E marte, 23.04.2024, 12:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Preqi: Rrini n'shpi

E premte, 03.04.2020, 10:29 AM


Dedë Preqi

(Koranavirusit)

RRINI N’SHPI

Na mbylle brenda në burg shtëpiak

Në sëcilin dëshironi të merrni hak,

Pse nuk i zgjedh kriminelët e mëkatarët

Ti fusni në listë apo ti atakoni të parët.

Ku je nisur sot kështu si turollake

Po ia prish qetësinë botës mbarë,

Njerëzit ikin prej teje  sepse je dinake

Vjen pa ftuar, hynë brenda pa t’parë.

Kush ta jep fuqinë botën për t’a pushtuar

Pa i prekë me dorë i kapërdinë t’harruar,

Njeriun nuk e zë vendi vend për të zbuluar

Edhe pse ndoshta vetë ai të ka elaboruar.

Thuhet se, kinezët e vegjël e kanë servuar

E nisën luftën ndryshe pa fuqinë atomike,

Me gjarpinjë, hardhuca e lakuriqa të verbuar

Do helmojnë botën me «flamë» mikrobiologjike.

Gjithë bota maskohet, mbyll hundët e xhaketat

Kimi i vogël në Kore Veriore, i provon raketat,

Sa e lehtë mednja e njeriut, e kënaq vetëvetën

S’frikësohet askujna,  si me barë gjumi e shijon jetën.

Si i çmendur njeriu, i jep kurajo vetës në këtë lëndim

Mos keni panikë, edhe pse plot lule shkunden pa erë,

Ai që i beson zotit dhe shkencës do gjejë ngushëllim

Bota derdhet e mbushët plot me lule në pranverë.

Ky armik përfid i kohës, s’dallon të bardhë as të zi

Kush e ndjenë peshën e tij do ta thoshte këtë realitet,

Përndryshe, kundërsulmi më i mirë «Rrini në shtëpi»

Vetëdijësimi e mposht çdo virus që njeriun e prek!…



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora