi,tani për tani.

Se në këtë kohë kolere alias Pandemia

Përparësi merr vetëm GJUHA e SPECIALISTIT

Në ballë të luftës është MJEKËSIA:

- Vetëm vetizolimi na shpëton prej "armik Covidit".

3.Po të isha sot i  ri

Po të isha sot i ri,rreth e qark:CORONAVIRUS

Nuk do bëja dashuri, unë një tip që s'rri dot"sus"

Mike,do dashurohemi nesër,se për sot ka rrrezik

Se armiku është i egër dhe kudo  ka sjell panik.

I padukshëm është si ajëri dhe papritur të merr jetën

Është një kohë vërtet alarmi (edhe jetës t'ia dimë vlerën)

Sado sot është DITA e VERËS, këtë herë nuk e festojmë

MIke,moj, mos dil prej derës! Nesër prapë do dashurojmë.

4.Po jetojmë si në alarme

Po jetojmë si në alarme

Dita? Ca më keq se nata

Zhytur-mbytur det me lajme

Përmbi kokë rri varur shpata.

- Se mos dilni nga shtëpia?

Mu në rrugë është një"armik"

Doli mendja nga burgjia

Bota futur në panik.

Se mos zësh me dorë fytyrën?

Upupu, dora tek syri!!!

Me dorën tënde solle mynxyrrën

Se pas dere është COVIDI!!!

Bëjnë zhurmë politikanët

(Hiqen si të na duan shumë)

Ne i njohim sharlatanët

Dhe nga ata na zë me shkumë.

Ne dëgjojmë se ç'thotë  MJEKËSIA

Që është GJUHA E SPECIALISTIT

Veç kështu fitohet qetësia

Dhe shpëtojmë prej COVIDIT...

5. STATUE   QUO

Jam si DANTE para një pylli të errët

Dhe pres  një dorë shpëtimi prej VIRGJILI!

Se  më ka sulmuar një armik i serët

CORONAVIRUSI alias COVIDI !

Të vret dhe nuk e sheh se si hije është

Nuk dihet nga ç'djall e ka marrë "detyrën"

Mendja ime sa nuk po bën"fështë"

Se "djalii" mbi GLOB po sjell mynxyrrën.

Kam lexuar diku për"ushtarë që bëheshin të padukshëm"

Që msynin një vend dhe askush me sy dot nuk i shihte?!!!

Mos është"lojë e ndyrë" për t'u bërë super të papërballueshëm

Që në laborator këtë"farë të keqe" ta"mbillte?!!!"

Se nuk ka si të jetë ndryshe, në këtë kohë moderne

E  "rrit djalin" dhe ky kthehet në djall

Se është" pa prindër"; natyrshëm nuk ka"ndërgjegje"

Dhe djalli u bë lubi dhe po na ha të gjallë.

Dorëzim para djallit është një botë e tërë

Shkencëtarët e mëdhenj janë kthyer në astrologë

Na mbytën me llafe, me gërë e vërë

Kurse politikanët tanë janë bërë demagogë.

Në ballë të kësaj lufte është MJEKËSIA!

Sa mjekë e infermierë në këtë luftë ranë therorë!!!

Veç MJEKËSISË i takon lavdia

Që mundohen të na  shpëtojnë nga ky armik kaq mizor.

Kur do ta mundim?  Aha, nuk i dihet

Për një muaj a dy... apo ndoshta në vjeshtë?

Në këtë "pakohësi" si mund të rrihet

Apo shumë njerëz do shkojnë si qeni në vreshtë?

Ditën që do ta mundim ,duhet shpallur "DITË FESTE"

Me gërma kapitale do gdhëndur në mermer

Të jetë e shkruar për brezat në"Anale KUJTESE"

Që kurrë mos përsëritet kjo kohë- kolerë!!!

Tiranë, 5 prill 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora