E premte, 29.03.2024, 02:12 PM (GMT)

Mendime

Luan Dibrani: A nuk është gjakderdhje dhe vëllavrasje kjo qe përjetoi populli nga ju ish pushtetarë që 20 vjet?!

E merkure, 01.04.2020, 08:43 AM


A nuk është gjakderdhje dhe vëllavrasje kjo qe përjetoi populli nga ju ish pushtetar që 20 vjet ???...

Shkruan Luan A. Dibrani

Deklarata e Agim Bahtirit   sot beri bujë tek ish pushtetarët duke u përpjekur ta shtrembërojnë realitetin dhe duke i dhënë  epitet  kuptimit si  “vëllavrasje” nga kreu i Komunës së Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje?

-Shprehja  dhe  opinioni i Agim Bahtirit është si parashikues i mos ndaljes së vëllavrasjeve,dhunës dhe  terrorit qe u zhvillu mbi popullin  e Kosovës që 20 vjet. Kjo nuk është diçka  e re kur dihet se edhe një budallai t’i thuash se nuk do te ketë  konflikt në rast se ktheheni ju ish pushtetar  ta pushtoni popullin e Kosovës si deri me tash!!!...

Nëse shkelni sovranin e popullit nga  e cila sot për sot gëzon  Lëvizjen Vetëvendosje shumicën dhe pikërisht   vota e 6  tetorit do tu barrikadoheni  në këtë  qellim  te juaj shumë të rrezikshëm dhe  ndjellakeq për Kosovën   dhe popullin e saj.

Citojmë  me poshtë thënien  e Bahtirit me poshtë:

“Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos bini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me leshu me na vjedh dikush pushtetin”, u shpreh Bahtiri “A thua çka ka të keqe apo çfarë rreziku ka krijuar zoti Bahtiri me këtë deklaratë, qe kjo është deklaratë  dhe mendim i çdo qytetari.

Po ashtu si mizat e kalit po sillen edhe rreth prapanicës se Kryeministrit Albin Kurtit  me thash  e theme , duke u mbështetur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku u rrëzua  nga mocioni i mosbesimit qe iu foli deputetëve për “marrëveshjen sekrete” ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq.

Kurti, shprehu shqetësimin se mund të ketë incidente, të cilat, sipas tij, do t’i konvenonin presidentëve për nënshkrimin e “marrëveshjes sekrete”.

Edhe këtu, çka ka te keqe? Çka mundet te jetë e pa saktë nëse  ndodhin ato gjera qe ky popull ka derdh me shekuj gjak .Nuk mund ti falim tokat tona !.Nuk iu lejojmë me bërë pazarllëqe  me Kosovën, po as nuk duhet tu lejojmë  me ardh ju në pushtet edhe njëherë,  kur dihet qe, Kosovën  e pret  skamje , varfëri ,vrasje   dhe ma ne fund edhe zbrazje   te Kosovës ...

-Gjithashtu zëvendëskryeministri Haki Abazi dhe shume ministra tjerë kanë dhënë opinionet dhe shqetësimet e veta  nga e cila kane frikë nëse krijohet  një qeveri me ish te përfshirit  ne vrasje , hajni ,korrupsion është rrezik për ndarje të vendit ku aludojnë ese  ka mundësi edhe të konflikteve. Qeveria  është e përkushtuar  tejkalimin e  situatës së krijuar në Kosovë dhe në botë me rastin e koronavirusit (COVID-19).

A thua ne  qe ishim nëpër burgje, dhe qe bëmë  luftë, e  bëmë për tu çliruar e jo për të pushtuar dhe robëruar?. Lufta ka qenë e drejtë dhe është përkrah edhe nga të gjithë ndërkombëtarët që kuptojnë çka është liria dhe çka është demokracia dhe çka është humanizmi” prandaj  këtë kohë  në vend se të bëhemi  të gjithë së bashku  kundër  kësaj  murtaje qe  e rrezikoj edhe  tërë globin “deputetet”  e Kosovës qohen, pas një llave  serbesh rrezojnë qeveri  dhe duan të krijojnë tjera qeveri , Absurditet i kohës  shumë  të acaruar edhe në anën e etikes njerëzore e morale ...

-Pas vuajtjes se dënimit  ne burgun ma famëkeq të Nishit në Serbi Gani Krasniqi nuk ndejti  i qetë nën robërinë serbe, ishte njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),prap përgjak nga ana e juaj!!!

Me ankth,neveri ,indinjate  dhe i revoltuar  rikujtoj   shokun tim,ish te burgosurin politik Gani Krasniqin  pas shume vuajtjeve , burgjeve dhe  sakrificave   u përgjak nga ju ish pushtetar  dhe nga dora e juaj .Pas shumë kontributeve dhe  dhënien  e dëshmove nga  familja, ky u përgjak pikeshit nga ju ish pushtetar  qe me vëllavrasje  e fut popullin  me policin e tone në konflikte.  A nuk është kjo vëllavrasje  , gjakderdhje  nga  terrori i juaj qe zhvilluat mbi popull edhe me likuidime   me duar te lidhura nëpër burgje jo te Serbisë,  por të  tuajat   te ” dashur ish pushtetar”

-Pas vuajtjes se dënimit  ne burgun ma famëkeq të Nishit në Serbi Gani Krasniqi nuk ndejti  i qetë nën robërinë serbe, ishte njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në zonën e Malishevës e dini ma mire ju “disa komandant dhe  e njihini shumë mirë. Krasniqi në vitin 1998 ka qenë i angazhuar në Këshillin Financiar me seli në Malishevë dhe ka ndihmuar në themelimin e celulave të para të UÇK-së dhe si drejtues i zonës së Malishevës dhe në formimin e shtabit të saj.

Pas luftës, në vitin 2003 ka Krasniqi ka qenë Kryetar i Komunës së Malishevës dhe kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili më pas ishte bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Si aktivistë i Lëvizjes Vetëvendosje, zoti Gani Krasniqi ishte arrestuar në vitin 2015 në selinë e tyre së bashku me liderin e VV-së, Albin Kurti, gjatë kohës sa ata protestonin kundër marrëveshjes për ngritjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjen e demarkacionit e kufirit me Malin e Zi. Pra  shihet se ky u arrestua u burgos dhe u gjakos nga ju!.

Zoti Bahtiri,Kryeministri ,dhe deklaruesit tjerë po mundohen me  ndal dhe me dal nga “gjakderdhja ,e jo me sjell  vëllavrasje  e  gjakderdhje”.

Është  shumë e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë kur kujtojmë  familjen Dehari, qe iu vranë djemtë ,njeri në  burgun e Prizrenit,Astrit Dehari .Edhe kësaj i thuhet terror vrasje  e vëllavrasje.

Sjellim  deklaratën dhe citatet e zonjës Egzona Muharremi nga Partia , Nisma  e Fatmir Limajt përmes mediave si  më poshtë:

“Egzona Muharremi thotë se në( Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ku ministër ishte Endrit Shala, u deshtë me u bë lavire  e tyre për t’u punësuar aty).

Ajo thotë se me fakte është ankuar në selinë e Nismës por ata i kanë thënë që të hesht pasi dëmtohet partia.

Ajo thekson ma tutje se për me ruajt partinë e Nismës është dashur që me u bë lavire e tyre, me u punësua për me shkua në udhëtime së bashku me ta, për me iu ndihmua për me vjedhur pare në financa dhe me bë vendime të paligjshme, sipas  gazetës “Bota sot”.

Më tutje shton zonja Egzona duke iu bene apel të gjitha femrave citojmë”Më mirë në Markete më punuar dhe më ndershmëri, se sa në institucione publike, të kushtëzuara!Rrini në shtëpi më mirë!Nuk ka rëndësi nëse keni kryer një fakultet, një master, apo dy e tri fakultete... (Nderi është para së gjithash përfundon nder te tjera zonja Egzona Muharemi).

Nga kjo rrjedh se nga tu besohet  ma qeverisjes se juaj kur cenoni  moralisht motrat tona,  siç është rasti  aktual i ish-kandidates për deputete nga Nisma Socialdemokrate, Egzona Muharremi që tronditi  sot opinionin  nga të zezat  e juaja  ish pushtetar!? Zoti iu ndëshkoftë, ju e dini  zakonin dhe traditat e shqiptareve e preke  ne moral është eshet fundi,  prandaj  motrat tona,gratë , dhe femrat tona, nuk duhet  t’i lëmë edhe ma te voglën mundësi te mbeten në duart  e juaja  t’ja cenoni  moralin dhe integritetin  e femrës kosovare. Turp për ju ,turp për ata qe ju dhanë votën ,turp për Kosovën  qe u ka brenda!!!????...



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora