E enjte, 04.06.2020, 08:25 AM (GMT+1)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Poeti ilir Publius Papinius Statius

E enjte, 02.04.2020, 02:50 PM


POETI ILIR  PUBLIUS PAPINIUS STATIUS

(PUBLIO PAPINI STACI – ose STASI)

Nga Lutfi ALIA

Ilirët popullonin pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik, ishin popuj me histori e me kulturë dhe flisnin gjuhën ilire. Në trojet ilire kanë lulëzuarshumëqytete siDurresi, Shkodra, Rizoni, Dioklea, Ulqini,Dimali, Valona, Bylis,Butrinti, Ulpiana etj, etj dhe në veçanti Gylacea, të cilin helenët e quajtën Apollonia, atë qytet madhështor e hijerëndë, metropol i botës ilire, ku krahas tempullit të Artemises, shkëlqente dhe Gymnasium, një shkollë me famë në botën antike, për të cilën ka shkruar dhe Straboni. Në Gymnasium të Apollonisë janë shkolluar oratori i famshëm Ciceroni, shumë patricë ambiciozë romakë si Oktaviani (i biri i adoptuar i Jul Çezarit),që u shpall perandori Augustus, por kanë studiuar dhe shumëilirë, disa prej të cilëve pas shkollimit shërbenin si scriber (shkrues) dhe krahas latinishtes si gjuha zyrtare, nuk përjashtohet mundësia qëkanëshkruar dhe në gjuhën ilire.[1]

Lexuesi me të drejtë mund të pyesi: cilët janë ilirët e shquar nëhistorinëtonë të lashtë ?

Gjatë shekujve të pushtimit romak, Iliria ka nxjerrë figura si gjeneralin Agripa, senatorëtPtolemeu dhe dy djemtë e mbretit Genci të shquar në Senatin romak, historianin Ulpiano, poetë, mjeshtra të retori-kes dhe gramatik.Nga shekulli III pas Krishtite në vazhdim 33fisnike ilirë ishin perandorë, qëdrejtuan perandorinë Romake dhe Perandorine Bizantine. Ndër figurate shquara të historisë iliro-romake janë dhe dy poetët atё e bir: Publius Papinius Statius Plaku dhe Publius Papinius Statius i Riu.[1]

Publio Papini Staci i Riu (45 – 96 pas Krishtit), i kish kryer studimet në Napoli. Talenti dhe fantazia e pasur, kultura ilire e transmetuar nga i ati, i nxitën pasionin t’i dedikohet kryeisht poezisë, me krijimeme motive mitologjike dhe për heronjt mitikë. Motivet mitologjike i shtjelloj dhe i zbukuroi me hire të rralla, sa pak poetë te asaj kohe, ishin në gjendje ta bëjnë.[1, 2, 3]

Në fillimet e krijimtarisë poetike u transferua në Romë. Që në moshë të re, Publio Papini Staci i Riu korri suksese në krijimtari, në recitimet publike dhe në garat poetike. Në prani të atit, mori çmimin letrar gjatë kremtimeve të festës Cerere romake (Demetra helene); u nderua me tre çmime letrare në Romë ne garat e Kampidolios; fitoi kurorën e artë dhe çmimin e madh në garat poetike gjatë lojrave të Minervës, që zhvilloheshin në kodrën Albano të Romes. Kurorëne artë i dorëzoi vetë Perandori Domiciani. [ 2, 3, 4]

Në këtë periudhë realizoi disa krijime poetike dhe poemen epike “Thebaide” dhe disa pjesë të veprës lirike Silvae, ku shquhet për stilin elegant dhe të thjeshtë të thurjes së vargjeve. [3, 4, 5]

Publio Papini Staci i Riu nën udhëheqjen e të atit, i u fut plot besim dhe shpresë rrugës së magjishme të krijimtarisë letrare dhe u shqua si autori i shumëveprave, ndër të cilat me kryesoret janë:[2]

- Poema epike “Thebais - Thebaide”, vepra më e mirë e Stacio, e hartuar në 12 libra, e botuar ne vitin 92 pas K. Në këtë poemëtregon historinë e luftës të të shtatëve kundër Tebës dhe konfiktinmes dy vellezerve Eteokle dhe Poliniçe, për të hypur në fronin e të atit Edipit. Në pjesë të veçantë tëlibrave, Publio Staci permend ilirët dhe Ilirinë. Thebaide u përkthye në frengjisht nga Cormilliole në vitin 1783.

- Poema epike Achileide” (e pa përfunduar, por e konsideruar Magnum Opus). Në librin e I dhe II,Staci tregon vitet e rinisë dhe edukimin e Akilit, tregon për vizitën e gjatë dhe miqësinë me vajzat e mbretit Likomede të Skyrosdhe dashurinë me të bukurën Deiadamia, deri ne nisjen e tij per ne luften e Trojes.

Ne epilogun e kesaj poeme, Staci deklaron se ne hartimin e kesaj vepre kishte perdorur si model Eneida (Aeneis) e Publio Virgilio Marone, madje në dy pjesë riprodhon besnikërisht gjysmën e Odisea dhe pjesën e përgatitje për luftëtë Iliada, ashtu si i tregon Virgjili.[2, 3]

- Poema epike “De bello Germanico”, kushtuar perandorit Domiciano në fushata kundër fiseve gjermane.

Kjo vepër ka humbur, ashtu si dhe vepra “Agave”.

- Poemat lirike “Silvae”, në 32 kompozime metrike me 3300 vargje në metrikë Oraciane, të ndara në pesë libra, sejcili i paraprirë nga një epistolar në proze dhe me dedikim miqëve të tij poeta. Asi kohe ishin të modes poezite dhe prozat panegjirike dhe Stacio bëri emër si poet. Termi Silvae përdorej nga poetet për të treguar se vargjet ishin boca e një poezie e shkruar menjëherë gjatë një inspirimi të madh e më pas përpunoheshin me metrikë poetike dhe botoheshin. Për këtëvepërkritikët kanëtheksuar se Staci i shkroi brenda pak diteve. [3, 7, 8]Ne paratheniet e kater librave te pare, Staci shkruan sejane poezi te lehta, te guximeshme e te lira(stili facilitus, audacia stili dhe libellorum temeritas). [2, 3, 4] Poemën Silvae e botoi ne vitin 93 pasK. [3, 6, 7]

Studiuesit e veprës të Staci-t i Riu, theksojnë se nga modeli i hartimit të veprave, kuptohet se njihte shume mirë poemat ciklike të Antimako dhe natyrisht Homerin si e përshkruante Virgjili, njihte dhe Euripidin, Apollonono Rodio, Kalimakon dhe në përgjithësi autorët aleksandrinë. Stili tregimtar i Stacit dhe metrika përkojnë me leksionet e Ovidit, ndersapershkrimet ishte i ndikuar nga Seneka. Krijimtaria epike e Stacit, qëndron ndërmjet stilit të traditës Virgjiljane dhe krijimtarisë moderne, duke imituar pak sa dhe Lukanin, andaj veprat e tij u mirëpriten dhe mbijetuan gjatë.[4, 6, 7]

Staci jetonte në kushte ekonomike modeste, tregon Decimus Iunius Juvenalis (50 – 127 pas K) [4] dhe për të përballuar jetën në Rome, ishte detyruartë shiste disa nga fabulat satirike. Vështirësitë financiare e detyruan ta braktisi Romën dhe të kthehet në Napoli, megjithë kundërshtimet e të shoqes Klaudia. Në Napoli jetoi si poet mondan, në shërbim të patricëve romake, duke recituar poezite e tij në festat dhe gostitëqë organizonin patricet. Vdiq në Napoli në vitin 96 pas Krishtit.[4, 6, 7]

Jeta dhe vepra e Publio Papini Staci, vazhdoi të frymëzoi krijuesitpër shumë shekuj. Vargjet Silvae, që shprehin dheaspekte të jetës personale të Stacit, kishin frymëzuar lirikën e shumë krijuesve, poet dhe shkrimtar, por mbi te gjitha dy veprat Tebaide dhe Akileide kanë inspiruar shumë shkrimtar mesjetarë në krijimtarinë e epikës allegorike. [2, 7] kesisoj rezulton se Dante Alighieri në Divina Commedia, gjatëudhëtimit në Purgator, ka dy shoqërues Virgjilin dhe Publius Papinius Statius, si e përshkruan në këngën XXI (strofa 93), ku i ben dhe levdata:

Stazio la gente ancor di là mi noma: cantai di Tebe, e poi del grande Achille;

Valerio Rafaelle, në një studim kritiko – estetik të Divina Commedia, konstaton se ngjarjen e Kont Ugolinit në veprën Ferri (kënga XXXII), Dante Alighieri e ka huazuar nga episodi mizor i Tideo dhe Melanipo, të përshkruar nga Publio Papini Staci në Tebaide, në librin III, vargu 733. [8]Gjithashtu Dante Alighieri, përshkrimin e dy flakëve të shpirtave të Odiseas dhe të Diomede në këngën XXVI të Ferrit, e ka huazuar nga Publio Papini Staci në Tebaide, ku rrëfen fundin e dy vëllezërve Eteokle dhe të Poliniçe, djemtë e mbretit Edip, që digjen me flakë, larg nga njeri nga tjetri, si shprehet Staci edhe të vdekur shpirtrat e tyre nuk gjetën paqe.[2, 8]

Origjina ilire e Publio Papini Staci i Riu dhe bota ilire në veprat e tij.

Origjinën ilire të poetit Publius Papinius Statius i Riu, e deklaroistudiuesi francez P .L. Cormiliolle, i cili ka përkthyer në frengjisht “Thebaide”, të botuarnë ”Oeuvres de Stace - Veprat e Stasit”, Société Libre des Sciences, Lettres et Arts de Paris. Tome 1, 1783. (Ribotuar në vitin 1820).[1, 9]

P. L. Cormiliolle, në parathënien e botimit frengjisht shkruan “Në shekullin I pas Krishtit, u shquan poetët ilirë Publius Papinus Statius – Plaku, i cili njihej si mjeshtër i retorikës si gramatik dhe poet, si dhe i biri Publius Papinus Statius i Riu dhe ai poet i shquar, eksponent i poezisë epike në periudhën flavia”.[9]Për këtë zbulim i jemi mirënjohës studjuesit francez P.L. Cormiliolle, i cili hapi një dritare të re të historisë sëletërsisë dhe tëkulturës ilire.

Në ndryshim me të gjithë historianët, shkrimtarët dhe poetët e antikitetit romak, të cilët e përmendin Ilirinë vetem për rrethana lufte, apo si rrugëkalimi,Publio Papini Staci nëveprat e tij, e trajton Ilirinë si vendin e tij dhe ilirët si njerëzit e tij. Në Tebaide Ai shkruan:

Illiricus ...

Nunc gentem immeritam (origjinali ne latinisht)[1]

Ed ora la gente mia (perkthimi ne italisht nga Erasmo di Valvasone [2])

Dhe tani njerezit e mi.

Si shihet, Publio Papini Staci, i referohet ilirëve, duke përdorur të njejtën shprehje si themi ne sot për familjarët dhe kushërinjtë: “keta jane njerezit e mi”.

Në veprat e tij Staci shpesh përmend vende dhe emra ilire si Shpella e Syrras (Syrras mbreti i parë i mbretërisë ilire), lisat e Kaonisë, tempulline Dodonës, Lisat e Dodonës, lisat e Selles, fiset ilire Mollose, fushat e Ilirisë, ashtu si tregon dhemitet e lashta për genezën e ilirëve. Në poemën epike Tebaide, Publio Papini Staci shkruan: “Le fatidiche piante di Dodona in Epiro, eravi un bosco di querce, entro la quale si dice fossevi un tempio dedicato a Giove. Le piante di questo bosco davano le risposte a chi domandava quasi fossero tanti oracoli” (Perkthimi ne italishten e vjeter” [5,6,7] – Pemët fatdhënëse të Dodonës në Epir, ishin në një pyll dushku, në brendësi të cilit dikur ishte një tempull i dedikuar Zeusit. Pemët e këtij pylli iu jepnin përgjigjie atyre që i bënin pyetje dhe aty ishin shumë orakuj”.

Në poemënepike Tebaide, Publius Papini Stacipërmend shpesh tempullin e Dodonës, vende dhe fise ilir dhe natyrisht kjo nuk është rastësi, por ishte thirrja e gjakut, e origjinës së tij nga këto troje.

Nëvargjet në vazhdim shprehet qartë terreni, bota ilire, fiset ilire, shpirti ilir.

O Jupiter i fuqishëm!

Ti i dhe zogjeve fluturues privilegjin

të drejtojnë pa mëdyshje veprimet tona,

të parashikojnë të ardhmen,

nga ata marrim orakuj të sigurtë.

Jeta e ka përligjur besimin e etërve tanë!

Shpella e Syrrhas,

Lisat e Kaonisë,

që si thonë, profetizojnë në emrin tënd,

në vendin ku banojnë Mollosët.

Në vargun ku flet për “Zogjtë fluturues”, Publius Staci i Riu, bën lojë fjalësh, sepseΠελειαι – Peleiai, ne dialektin epiriot do të thotëplaka, ndërsa në gjuhen helene do të thote "pëllumba". Si kuptohet në gjuhën iliro-epirote, janë dy fjalë të ndryshme, por që ngjajnë në shqipëtim, andaj autorët e vjetër heleno-romakë i ngatërronin, duke i marrë si njëfjalë e vetme. Këtë loje fjalësh e vazhdoi Statius i Ri në poemën Thebaidekur i referohet Plakave priftëresha të Tempullit Dodona. Për kuptimin e ndryshëmtë këtyre dy fjalëve janë shprehur shumë autorë antike, si e spiegon Abate Sallier. [9]

Abate Sallier në botimin “Accademia delle Inscrizioni”, vëllimi V me kujtime shkruan:“Rezulton se te Esikio, Eustasio dhe Pausania, fjala Πελειαι - Peleiai në dialektin e popujve të Epirit do të thotë plaka, ndërsa në pjesën e Greqisë do të thotë pëllumba. Ky kuptim i dyfishtë, ndikoj që Homeri të thotë se pëllumbat e furnizonin Zeusin me Ambrosia (Αμβροσία - ushqimi dhe pijet që i blatoheshin Hyjnive); ndërsa e verteta ishte, se disa prifteresha plaka, kishin detyrë të pergatisnin mishrat, ose ofertate tjera, dhe sakrifikimet për Giove (Zeusin) në Epir. Në se Homeri do ta kishte ditur këtë fjalë Epirote, sigurisht do t’i kishte zgjuar mendimin, se ato ishin Plakat prifteresha shërbëtorëte Zeusit”. [9]

Kjo ngatërresëu krijua sepse besohej se pëllumbat e egër dhe shqiponja (zogu i shenjtë i Zeusit), ishin të dhe me rol në shpalljen e orakujve, sepse konsideroheshin si mediator mes të gjallëve dhe tëvdekurve.

Duke iu referuar Homerit në Iliada[10] dhe idhullit të tij Virgjilit në Eneida[11], Publio Papini Staci, në poemën Akileide, përmend Akilin, i cili i dërgon një përshendetje Zeusit të Dodonës:

O zot, mbret i Dodonës pellazgjike

Që banon në ato vende të largëta

Dhe sundon Dodonën dimërkeqe

Rreth teje banojnë Sellet

Fatdhënësit këmbëzbathur, që flejnë në tokë...

Në kohën e Homerit nuk ekzistonte tempulli, por ishin lisat e Dodonës, që parathonin fatin e njerëzve. Tempulli i Dodonës u ndërtua në shekullin IV para K,si e përmendin Euripidi në veprën “Melenippo”, dhe Herodoti, që tregon për orakullin e Dodonës dhe priftereshat Promeneia dhe Timareta. Hesiodi në poemën Karmina dhe Straboni (libri VII f. 19), përmendin qytetin Sella si vendin e tempullit të Dodonës, ashtu si thekson dhe Publio Papini Staci.[2]Aristidh Kola dhe Dhimitër Pilika, duke iu referuar Herodotit theksojnë se Dodona në kohët parahelenike ishte tempulli Thesprotëve, andaj dhe shkrimtarët helenë të tragjedisë e quajnë Dodonën Thesprote. [12, 13]

Staci thotë se fiset Selles baonin pranë Dodonës, disa thonë se banonin në jug të Apollonise, ndersa Perikli Konomi i saktëson ne veri të qytetit te Beratit. [14] Iteresant është përmendja e Selles nga historiani romak Marcus Annaeus Lucanius në veprën ”Pharsale”, botuar në vitin 62 pas K, i cili gjatë përshkrimit të epopesëtë Çezarit kundër Pomeput, na jep një dëshmi të vagullt për vendndodhjen e Selles, jo si emër qyteti, por si emër fisi, duke shkruar: “Thesprotët rendën bashkë me Dryopët: Sellët braktisën Kaoninë dhe lisat e vjetër, sepse nuk shpallnin më orakuj. [15, 16]

Një aspekt i veçantë, që evokonpërkatësinë genikeilire të Publio Papini Staci,është fakti i trajtimit të origjinëstëilirëve, të cilët i quan “njerëzite mi”. Origjinën e ilirëve e trajton me legjendën të lidhur me mitin e Kadmo dhe Harmonisë (Kandavia). Në Tebaide, nëlibrinVIII, duke filluar nga faqia 1824,Staci trajton mitin e shndërrimit në gjarpërinj të Kadmo dhe Harmonisë:

Divae Veneris quod figlia longum reptat,

et Illiricus ejectat virus in herbas

Nunc gentem immeritam

Kadmo, i biri i mbretit Agenore në Tiro dhe Telefassa, themeluesi i qytetit grek Teba, ishte nisur në kërkim të motrës Europa, që e kishte rrëmbyer Zeusi. Kur arrijti në ishullin e Samothraka, Kadmo njohu dhe u dashurua me Harmoninë (Kandavia) e bija e Marsit me Aferditën. Këtë rrethanë e shfrytëzoi Zeusi, i cili i propozoi Kadmos martesën me Kandavian, me kusht të ndërpriste kërkimet për motrën Europa. Kadmo pranoi dhe u martua me Kandavian.Në dasëm e tyre, Zeusi i dërgoi 12 hyjnitë e Olimpit. [17].

Nga martesa e Kadmos me Kandavian, lindën katër vajza dhe një djalë, ndërsa në moshë të avancuar u lindi dhe Iliri.Kur Dionisi e shkatërroi Samothrakën, Kadmo së bashku me Kandavian dhe me femijët, shkuan të jetojnë me fiset e Enkelejve, që atë kohë ishin në luftë me fqinjët. Gjatë lutjeve në tempull, orakulli u tha enkelejve, se me Kadmon dhe Kandavian do ta fitonin luftën dhe atëhere populli e emëroi komandant të ushtrise dhe pas fitores, Kadmo u bë sovrani i Enkelejve dhe në nderim të bashkëshortes së tij, vargmalet në veriperëndim të trojeve të mbretërisë, i quajtën me emërin Kandavia. [17, 18]Pas vdekjes Kadmo dhe Kandavia u shndërruan në gjarpërinj.Me këtë legjendë, spjegohet përse ilirët e nderonin kultin e gjarpërit. Asi kohe,Iliri u bë mbreti mitik i fiseve ilire të liburnëve, me kryeqendër Rizoni (Risinium), ndërsa djali i vogël Dyrrachi, u bë mbreti i Durrësit (Epidamnos). [19]

Ovidi tregon një tjetër varjant të kësaj legjende. Kadmo dhe Kandavia, e bija e Aferditës me Hermes, të lodhur nga peripecitë dhe fatkeqësitë në fisin e tyre, e braktisën Tebën dhe shkuan të jetojnë në Beoci dhe më pas në Iliri. Në ditët e fundit të jetës, Kadmo kërkoi të trasformohej në gjarpër, ashtu si e kishte parathënë orakulli Febo, kur Kadmo vrau kuçedrën. Kandavia nuk u nda nga bashkëshorti dhe ajo u shndërrua në gjarpër dhe të dy së bashku shkuan të jetonin në thellësi të pyjeve të Ilirisë. [20]

Historia e dy poetëve ilirё Publius Papinus Statius Publio Papini Staci, at dhe bir, nuk është unikale, pasi ka dhe shumë ilirё të tjerё krijues, shkrimtarë, poetë, arkitektë etj, por ende kanë mbetur të fshehur nën prepotencën e kulturës romake, që i ka absorbuar duke ua përvehtësuar vlerat e larta në krijimtarinë artistike dhe letrare të atyre ilirëve të shquar në shekujt e largët të antikitetit.

Bibliografia:

Lutfi Alia. Dixit 2. Shkrimet dhe shkollat ne gjuhën shqipe. Botim MB Printing Durres. 2017

02. Erasmo di Valvasone. La Thebaide di Statio. In Venetia. 1570, 18 - 47

Appresso Francesco de Franceschi Senese.

02. Le opere di Publio Papino Stazio. Tebaide. Sylviae. Achilleide. La traduzione e note da varii.

Venezia. 1840. Dalla Tipografia di Giuseppe Antonelli ED. f. 1100 – 1850

03. Decimo Giunio Giovenale. Satirae. Venetis 1536, in aedibus haeredum Aldi et Andrea socieri.

Satirae VII, f. 80 - 86

04. Bonino Mombrisio. Della Tebaide. Milano 1478. F. 12 - 18

05. Giulio Lisati. Saggio di traduzione in ottava rima del libro VII della Tebaide di Stazio.

Ediz. 1923, ribotim ne anglisht 2002 dhe Editore Nabu Press 2012, f. 16 - 20

06. Cornelio Bentivoglio. La Tebaide di Stazio. Edizione UTET, Torini 1928, vol 2, 268 - 280

07. Neck A. F. Relique di Cherilo Samio. Lipsia 1817, cap. IX, p. 67

08. Valerio Raffaelle. Stazio nella Divina Commedia. Studio critico-estetico. Arezzo.

Tipografia del XX sec. 1901

08. Cormiliolle P. L. ”Oeuvres de Stace - Veprat e Stasit”, botim i Société Libre des Sciences,

Lettres et Arts de Paris. Ediz. Hardouine 1783 Tome 3. f. 8 – 30

09. Biografia Universale Antica e Moderna. Abate Sallier. Accademia delle Iscrizioni e belle lettere.

Volume L. 1729, p. 349 Venezia. Presso Gio. Batista Missiaglia.

10. Homeri. Iliada. Kenga XVI, f. 295. Botim Buzuku, Prishtine 2006

11. Virgilio Eneide. Nella stamperia della Biblioteca Ambrosiana, Milano 1752.

12. Aristidh Kola. Arvanitasit. Tirane, 2002, f. 330

13. Dhimiter Pilika. Pellazget, origjina e jonë e mohuar. Tiranë 2005, f. 160 – 161

14. Perikli Ikonomi. Tomori dhe Dodona pellazgjike. Botim “Bota shqiptare”, Tiranë 2008, f. 13 - 20

15. Marti B. M, “La structure de La Pharsale, in Entretiens sur l’Antiquité classique, tom XV, Lucain,

Genève, 1968, f 21 - 40.

16Marcus Annaeus Lucanus.Pharsalia”, Roma, 1469 f. 23

17. La leggenda di Dardano: Rivista Aufidus. Università di Bari; CNR 2000.

18. Roberto Calasso. Le nozze di Cadmo ed Armonia. Milano, 1991.

19. Karl Patsch. Iliret. 1923. Përkthim i Karl Gurakuqi ne vitin 1925.

20. Publio Ovidio Nasone.Metamorphoses: 1471. Editio princeps Bologna IV, 562 – 603



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora