E enjte, 28.03.2024, 07:39 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Prej cilit vit jam n'Shqipni?

E marte, 31.03.2020, 10:05 AM


Nga Fritz RADOVANI: Pyetja 2

VIRUSI  PYET:  PO  KET  A  E  DINI ?

PREJ  CILIT  VIT  JAM  N’ SHQIPNI ?

Kam plot 75 vjetë që kam vorrosë kushedi sa të gjallë e të vdekun…

“Ç’ donte Populli… Bënte Partia, dhe ç’ thonte Partia.., bente Populli!”

Ecë e mos e ban po deshte!..

Cila ishte detyra e parë e Virusit në Shqipni? – Zhdukja e kompanjelave!

Këte e dinin vetem “shokët” Tito, Stalini dhe Enveri me Mugoshen…

“Aty ku At Gjergj Fishta me 13 Qershor 1913 vuni Flamurin e Kastriotit, aty me 29 Nandor 1944, me vue Flamurin e Shqipnisë me yllin e kuq, dhe persa t’ jetë jeta, “mos të dëgjohët më Hymni i Flamurit i Patër Fishtës”!

E, “Të shkatrrohet kulm e thëmel çerdhja e Françeskanëve t’ Shkodres! Atire Gjirokastritëve tanë, u bie detirë, të shpartallojnë ‘Lahuten e tire’!..

Dyke filluar nga ajo gjuha e Krishtit, në Kalanë e Drishtit... Filloni nga:

Imz. Pal Engjulli, Don Gjon Buzukun... Don Aleksandër SIRDANI, At Anton HARAPI, Anton LOGORECI,  At Anton ZANONI, Arshi PIPA, At Bernardin PALAJ, At Benedikt DEMA, Branko MERXHANI, At Daniel GJEÇAJ, Dedë GAJTANI, Engjëll RADOJA, Ernest KOLIQI, Et’hem HAXHIADEMI, Elena LULI, Faik KONICA, Frano ALKAJ,  At Gjergj FISHTA, Gjergj PEKMEZI, Gjon SINISHTA, Guljelm DEDA, Ilo Mitkë QAFËZEZI, At Justin RROTA, Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI), Karl GURAKUQI, Kolë Bib MIRAKAJ, Kolë THAÇI, Konstantin KOTE, Kostë A. ÇEKREZI, At Konrrad GJOLAJ, Krist MALOKI, Kristo FLOQI, Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y...), Lef NOSI, Imz. Luigj BUMÇI, At Luigj MARLEKAJ, Luigj THAÇI, Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI), At Marin SIRDANI, At Mark HARAPI, Mark DEMA, Martin CAMAJ, Mati LOGORECI, Mehdi FRASHËRI, Musine KOKALARI, Mustafa KRUJA – MERLIKA (Shpend BARDHI), Namik RESSULI, Ndoc VASIJA, Don Ndre ZADEJA, Don Nikoll GAZULLI, Nikoll DAKA, Don Nikoll MAZRREKU, At Pashko BARDHI, At Pjeter MËSHKALLA, Imzot Preng DOÇI, Qemal DRAÇINI, Sami REPISHTI, Simon SHUTERIQI, Stavro SKENDI, Zoj XOXA, Tajar ZAVALANI, Vangjel KOÇA, Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Vasil ALARUPI  (B. Shapërdani),  Zef M. HARAPI, Zef SCHIRO Jr. (I riu), Zef ZORBA, At Zef VALENTINI, etj.., etj...”

A nuk ishte “Virus” në 1967, ajo që ngjau me “Kishen e Vaut të Dejës”?..

Detyra Virusit ishte: Shfarosja e Letersisë e Historisë Atdhetare Shqipe, tue piksynue që me zhdukë me themel GJUHEN GEGËNISHTE SHQIPE...

“Ky është kopshti i rilindjes socializmit në Ballkanin Perëndimor !”...            Melbourne, 31 Mars 2020.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora