E merkure, 21.04.2021, 08:41 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: E zani i Tij sot...

E shtune, 04.04.2020, 11:29 AM


7 E zani i Tij sot...

E zani i Tij sot... ndër Rrëmaji ushton: “Surgite mortui!”

“ÇOHUNI, TË VDEKUN!”

Ah! N’ kambë, bre burra! N’ kambë! Çka jeni fshehë

Ndër furka t’ grave, si do rrole t’ këqia?...

Sot armët duen rrokë; taganat sot duen mprehë;

Asht turp, për Zotin! Shurdhë me humbë Shqipnia.

Mo’ leni, burra, bre! Kushtrim! Kushtrim!

A gjallë me nder; a vdekë grue e trim!

E n’qoftë se lypet prej s’ hyjnueshmes Mëni,

Që flijë t’ bahet ndo’i shqiptar n’ therore,

Qe, mue tek m’ keni, merrni e m’ bani fli

Për Shqiptari, me shue çdo mëni mizore.

Oh! Edhe pa mue Shqipnia qoftë e rroftë,

E nami i saj përjetë u trashigoftë!...

At Gjergj Fishta asht e do t’ jetë mendja, zemra dhe shpirti i Popullit Shqiptar!

Ai ishte dhe mbetet  përgjithmonë  vetëdija e kombit shqiptar!

Këta pak rreshta le t’jenë...

Një Lule Vjeshtet”

Emnin Tand kanë për t’ këndue, e vrrini e bjeshka

Gjithmonë i ri, tue njehë furit e tmerrshme,

Ambël prej emnit Tand kanë me jehue.

Me maje t’ briskut kanë me shkrue mbi lisa

Me shkrola t’ njohuna Veç prej barinjve

Kanë me u rritë lisat, përse sopata as reja

S’ e prekin landën, ku asht ravisë Ai emën:

E tue u rritë lisat, kanë me u rritë shkrolat;

E kështu ma t’ qarta, mbas disa qindvjetëve,

Nipat ma t’ vonët kanë me i këndue e emni,

Sa t’ bjerë dielli tokës, ka me t’ u këndue.

“I dëbuemi”...“I dëbuemi”...“I dëbuemi”... “I... Lamtumirë!.. .Vendet e mia... Qe po zhduken... dalngadalë...    Lamtumirë! Ti shtëpia e t’ Parëve,

Ku ma s’ pari m’ agoi drita...

...E ku strehë u dhashë shtegtarëve...

Miqt e babës edhe ku i prita. Lamtumirë,

...carani n’ votër! Lamtumirë, ju armët e shkreta!...

Lamtumirë, ti Nanë e motër!

Lamtumirë, përsa t’ jetë jeta!..O shtegtar, n’ një vorr të ri N’ hasësh ndonjëherë ti, tue ndjekë shtegun, T’ çelun n’ ranë n’ për ndonjë shkreti, Aty vetë kam me kenë vdekun.

Një Kryq druni, të kjofsha true, Nxirre e venma përmbi krye, E, nemose, ti për mue Lutju Hyjit për çka t’ kem fye....

Dhetor 2010.

Vazhdon VITI I AT FISHTËS...

Melbourne, Prill 2020.



(Vota: 3 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora