E shtune, 20.04.2024, 12:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Vendbanimi im, atdheu

E shtune, 04.04.2020, 12:38 PM


VENDBANIMI IM, ATDHEU

Ese nga Atdhe Geci

Artisti Avni Behluli u lind me 17. 10. 1960 në Breznicë të Dardanisë. Shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesme dhe Akademinë, në Prishtinë. Fshati Breznicë i I Dardanisë ngjan një lugu të populluar me 1728 shtëpi, 220 familje, e sipas ( regjistrimit të vitit 1992 )1790 banor. Dy shpatet e Breznicës, njëra tumë dhe tjetra kodër dhe një lumë në mes të fshatit,  janë bekim për kopshtet dhe frymëzim për artistin e shquar kombëtar, Avni Behlulin. Piktori, Avni Behluli, është artistë i mirëfilltë; poet në pikturë, poet në skulpturë, poet në grafikë dhe poet në gëdhendjen në guri dhe gëdhendje në dru. Krijimtaria e artistit, Avni Behluli është e vlerësuar me 33 çmime komunale, kombëtare, dhe ndërkombëtare. Vepra e piktorit Avni Behluli është prezentuar në 22 ekspozita përsonale dhe, në 136 ekspozita kolektive në 3 kontinente; në Evropë, Azi dhe Afrikë. Pikturat e Avniut, grafikat dhe gëdhendjet në dru janë shpërndarë në të pesë kontinentet. Në thellësi të zemrës së njeriut shprehet Avniu, shpirti i njeriut ka të fshehtat e krijimit. Në jetë shumë mendje e duar e bëjnë fitoren. Krijimet janë personale. Kryevepra e tij, “Covid-19” është vepër gjithëbotërore. Z. Atdhe, nëpër njeri kalojnë të mirat dhe këqija e kësaj jete. Njohja me ngjyrat, njohja me zemrën e gurit, njohja me zemrën e bimëve dhe të drurit, janë betejat e mia në krijimin e një vepre arti. Në çastet kur unë krijoj shprehet Avniu, unë jam padron i fatit tim në krijimtari dhe kapiten i shpirtit tim në dashuri. Shpirti im nuk është me xhama. Në çastet kur krijoj shprehet Avniu, tërë botën time e kam në studio. Lufta e motiveve nuk është e pahetueshme qoftë në punishten e pikturës, qoftë në gëdhendjen në guri, apo gëdhendjen në dru. Në kijimet e këti gjeniu të nëqielli shqqiptar, shquajmë këto vepra; Ciklin, “Mbretërit dardanë”, “Mbretëresha Teutë”, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, “Dosja K” “Muzikanti”, “Doruntina”, “Gjilpëra e thatë”, dhe mbi Njëmijë punime të tjera. Në Galerinë e punimeve të Artistit të Shquar Kombëtar, Avni Behlulit, edhe vizitori më I thjeshtë do të mrekullohej. Z. Atdhe, pasioni im për të krijuar është i pareshtur. Me çaste, frymëzimi për të pikturuar, frymëzimi për të gëdhend në guri ose në dru, më vjen prej përtej meje. Dallgët e frymëzimit në krijimtarinë time shprehet Avniu unë s´mund t´ i ndali. Artit askush s´a di ditëlindjen, por as vdejen. Vepra e artistit kombëtar, Avni Behlulit, është një galeri e tërë. Vepra e tij epiko-lirike shëmbëllenë çdo kund ku ajo prezentohet. Po e mbylli këtë ese të shkurtër, me shprehjen e artistit Avni Behluli, “për çdo punim timin kam dashuri të veçantë”. Eseja vazhdon!...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora