E merkure, 24.04.2024, 06:37 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: LDK bie dy herë nga provimi

E merkure, 01.04.2020, 11:00 AM


LDK, BIE DY HERË NGA PROVIMI

Nga Dedë Preqi

L D K, me udhëheqjen e Isa Mustafës, sikur e përcjellin disa tinguj margjinal dhe monoton, me prirje laramanë, që prishin tërësinë harmonike të një vepre me interes të një rrethi shoqëror dhe më gjerë, përshak se, derigjenti lakmitar, i udhëhequr nga dëshira dhe idetë e madhështisë që ta bëjë sa më ineteresante vepren e vet, harroi me i përputhë dhe nivelizuar intonimet brenda boshtit të vet dhe atij qëndror, duke e zbehur dhe shterruar shijen e kompozicionit në tërësi.

Apo, çfarë do të thotë dhe ka dashur LDK, bashkë me derigjentin e saj Mustafa, që të arrijë me episodet e tilla, të cilat ishin të pa përlqyera për publikin e këtij vendi, në të parën kur ia mundësoi autorit të veprave jo të lakmueshme  z.HTH, shpërblimin pa meritë me titullin e kryetarit të shtetit,  edhe pastaj episoda e dytë edhe më e keqe, në këtë kohë të pandemisë, kur populli i këtij vendi dhe gjithë bota po përballën me gjitha kapacitetët e veta për ta luftuar këtë situatë, LDK, udhëheq   mocionin e rrëzimit të qeverisë Kurti, me të cilën ishte edhe vetë partner në këtë qeverisje.

Që do të thotë, prirja për të ndjekur rrugën e « pazarllëqëve » dhe dëshirave për famë dhe pushtet, nganjëherë trillon edhe rrolin e djallit, për t’a zavendësuar në një mënyrë, duke mos kursyer as popullin e vet dhe shëndetin e tij në këto momente të vështira, për t’ia arritur qëllimit, njëherazi duke e çrregulluar rendin shoqëror e shtetëror në një trënd funksional dhe vital, që do ishte qeveria e parë në Kosovë, e cila e kishte inicuar luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit në këtë vend.

Do të ishte një dështim i madh për politikën e Kosovës, por edhe një dështim brenda faktorit popull, i cili në këtë rast të pandemisë detyrohej ta kthente vëmendjen edhe nga faktori politik i vendit, se në çfarë rrethanash shkakëtohet ky lloj i pa përgjegjësie politike, me projekte të mjegulluara e të pa qarta, në aksionin e mocionit të shkarkimit të qeverisë.

Nga goja e popupullit të Kosovës, përveq brengave që kanë nga armiku i gjithë botës, nga koronavirusi-covid19, dëgjohen edhe plotë zëra kundër politikanëve dhe politikës së tillë që zhvillohet në vend, jo vetëm që pjesa dërmuese janë në përputhje të plotë me qeverinë Kurti, por në rrethana të tilla dhe ndaj situatës kritike të pandemisë, nuk do duhej të ndodhte një gjë e tillë, sidomos te njerëzit normal të ndonjë vendi në botë.

Nga goja e popullit dalin edhe plotë ofshamë e mallkime ndaj kësaj politike, që po abuzojnë me votën që ua besojë populli, po abuzojnë me gjakun e dëshmorëve të lirisë, po abuzojnë edhe me të tanishmën dhe të ardhmën e këtij populli, me ç’rast LDK, do e merrte barrën e gjithë kësaj drame psikike, pasojat e sëcilës sulmojnë sferat e shpresës dhe optimizmit njerëzor të këtij vendi.

Po për çfarë qëllimesh e merr këtë rrol ta luaj LDK, që dikur jemi betuar në titullin dhe trurin e saj, për derisa  i printe dr. Rugova, F. Agani dhe të tjerë, ndërsa sot politikat e saj mund të mirren edhe si akte vetëvrasëse, për deri sa e ngrit dorën për ta rrëzuar qeverinë dhe vetëvetën për të realizuar synimet e liderit të saj, për të mos qeverisë me Albin Kurtin, sikur ky njeri nuk do ishte shqiptar i këtij vendi, si një student shqiptar i burgosur politik dhe i diskriminuar nga regjimi serb.

Një politikë e tillë nuk qonë largë, edhe nëse thotë Mustafa ditë e natë se LDK, nuk është vartëse e Hashim Thaçit, mirëpo e dëshmon vet dhe  i përputhë qëndrimet e tij me lojrat e Hashimit, i cili edhe sot në këtë situatë të rëndë nga pandemia e virusit, kryetari i shtetit bënë thirrje popullit të vet, që të mos zbatohen urdhërat e qeverisë Kurti, që në një mënyrë, do ta fuste popullin në një konfuzion dhe logjikë konfrontuese në mes njëri-tjetrit.

LDK, ka rënë keq dy herë nga provimi me fajin e profesorit të vet Isa Mustafa dhe nga një detaj i tillë, të cilin mund ta ketë përjetuar apo njohur nga afër këtë herë populli i vendit, përmes përvojës së vet të hidhur politike e koncepton se, ky mos sukses i momenteve të unitetit vjen përshkak të metodës klasike dhe primitive, që e përdori profesori në fjalë dhe përshkak se, për ta luftuar armikun e korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk do duhej të refuzohet partneri i vet qeverisës, duke iu bashkuar gjithë atyre, që e ndihmuan dhe shkakëtuan një kaos të tillë në Kosovë.

Dhe ky insistim i LDK-së, do të ishte më shumë se një konstrukt i përgaditur pa kohë dhe i kopjuar keq, i cili nuk do luan shumë rrol në dëm të partnerit të vet në qeverisje për aq sa mendohet, përkundrazi do ta rriste rezistencën e tij, sepse vetë përcaktimi, apo koncepti i materjes e përjashton aspektin e ndonjë vizioni optimist me partnerë të tjerë, apo të ndonjë besimi të qartë, që do të mbështetej në fakte të sigurta, dhe që do të kishte për bazë një objektivitet dhe mënyrë tjetër konkrete në organizimet e ardhshme, sepse në fakt do kufizohet nga kategoritë e tilla që e drejtuan pushtetin e deridjeshëm në kuptimin e humnerës, që nxiti ndjenjën e këtij ankthi që po dominon edhe sot në tërë horizontin tonë politik dhe ekonomik.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora