E enjte, 28.03.2024, 02:47 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Infermierja shtatzanë flet nga Fronti i Luftës në Huston

E premte, 03.04.2020, 05:00 PM


Infermierja shtatzanë flet nga Fronti i Luftës në Huston, Teksas…

Bisedë me znj. Armida Bahja Hoxha, Huston

Znj.Hoxha është në javën e fundit të muajit të nëntë dhe vazhdon t’ju shërbejë me përkushtim pacientëve me Coronavirus dhe Covid 19.

Po, mund të thuash se jemi dy persona të cilët u shërbejmë pacientëve, unë dhe foshnja ime e palindur. Ai mua më jep forcën për të vazhduar më tej. Për mua frika më e madhe është se mund të lind nga momenti në moment…

Jam befasuar kur pashë që një grua shtatzanë në muajin e nëntë shërben në Frontin e Luftës, ndërkohë ndihem tejet krenare që ju vazhdoni t’ju shërbeni të sëmurëve.  Cila është detyra juaj konkretisht dhe ku punoni?

Faleminderit që më dhatë mundësinë të ndaj përvojën time me ju në lidhje me këtë krizë. Unë punoj si një Infermiere e Regjistruar (RN) në një nga spitalet më të mëdha në Hjuston Teksas. Unë punoj në Vendosjen e Kujdesit Akut (Acute Care Setting), ku presim dhe trajtojmë pacientët në fazën kritike të sëmundjes. Nga këtu në varësi të rezultatit pacienti mund të transferohet në njësinë e kirurgjisë/mjeksisë nëse gjendja përmirësohet ose në ICU nëse gjendja përkeqësohet.

Domethëne ju jeni 2 veta që po i shërbeni popullit amerikan?  Jeni e frikësuar për bebin tuaj dhe a keni status të vecantë si grua shtatzanë?

Po, mund të thuash se jemi dy persona të cilët u shërbejmë pacientëve, unë dhe foshnja ime e palindur. Ai mua më jep forcën për të vazhduar më tej. Për mua frika më e madhe është se mund të lind nga momenti në moment, por për sa i përket frikësimit nga infeksionet, besoj se flas për të gjithë punonjësit e sistemit shëndetsor, kur them se kur hasim këto lloj vështirësish, frika zë pozicionin e dytë ose "back seat" siç themi në Amerikë. Frika tejkalohet, natyrisht, me përdorimin e kujdesshëm të pajisjeve mbrojtëse, megjithëse ato janë të vogla në numër dhe përkohësisht me kursim.  Sa i përket statusit të veçantë në këtë situatë, është pak vështirë, por mund të them se kam pasur ca lehtësime dhe ndihmë, sidomos kur u futa në javën e 38 të shtatzanisë. Madje keto javët e fundit kam bër më shumë turne nate, ku lëvizja e njërëzve është më e pakët gjithashtu dhe nevojat e pacientëve janë më të ulëta. Por, momentalisht, ne jemi "all hands on deck", siç thonë në Amerikë. Ne punojmë si ekip dhe kolegët e mi më ndihmojnë shumë sidomos në lëvizjen e pacientëve. Për fat të mirë, numri i pacientëve të prekur nga Covid-19, të cilët kanë nevojë për “Kujdesin Akut” në spitalin tonë është ende i ulët, i menaxhueshëm dhe nën kontroll.

Sa kohë keni që punoni si infermiere në Amerikë?

Unë lëviza në Amerikë, më Shtator 2017, fillimisht punova si një Ndihmëse Infermierie gjatë kohës që m’u njoh diplloma nga Bordi i Infermerisë në Teksas dhe më pas kalova si Infermiere në Prill 2019.

Si u ndjetë kur ju dhanë detyrën se ju do të jeni në vijën e parë të Frontit të Luftës?

Në fakt, detyra nuk më dhanë, unë e kërkova atë që në momentin kur hyra në këtë fushë. Unë besoj se kushdo që e bën këtë detyrë ka një pasion të veçantë për t'u kujdesur dhe lehtësuar dhimbjen e atyre që kanë nevojë. Kjo është ajo që më shtyn të vazhdoj të luftoj për këta njerëz derisa të mundem edhe kur kam parasysh që kolegët e mi kanë nevojë për mua. Diçka e veçantë krijohet kur jemi në situata të tilla "në frontin e betejës", siç përmendet ju, një “band of brothers” ose shokë luftëtar. Prandaj duke iu përgjigjur pyetjes suaj, ndihem krenare të bëj pjesën time për njerëzimin në këto momente të vështira.

Ju punoni për ICU, sipas informacioneve që kam nuk ju vendoset tubi të gjithë pacientëve, si bëhet përzgjedhja e pacientëve?  Ndiheni keq qënuk ëhtë mundësia për të gjithë?

Atëherë, unë punoj në Kujdesin Akut, i cili është procesi para se pacienti të shkoj në ICU. Ne kujdesemi që të parandalojmë vajtjen e tij në ICU. Për fat të mirë në Hjuston, përqindja e pacientëve që kanë nevojë për Kujdes Intensiv është ende e ulët dhe ne kemi kushte dhe hapësirë ??për çdo person tani për tani. Stafi i ICU bën çdo përpjekje për të shpëtuar jetën e çdo pacienti. Ne momentalisht nuk jemi në fazën ku mund të zgjedhim kush do të marr respirator apo jo dhe shpresoj që të mos jemi kurrë në atë fazë. Por në se do të ishim, vendimi do të merrej nga mjekët e ICU dhe besoj se kjo do të varej nga situata e pacientit dhe perqindja e mundësisë që pacienti ka për te mbijetuar. Janë vendime tepër të vështira edhe ende më të vështura për t’u zbaturar, por kur përballemi me dy të këqia, do zgjedhim të keqen më të vogël. Sigurisht që për ne humbja e pacientit nuk është e dicka që erdhi me këtë virus, ne repartin tonë ndodh shpesh, dhe normale  që humbja e çdo pacienti është e rëndë, por ne gjejmë mbështetje tek Zoti, sepse në fund të fundit bëjmë atë që kemi në duartë tona.

A mendoni se do të zhduket së  shpejti kjo epidemi globale?

Besoj se po. Nuk është hera e parë që kemi hasur epidemi apo pandemi dhe nuk besoj se do të thotë që njerëzimi do të shuhet. Faktikisht nga statistikat, megjithëse është një sëmundje shumë ngjitëse, numri i atyre që kanë nevojë për kujdes të veçantë është i ulët dhe numri i vdekjeve është gjithashtu i ulët. Problemi është gjithmonë në fluksin e pacientëve.  Ndoshta keni dëgjuar se këtu në Amerikë kemi shumë probleme në plotësimin e stafit. Ne nuk kemi mjekë apo infermierë të mjaftueshëm . Në qoftese kemi qenë ne nevojë më parë, jemi sot ende me më shumë nevojë. Diçka kjo që e ka rënduar edhe më shumë sistemin tonë shëndetsor. Kështu që për mua kjo është sfida jonë e parë, sfida e dytë janë mjetet e mbrojtjes dhe ventilatorët që shpresoj se do të vijnë me bollëk se shpejti. Unë gjithashtu besoj se populli amerikan ka diçka shumë të veçantë, është një popull shumë bujar dhe inovator. Besoj se zgjidhja do të vijë nga bizneset amerikane të mëdha, por pse jo dhe të vogla. Kjo do të na lehtësojë barrën. Gjithashtu mendoj se amerikanët janë një popull i ndëgjegjshëm. Edhe pse është e vështirë te mbashë "social distance", distancë sociale, besoj se njerëzit janë të vetëdijshëm dhe shoh që rregullat po zbatohen në shumicën e rasteve. Kjo do të ndihmojë në zvogëlimin e infeksioneve, të paktën derisa të gjendet kurimi.

Në Amerike jetojnë shumë emigrantë shqiptarë. Keni pasur paciente shqiptarë?  Mund të na përshkruani emocionet tuaja si infermiere dhe si shqiptare?

Fatmirësisht deri tani, nuk kemi pasur asnjë pacient shqiptar në spitalin tonë dhe dëshiroj që të mos të kemi kurrë. Në fakt, nuk i uroj askujt këtë sëmundje, pavarësisht, se çfare janë, por normal që besoj se situata do të ishte akoma më e dhimbshme sikur pacienti të ishte shqiptar. Njohja me kulturën tonë, vuajtjet tona, sakrificat tona, duke njohur dinamikën e familjes, besoj se do ta pësoja humbjen e një pacienti shqiptar sikur po humbisja një anëtar të familjes.

Si mendoni për gjendjen e Shqipërisë parë me syrin tuaj si shqiptare dhe infermiere në spitalet e Amerikes?

Unë besoj se Shqipëria e ka menaxhuar shumë mirë situatën deri tani. Madje mund të them që ata ndërmorën veprime serioze shumë më herët se këtu në Amerikë. Kjo për disa arsye. Së pari, Shqipëria është shumë afër Italisë, e cila e dimë që pesoj raste tragjike, dhe hyrjet dhe daljet me Italinë janë shumë të shpeshta. Shqipëria gjithashtu mori parasysh aftësinë e saj. Ata e dinë shumë mirë që sistemi shëndetësor është i brishtë. Në këto raste është më mirë të ndërmerren masa më të rrepta sa më herët, sesa të mos merren dhe  të dëshirosh më vonë që ti kishe marrë ato. Kështu që reagimi i tepërt, nëse mund ta quaj kështu, për mendimin timë ishte i nevojshëm. Këto masa janë shumë të padëshirueshme dhe shumë të panatyrshme për kulturën dhe popullin tonë, por besoj se ato janë të nevojshme. Gjithashtu desha të shtoj se isha shumë krenare kur pashë epikim mjeksor shqiptar që u nis në Itali.

E kishit endërr të punonit në shëndetësi?

Po, kam e kam pasur ëndërr që kur kam qenë e vogël. Mbaj mend kur gjyshja ime u sëmur, para se te humbe jetën, i rrija në kokë dhe u ndjeva shumë e pafuqishëme për ta shëruar atë. Besoj se qysh atëherë kam pasur një dëshirë për të shëruar njerëzit.

Për të shuar kuriozitetin e lexuesve le të hidhemi në fëmijërinë tuaj.  Cila është fëmijëria juaj, origjina dhe çfarë do të kujtoni më shumë prej saj?

Unë kam lindur në qytetin e bukur të Elbasanit. Situata ekonomike në Shqipëri bëri që unë dhe familja ime, si shumë shqiptarë, të merrnim rrugën e emigrimit, dhe në moshën 10 vjeç, u gjenda në Itali. Si çdo emigrant shqiptar, jeta në mërgim ka pasur sfidat e veta. Unë besoj se ato kujtime dhe sakrificat e para do të mbahen në kujtesën time. Kanë qenë kohë të vështira, por edhe të bukura. Edhe pse vetë isha fëmijë, isha e madhja dhe kujdesesha për motrën dhe vëllain tim të vogël i cili erdhi në Itali ende foshnje. Prindërit punonin si shumë emigrat, nga 2 apo 3 punë. Në Itali ishim të kufizuar, por siç të gjithë e dimë, edhe jo shumë të dëshiruar. Por, mua kjo më ka shtyrë edhe më shumë. Sidoqoftë, unë Italinë e kam për zemër, atje u rrita dhe u shkollova, gjithashtu mora eksperincen dhe dipllomën si infermiere. Kam jetuar në Itali derisa njoha bashkëshortin tim. Ne u njohëm në Shqipëri kur të dy ishim me pushime, ai kishte ardhur nga Amerika dhe unë nga Italia.

Cila është familja juaj në Amerikë?

Përveç bashkëshortit dhe djalit që pritet nga dita në ditë, unë këtu kam një kushërirë shumë të ngushtë, pothuajse si një motër, e cila gjithashtu martuar këtu në Amerikë, po ashtu si unë është infermiere. Bashkëshorti im ka dhe familjen e tij këtu, disa prej tyre janë gjithashtu në frontet e para duke punuar për dyqantet ushqimore të cilat kanë bërë një punë të mrekullueshme këtu me furnizimet ushqimore. Kam edhe një rreth të ngushtë shoqëror shqiptar, të cilin e konsideroj familje.

Sa është i shqetësuar bashkëshorti juaj, familja, apo kudo ku ata jetojnë pasi ju jeni direkt në Luftë dhe shtatzanë në front të Luftës?

Bashkëshorti im në fakt është mbështetës i vendimeve që kam marrë në karrierën time, por sigurisht që ai është shumë i shqetësuar për këtë situatë që ndodhemi, akoma më tepër për kushtet e mija fizike. Madje mund të them që këto ditë, lart e poshtë në punë, me turrne të ndryshme, nuk më lejon t’i jap makinës dhe më shoqëron kudo. Familja ime në Itali është e shqetësuar si dhe familja e bashkëshortit tim këtu, por unë jam në javën e fundit, dhe përderisa situata është ende e manaxhueshme, siç e thashë edhe më parë, do të përpiqem të bëj atë që mundem edhe te jap kontributin tim para se të marr lejen e lindjes, dhe besoj se familja ime e kupton këtë.

Dhe së fundi, mendoni se një ditë do te ktheheni në Shqiperi për të ofruar përvojën tuaj si infermiere e  specializuar e ardhur nga një shtet me mjekësi më të zhvilluar në bote?

Meqenëse kam qenë në emigrim tërë jetën time, unë e njoh Shqipërinë shumë pak, të paktën nga një qëndrim profesional. Por besoj se mund të them që të kthehesh në Shqipëri dhe të japësh kontributin, është një ëndërr për çdo fëmijë emigrant. Gjithmonë sytë dhe zemërën nga Shqipëria i kemi. Nëse piqen kushtet, pse jo? Do doja shume te jepja kontributin tim. . Por më që po flasmin për kontribut, ju lutem më lejoni t'jua kushtoj këtë të gjithë shqiptarëve në të gjithë botën që janë në vijën e parë të kesaj epidemie globale në situata shumë me të rënda sesa ajo e imja, veçanërisht shqiptarëve në New York, mendimet dhe lutjet tona janë per ju.

Ju faleminderit zonja Hoxha për bisedën dhe paci shëndet!

Ju faleminderit juve! Ju uroj gjithë të mirat ju dhe lexueseve juaj. Ne jemi në këtë së bashkëku dhe do te ja dalim mbanë.

Bisedoi Keze Kozeta Zylo, gazetare, shkrimtare

2 Prill, 2020

New York



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Flet Albana Martinaj nga fronti i Luftës në Bronx, New York Kozeta Zylo: Bisedë me znj. Bora Qehaja nga Fronti i Luftes në Itali Keze Kozeta Zylo: Dua të vdes bukur, jam Njeri Kozeta Zylo: Valbona Tolve - në vijën e parë të Frontit të Luftës kundër koronavirust në Amerikë Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx Kozeta Zylo: Në vijë të parë në frontin e Luftës kundër Coronavirusit në Amerikë Kozeta Zylo: Bisedë me Dr. Romina Selenica që po shërben në Itali në kohën e Pandemic Coronavirus Kozeta Zylo: Bisedë me znj. Elona Lopari, trainere jete dhe karriere Kozeta Zylo: Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” kërcejnë vallen e Tropojës Kozeta Zylo: 12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës - Festë në Manhattan Kozeta Zylo: Marko Kepi kandidat për në Parlamentin e Nju Jorkut midis zgjedhësve në Staten Island Kozeta Zylo: Mark Gjonaj midis nxënësve të Shkollës Shqipe Alba Life Kozeta Zylo: Bisedë me balerinin e mirënjohur shqiptar Klevis Tafaj Kozeta Zylo: U ngrit drejt qiellit një Zanë Perëndie Kozeta Zylo: T’i kam fal ty me tana - Oh si Elvana nuk ban ma nana! Kozeta Zylo: Koncert artistik për festat e fundvitit 2019-të nga Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, NY Kozeta Zylo: Mark Qehaja zgidhet kryear i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Kozeta Zylo: Mark Gjonaj ky patriot i madh pranë vëllezërve shqiptarë në fatkeqësinë natyrore Kozeta Zylo: At Gjergj Fishta, Gjuha Shqipe dhe mësuesia kjo “Zeje e shenjtë” Kozeta Zylo: Në Bashkinë e Nju Jorkut festohet Dita e Flamurit Shqiptar

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora