E merkure, 15.07.2020, 04:25 AM (GMT+1)

Komente » Saraçi

Hilmi Saraçi: Familja Jashari dhe Mulla Asllan Murati

E hene, 30.03.2020, 04:21 PM


Familja Jashari dhe Mulla Asllan Murati

Nga Hilmi Saraçi

(…Nuk kishte kaluar kohë e gjatë ( me 5 mars 1998) forcat kriminale serbe kishin sulmuar familjen Jashari. Ishte një luftë e ashpër me rezistencë të madhe nga familja Jashari në krye me Adem Jasharin. Armiku duke parë këtë rezistencë, kishte përdorë armatimin e rëndë , të llojeve të ndryshme duke granatuar shtëpinë.Më në fund gjatë këtij sulmi barbar nga forcat kriminale serbe ishin vrarë anëtarët e familjes Jashari,  duke  rënë në altarin e lirisë, në krye me Adem Jasharin… Këtë shkrim po e botojmë në shënjë respekti, nderimi dhe përkujtimi për Mulla Asllan Muratin… )

Pas vrasjes së familjes Jashari në Prekaz dhe pasi i kishin kthyer kufomat nga morgu i Spitalit të Prishtinës, një mik (koleg) i Mulla Asllanit, Gani Smaka  nga Kosterci (Drenicë) me banim në Runik kishte shkuar në Prekaz , në vendin ku ishin të vendosura kufomat e familjarëve Jashari dhe me aparatin e tij që kishte marr , i kishte fotografuar të gjitha kufomat duke i zhvilluar dhe përpunuar fotografitë,e pastaj me makinën e tij kishte kaluar maleve, nëpërmjet  rrugëve të vështira, për të mos rënë në dorë të armikut, duke dalë në Ribariq e pastaj në Magjistralën e Ibrit dhe kishte arritur deri në Zubin Potok, për të hyrë në fshatin Çabër. Kështu kishte shpëtuar nga kontrolla e policisë kriminale serbe.Nga fshati Çabër kishtë mbërri në Mitrovicë , në zyrën e Mulla Asllan Muratit, kryetar i  BI-së në Mitrovicë.Në zyre i kishte treguar Mulla Asllanit për vështirësitë që kishte pasur gjatë udhëtimit derisa kishte ardhur.Pastaj i kishte treguar  pse kishte ardhur. I kishte treguar se ka sjellur fotografitë e familjarëve Jashari të vrarë nga kriminelët serb, gjithsejt 63 fotografi.  Pastaj i kishte thënë Mulla Asllanit: “ Unë t’i kam sjellur ty, e ti e din çka do të bëshë”…Mulla Asllani i kishte marrë fotografitë dhe pas një kohe ishte nisur për Prishtinë . Me veti kishte marrë edhe arkatarin e tij, Shefqet Bilallin, por Bilalli nuk e dinte çka ka Mulla Asllani me veti dhe pse po shkojnë në Prishtinë. Rrugës për Prishtinë i kishte ndalur patrulla e policisë serbe në Nadakovc (Vushtrri) duke i  pytur se ku po shkojnë?

Asllani ishte përgjigjur se po shkojnë në Kryesinë e Bashkësisë Islame në Prishtinë, se ai (Asllani) është kryetar i BI-së në Mitrovicë. Pasi i kishin shikuar dokumentet me kujdes të veçantë i kishin lejuar që të shkojnë për Prishtinë.Mulla Asllani kur kishte arritur në BIK-së në Prishtinë kishte hyrë më parë në dhomën e redaksisë së revistës “Dituria Islame” e cila asokohe e vetmja që ende botohej. Mulla Asllani menjëherë  e kishte pytur kryeredaktorin e revistës z. Qemail Morinën se a ka dalë  revista nga shtypi?  Revista “Dituria Islame” ishte bërë gati për botim. Mulla Asllani i kishte thënë kryeredaktorit (Qemail Morinës) që ta marrë telefonin dhe ta ndalë botimin, pasi që kishte sjellur fotografitë e familjarëve të vrarë të Jasharajve nga forcat kriminale serbe në Prekaz.

Qemail Morina pasi kishte shikuar fotografitë menjëherë e kishte ndalur botimin e revistës “Dituria Islame” dhe kështu në shpejtësi i kishte dërguar disa fotografi të zgjedhura që të botohen në revistën që do të dalë të nesërmen. Fotografitë kishin dalë dhe kështu opinioni i gjerë ishte njoftuar për masakrën serbe që ishte bërë në familjen Jashari, në Prekaz.

Qemal Morina të nesermen i kishte marrë këto fotografi dhe ishte nisur për Gjermani. Pasi kishte arritur në Këln (Gjermani) menjëherë i kishte postuar në internet dhe kështu e terë bota kishte parë dhe ishte njoftuar se çka ka ndodhur në Prekaz, se si forcat kriminale serbe po vrasin fëmijë, gra , pleq- terë familjen Jashari në Prekaz (Kosovë)…Qemal Morina e kishte falenderuar Mulla Asllanin për gjestin patriotik dhe burrëror që kishte treguar për zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike në familjen Jashari… Pas këthimit nga Gjermania ,Qemal Morina i kishte thënë Mulla Asllanit: “ Duke  falenderuar për punën patriotike dhe  guximin që ke pasur, brenda 24 orëve tërë Bota  ishte njoftuar dhe kishte pare se çka kishte ndodhur me familjen Jashari në Prekaz (Kosovë)…

Gjithashtu në ditën kur ishin vrarë anëtarët e familjes Jashari me (5 mars 1998) një shok, koleg i Mulla Asllanit, Salih Jashari nga Prekazi , punëtor në KBIK-së në Prishtinë në një mbrëmje vonë e kishte thirrur me telefon Mulla Asllanin dhe i kishte thënë : “ Vëllau m’u ka vrarë së bashku me të tjerët nga familja jonë Jashari. Mirëpo pasi që ishte djegur shtëpia, aty për aty nga podrumi i shtëpisë së djegur kishin shpëtuar dhe kishin dalur 2 vajza dhe një djalë i vëllait tim, duke arritur me shumë mundime deri  në Skënderaj”... Salih Jashari i lutet Mulla Asllanit, që nëse ka mundësi, këta fëmijë t’i sjellë në  Prishtinë, në shtëpinë e tij. Ai si anëtar i familjes Jashari  nuk ka mundësi të dalë. Mulla Asllani i kishte thënë: “Ku janë fëmijtë? Salihi i kishte thënë se janë në Skënderaj dhe  fëmijtë do t’i sjellin në  zyrën e BI-së, te Ti. Të nesërmen  dr. Avdyl Salihi, dentist në Mitrovicë i kishte sjellur fëmijt nga Skënderaj të Mulla Asllani, në Bashkësinë Islame. Mulla Asllani i kishte marr fëmijtë dhe menjëherë ishte nisur për Prishtinë. Fëmijtë kishin marrë frikë të madhe, memzi kishte arritur Mulla Asllani që t’i qetësojë.Kur kishin arritur në udhëkryqin Obiliq- Podujevë, hasin në patrullën e policisë serbe. Njëri nga policët me automat në dorë i drejtohet Mulla Asllanit: ” Ku po shkon”?.. Mulla Asllani ishte përgjigjur se po shkon në Prishtinë. Polici me zë të lartë i kishte thënë që të kthehet nga ka ardhur. Mulla Asllani për shkak të fëmijve që mos të friksohen muk e kishte zgjatur,por me shpejtësi e kishte kthyer makinën në drejtim të Mitrovicës dhe kishte shkuar në Stanovc të Epërmë, në shtëpinë e Haxhi Mexhid Cakës. Mulla Asllani kishte shpjeguar rastin e ngjarjes. Haxhi Mexhidi i kishte pritur mirë , u kishte shtruar drekë dhe kafe e çaj. Aty kishin qëndruar deri kah ora 15 pastaj kishte vazhduar prap rrugën për Prishtinë dhe pa pengesa kishte arritur në Prishtinë, sepse tani policia serbe kishin shkuar. Megjithatë fëmijt nuk besonin se do të arrijnë të axha Salih. Në prishtinë, në shtëpinë e Salih Jasharit kishin arritur në orën 15, 30. Në këto momente në oborr kishin dalur fëmijt e Salihit, të gëzuar që kishin ardhur shëndoshë fëmijtë e axhës, i përqafojnë  dhe të gjithë me lot në sy kishin qajtur. Kur kishin hyrë brenda, Salihu e kishte thirur nënën e vet: “ Oj, Nëna loke ! Eja se na ka ardhur hoxha, Mulla Asllani dhe na i ka sjellur fëmijt e vëllaut të vrarë”. Ajo kur kishte hyrë brenda  kishte përshëndetur hoxhën dhe kishte thënë: “ O, hoxhë! Zoti të shpërbleftë që na i ke sjellur fëmijtë e djalit tim...Pasi Mulla Asllani i  kishte shprehur ngushllime, Nënë lokja kishte thënë: “Nuk do të mërzitem, sepse djali im ka vdekur me pushkë në dorë ,si burrat dhe m’i ka lënë tre fëmijë, një djal dhe dy vajza, e Ty hoxhë Zoti të shpërbleftë që na i solle shëndoshë e mirë fëmijt e djalit tim, por po mërzitem dhe po me dhimbset efa Sadik, fqinji ynë që është vrarë vet i shtati dhe nuk i ka mbetur asnjë  fëmijë dhe ju ka mbyllur dera e shtëpisë”…

(Fragment nga vepra (ime) monografike  “Mulla Asllan Murati personalitet i shquar kombwtar dhe fetar”)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora