E premte, 19.04.2024, 02:13 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Kosova në mes pandemisë virale dhe politikës vërbale

E shtune, 04.04.2020, 12:15 PM


Kosova në mes pandemisë virale dhe politikës vërbale

Nga Dedë Preqi

Të kemi parasysh problemet që na rrethojnë, duke mos heqë dorë nga të përditshmet tona të momentit ndaj koronavirusit, por edhe ndaj problemeve tjera që sjelli politika e antiqeverisë Kurti. Edhe në këtë rast, sikur po i kruhet « zhuga » dikujna të mirret përsëri më çështjen e taksës dhekundër vendosjessë reciprocitetit, ndaj Serbisë.

Për më tepër, në mes kësaj situate dhe qeverisë Kurti, sikurtani për tani vetëm koronavirusi po e luan rrolin e një lloj ndërmjetësuesi, kur vërejmë rrolin e opozitës, e cila nuk njeh kufijt e vet opozitar, duke u sjellë aq e revoltuar edhe mbas mocionit të mosbesimit, duke hedh koshin e plehërave të veta mbi kurrizin e qeverisë Kurti.

Në fakt për të parë rrezulltatin e opozitës së sotme, e cila fare pak është e interesuar ndaj pandemisë së koranavirusit, që mund të shumëzohet në parametrat e saj në çdo moment, por më shumë kjo opozitë, sëcilës iu bashkua edhe LDK, sikur janë tëbashkërënditursi asnjëherë tjetër, që do formohet qeveria e re, duke përjashtuar LVV, sepse sipas tyre, kjo u bë pengesë e gjitha planeve dhe ambicjeve të tyre pushtetare.

Dhe mbi të gjitha, përgojimet dhe kundërthënjët ndaj përsonalitetit Kurti, janë më shumë se dokrra demagogësh dhe kasnecësh, duke u shdërruar në një lloj zhurme shurdhuese, dhenë gjitha lajmet e televizioneve të vendit dhe rajonit flitet vetëm kundër një njeriu, sikur zgjojnëprej gjumit gjumoshat e famshëm me sirenat e tyre alarmante, pro edhe kundra,por pse nuk dinë të ngopën përgojimet e kësaj opozite, që po i bashkohet edhe LDK, kjo është interesante dhe shumë e çuditshme !!!

Pse tani edhe pasheqjes së taksëskundër mallrave të Serbisë,do duhej të brengosej pala e jonë shqiptare e Kosovës, sikur që u bë aq shumë zhurmë edhe më herët nga PAN-i, pastaj edhe nga LDK, e cila zuri në thu, në cung të vetin dhe e nxiti mocionine mosbesimit për shkarkimin e qeverisë së vet, duke ditur se ndodhemi pari një pandemie të rrezikshme, që do paraqiste mëshumë urgjencëdhe përkushtim senjë taksëmallrash ndaj Serbisë.

Më shumë u bë promblematike taksanë Kosovë, nga pala shqiptare, se nga Serbia, edhe sekjo e bëri «hit këtë çështje para opinionit ndërkombëtar, duke zënë shkas dhepengesë të bisedimëve me Kosovën.Kjo ishte më shumë se një lojë e saj e ndytë, si edhe më parë për të blerë kohë, sepse negociatat kishin filluar formën e tyre edhe para taksës, me ç’rast pala e Serbisë, kurrënjëherë nuk u tregue e sinqertë në marrëveshjet e tilla me Kosovën.

Dhe heqja e taksës me Serbinë, nuk do të thotë se në kompleksitetin e kësaj çështje Serbia, do të ndryshojë kursin e vet politik ndaj Kosovës, apo me njohjen e shtetit tonë, por më shumë e ka çëllimin e tërheqjes së vemendjes së Bashkësisë Ndërkombëtare, për t’a bindë në format e tilla, që të përkrahet edhe nga të tjerët, për ta lënë Kosovën, në sëcilën rrethanë politike fajtore.

Kryeministri Kurti, e hoqi taksën, duke e zavendësuar me reciprocitet, që do të thotë, jo edhe pa një ndëshkim ndaj Serbisë, për të kuptuar rrolin qartë në mes palëve, për aq sa vijon të veprohet nga ana e Serbisë ndaj Kosovës, poashtu një përgjigje e tillëpërmes reciprocitetit të veprohet edhe nga pala tjetër, për deri sa të  plotësohenkushtet për të vënë në binar dhe veprim marrëdhëniet e ardhshme bilaterale e normalendërfqinjësore me njëra-tjetren.

Kryeministri Kurti, në kuadër të gjitha këtyre rrethanave, si një realitet i diskutueshëm dhe shumë i zhurmshëm, si nga jashta, por edhe nga brenda, i cili nuk do ta kishte lehtë të vendos vetë edhe nga mospërkrahja e partneritetit të vet LDK, që e la në rrugë, por me një maturibrenda kopetencave dhe konsultave ministrore e vendosi heqjen e kësaj norme të përkohëshme, dhe vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, e cila muar edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve si një veprim i çëlluar.

Por, pas këtij vendimi mjaft serioz dhe të rëndësishëm për vendin,vërshuan reagimet e shumta dhe vërejtjet e ndryshme nga brenda dhe nga jashta, pro edhe kundër reciprocitetit, sikur duan të përgjigjen edhe në emër të Serbisë, e cila herë fshehët pas këtij vendimi e herë del në shesh me banalitetet e saj shpërthyese, sikur nuk i konvenojnë asnjëherë vendimet e qeverisë së Kosovës.

Tani në Kosovë, kanë filluar lojërat epazareve politike, sikur edhe herave tjera, kur shkarkohen qeveritë, së cilës po i prinë presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke i ftuar kryetarët e gjitha partive në karantinën e vet të bisedimeve, sëcilin në mënyrë të veqantë, thuase dëshiron ti mjeli si delët, një nga një, dhe për ti bindur në krijimin e një modeli të vetëdëshirës, dhe jashtë Kushtetutës, apo në modelin e një qeverie të përzier partiake, duke e kursyer LVV, nga kjo qeverisje.

Qeveria e kryeministrit Kurti,do ishte qeveria më jetëshkurtër, por më e suksesshme si asnjë tjetër në vend, për aq kohë të shkurtër muar një sëri vendimesh të rëndësishme për vendin. Mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, e inicuar nga LDK, e perkrahur nga PAN-i,dhe minoritetet, këtë e mbështeti edhe ambasadori amerikan z. R.Grenell,i cili ky i fundit u besoi thashethemeve të atyre, që ngritën këtë emocion, dhe duke shpifur, se Albin Kurti, është antiamerikan.

Është interesant dhe e çuditshme, pse në mesin e shoqërisë tonëatakojmë politika të ngathëta dhe të kufizuara, qëshkakëtohenme një lloj inflamacioni virusal,ku bëhët vetëmzhurmë e përhapët pasiguri në popull, këtë e bëjnëvetëm njerëzitshkurtpamës në politikë, që mendojnë të krijojnë panikë në mesin e popullit të vet, përpërfitime pozicionesh dhe interesash të tyre, dhe në situata të jashtëzakonshme trillojnë gjithçka që u vjen në logjikën e tyre të sëmurë.

Ata japin prognoza të mashtrimeve, sidomos kurshprehin strategjitë politikave amerikane ndajKosovës, të cilat nuk janë fare në kopetencën e tyre, sidomos kur shprehin qëndrimet politike dhe seriozitetin e Amerikës, ndaj vendit tonë, thuase amerikanët janë për herë të parë në kontaktme këtë vend dhe këtë popull, që të mos e njohin Hashimin e Mustafën, por dhe të tjerët, më mirë se kush do tjetër, rrolin dhe kontributin e tyre që kanë njëri dhe tjetri ndaj popullit të vetpastaj edhe atij amerikan.

Sikur Amerika, do ta kishte në fokus një «taksë»,apo cilën do çështje të këtij lloji, dhe të prishimarrëdhëniet dhe strategjitë politike e ushtarake që posedon në ombrellën e vet amerikane dhe ato që i posedon në vendin tonë, duke vënë kushte, apo hequr dorënga projektet e tilla, në të cilat ka investuar me një kosto të madhe, në veqanti dhe në projektin e shpëtimittë këtij populli, atëherë nuk do ta quantevetën Amerikë, aposupërfuqia më e madhe në botë.

Përveq tjerash, populli amerikan dhe ai shqiptarë, janë të pa ndarë dhe në miqësi të përhershme, sikur që thoshte presidenti historik i gjitha kohërave dr. Rugova,  poashtupopulli shqiptarë dhe Kosova, nuk e vënë kurrë në dyshim mbështetjen e SHBA-ve, prandaj, ata që thojnë se në këtë vend ekziston një albinizëm antiamerikan, ata janë vetë të atillë, që e mendojnë këtë teori konspirative.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora