E enjte, 25.04.2024, 02:16 AM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: Bumerangu, që disa mund t'i kënaq, por të tjerët duhet t'i brengos?!

E hene, 20.10.2008, 08:01 PM


Adnan Abrashi
BUMERANGU, QË DISA MUND T”I KËNAQ, POR TË TJETRËT DUHET T’I BREGOS?!

Nga Adnan Abrashi

Për të kaluar në fabulën dhe esencën e dëshiruar të këtij shtjellimi tim, që në start  më duhet të shërbehem me një shembur të filozofisë irracionale, që ndoshta pak sa edhe do ta ngarkoj me abstraksion këtë artikull, por vlerësova se në kompletimin e të kuptuarit të saj,  kjo formë e hyrjes në temën konkrete, më imponohet si e paevitueshme
Ligji hyjnorë dhe i pakontestueshëm i krijimit dhe veprimit të proceseve natyrore dhe shoqërore në realitetin tonë objektiv material, pa dyshim se, është “LIGJI I TË KUNDËRTAVE”. Ky ligj në vete ngërthen edhe veprimin e dy nënligjeve tjera që e funksionalizojnë këtë princip si rregull absolut: “nënligji i mbajtjes së gjendjes ekzistuese” dhe, nga ana tjetër si antagonistja e saj,  “nënligji i nxitjes kah lëvizja e përhershme”. Veprimi praktik i kësaj ligjshmërie shkakton fërkimin e dy të kundërtave nga e cila del produkti i ri dhe më i avancuar. Ndërsa, nga ky fërkim përherë prodhohet nxehtësia si reagim. Në natyrë veprimi i këtyre ligjeve gjithnjë është i balancuar nga dy të kundërtat e saj, prandaj nxehtësia e krijuar dhe produkti i ri final si më i avancuar, janë të natyrshme dhe vazhdimësi në përsëritje. Tek fenomenet natyrore ky proces nuk mund të huqet  sepse është veprim i koduar hyjnor, kurse tek proceset shoqërore ku në to pjesëmarrëse është faktori njeri dhe liria e veprimit të arsyes së tij si koshiencë, ndodh shpesh animi kah një anë e të kundërtave, dhe, në këtë rast, si rezultat do të kemi shfaqjen e  nxehtësisë së de-balancuar e cila, si proces, nuk e ka më rolin e shkrirjes së dy anëve të të kundërta në produktin e ri dhe më të avancuar, por tashti do të ngjaj djegia dhe asgjësimi. Asgjësim po, por jo zhdukje, sepse në natyrë asgjë nuk zhduket dhe asgjë nuk vdes. Çdo gjë vetëm transformohet.
Në rastin konkret, ajo transformohet në një gjendje e cila më nuk e ka në vete të ngjizur as elementin e një ane, dhe as të anës tjetër të të kundërtave. Aty del diçka e re, që gjenetikisht nuk është më vetja, por një tjetërsim i cila patjetër më tej duhet të futet në ndërtimin e ndonjë mëvetësie tjera të natyrshme.
Ne zakonisht, nga aspekti pak sa më i thjeshtësuar, këtë proces e quajmë si kontra-produkt, apo kontra-efekt. Thënë edhe më troç, nga diçka të dëshiruar, na kthehet si e papritura apo e paparashikueshme...edhe më kapshëm: na kthehet si bumerang.
Të kalojmë në temën konkrete, aty me gjuhë ku edhe na dhemb dhëmbi.
Kohën e fundit, të gjithë ishim dëshmitarë të një  kremteje të papritur por të mbajtur me sukses në kryeqendrën e Kosovës , Prishtinë, ku u shënua 100 vjetori i ditëlindjes së Enver Hoxhës. E dimë se sa reagime të ashpra ngjalli kjo kremte e shënuar në opinion. (posaçërisht kosovar)  Të gjithëve na u duk se me këtë ngjarje, sikur nga hiri i vetë FENIXI , sërish u ngjallë në kujtimet tona, në fakt, një “sentimentale e keqe apo e mirë” nga një e kaluar kaherë e perënduar dhe e cila praktikisht nuk mund të kthehet kurrë ma.
Ne (mendoj në Kosovë) nga pamundësia që këtij fenomeni t’i qasemi nga dy të kundërtat e balancuara të veprimit të saj, në vend që ta linim këtë manifestim si një ngjarje të parëndësishme apo vetëm si një lajm ditor që zakonisht  jepet në mesin e faqeve të gazetave para lajmeve të sportit dhe në fund të ditarit televiziv, me reagimet e njëanshme dhe bllokimit të përgjigjeve si balancim edhe nga ana tjetër, e favorizuam fuqishëm vetëm një kahje. Në dukje u arrit qëllimi i dëshiruar, por pak kush parashikoi mundësinë e kontra-produktit si rezultat, apo, bumerangut si efekt.
Si duket, në fillim si e heshtu por me tendencë të përhapjes, ky efekt si bumerang filloi të ngjalli interesimin e shumë të rinjëve tanë për veprat e Enver Hoxhës, të cilave, edhe nëpër biblioteka më autoritare, kaherë i kishte kapluar pluhuri.
Nga kureshtja, kudo shkruhet për të dhe lexohet historia dhe biografia e tij. Nga interneti me të madhe shkarkohen veprat apo fragmentet e veprave të tij. Si duket, po përmbushet ai postualat, më duket se i Napoleonit: “Mirë apo keq, kryesorja për mua po flitet”
Këtë efekt e vërejta edhe tek djali im 23 vjeçar dhe shumë të rinj të gjeneratës së tij, të cilëve, jashtë qëndrimit aktual publicistik dhe zyrtar, janë të sfiduar që edhe drejtpërdrejt, përmes veprave të tij, ta njohin këtë diktator.
Në dukje asgjë e jashtëzakonshme, por të shoqërohesh gjatë në përsiatje të thelluar me filozofinë idealiste të një njeriu, më duket se psikologjikisht mund të krijoj tek lexuesi edhe një simpati e cila kur bashkohet me grupin e disa bashkëmendimtareve, ka gjasa të ngjizet në një ideologji të përqafuar si trend.
Të kuptohemi, ata nuk po tentojnë më ta lexojnë historinë dhe faktet e të tjerëve me të cilat janë ngopur kohën e fundit, por mendimin e drejtpërdrejtë të Enver Hoxhës, dhe, pikërisht  kjo është rrezik edhe më i madh për anti-enverizmin, ndërsa, favor indirekt për enverizmin që në heshtje dhe padukshëm po ringjallet?!
Mos vallë me këtë dukuri, po ndodh në praktikë, ai efekt i kureshtjes natyrore të qenies sonë: “Mollën e ndaluar gjithsesi duhet provuar...”
Nga ana tjetër, a nuk e dëshmon këtë konstatim të bumerang veprimi të një mohimi vetëm të mohuar, edhe lajmi i fundit se, pas paraqitjes së krizës globale financiare, në Gjermani,  ka kërkesa të mëdha dhe të pabesueshme për veprat kaherë të harruara të Marksit të tyre të mohuar?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora