E shtune, 20.04.2024, 01:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Rri në shtëpi!

E shtune, 04.04.2020, 11:16 AM


Satirike

RRI NË SHTËPI!

Qemë mësuar të ikim

Shpeshherë nga shtëpia,

Kësaj radhe karshi

Na del pandemia!

S'na lë as vikendeve

Të dalim në piknik,

T'i harrojmë dëfrimet

Malit me muzikë!

Kështu qenka shkruar

Në çdo një qind vjet,

Për t'i larë kusure

Më këmbët përpjetë!

Ky virus i keq

Me emrin Korona,

Nuk largohet lehtë

Nga rajonet tona!

Në luftën frontale

Ndesh me pandeminë,

Jo vetëm shtëpitë

Kthehen n'karantinë!

Caktohen dhe masa

Të tjera mjekësore,

Duke mos harruar

Dhe ato ligjore...

Nëse nga kjo luftë

Nuk nxjerrim mësim,

Shpejt do të shkojmë

Të gjithë n'izolim!

Ngase marifetet

S'na hyjnë në punë,

Sepse na rruan dreqi

Pa ujë dhe sapun!

Dhe për fund kujdesi

Mos t'harrohet kurrë,

Jeta nuk na qenka

Thjesht një aventurë!

Sevdail Hyseni



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora