E enjte, 25.04.2024, 03:54 PM (GMT+1)

Editorial

Aleks Kapllaj: Misioni i 30 mjekëve dhe infermierëve, krenari për të gjithë shqiptarët

E hene, 30.03.2020, 05:40 PM


Misioni i 30 mjekëve dhe infermierëve, krenari për të gjithë shqiptarët

Nga Aleks Martin Kapllaj

Shumë mirë dhe largpamës e humanist, dërgimi i përsonelit mjekësor në Itali, por tani qeveria shqiptare për përballimin e emergjencës në vendin tonë, të kërkojë menjëherë ndihmë nga qeveria kineze, që të na dërgojë disa mjekë dhe ekspertë të saj që të na ndihmojnë në menaxhimin e situatës në vendin tonë, deri sa nuk ka shpërthyer komplet në të gjithë vendin, meqënëse jemi akoma në fillim, ashtu siç kanë bërë edhe shumë shtete të tjera evropiane.

Misioni i ndihmës mjekësore të 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali, në luftë kundër koronavirusit, ka patur një jehonë dhe pritje entuziaste nga shumë përsonalitete të politikës qeverisëse dhe opozitare, por sidomos nga mediat dhe qytetarët italianë që u befasuan nga ky gjest humanitar nga një vend i vogël dhe i varfër si Shqipëria.

Në frontin kundër virusit kanë ardhur edhe mjekë dhe specialistë të mjekësisë nga shtetet si Rusia, Kuba, Kina dhe Polonia, por mjekëve dhe infermierëve shqiptarë iu rezervua një pritje e veçantë dhe e privilegjuar, ku ministra të shumtë si Di Maio e Boccia, por edhe personalitete të pushtetit lokal, edhe pse të impenjuar me organizimin dhe menagjimim e emergjencës shendetsore, siç është governatori i Lombardisë Atilio Fontana dhe asesorët e shëndetësisë, priten në aeroport personelin mjekësor shqiptarë.

Mirnjohja dhe falenderimet për ndihmën e Shqipërisë për Italinë në këto momente të vështira janë shprehur nga liderët dhe deputët si të pozitës ashtu edhe të opozitës, si Salvini e shumë deputet të tyre e përfaqësues lokal në të gjithë Italinë.

Të gjitha lajmet dhe programet televizive, kanë falenderuar mjekët dhe infermierët shqiptarë që kanë shkuar në Itali në këto ditë të vështira, për të fituar këtë luftë aty ku armiku është më i fortë.

Lufta dhe fitorja kundër virusit është luftë dhe fitore e njerzimit.

Misioni i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali ka bërë jehonë edhe në shtypin ndërkombëtarë, duke na nderuar me shembullin dhe mësimin që u dha edhe vendeve të tjera evropiane, më të fuqishëm ekonomikisht e financiarish, që nuk dërguan asnjë ndihmë mjekësore Italisë, por i kthyen shpinen duke përfituar në mënyrë spekulative dhe duke e konsideruar si shkakun e përhapjes së virusit në Evropë.

Virusi kishte muaj që kishte hyrë në Evropë dhe kur Kina dha lajmin se në vendin e tyre kishte shpërthyer një epidemi, që mund të shndërrohej në pandemi ashtu, siç edhe u shndërrua më vonë, virusi kishte hyrë tashmë në Evropë dhe po përhapej kudo pa asnjë rezistencë.

Aspekti tjetër pozitiv i misionit të 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali, është marrja eksperiencës gjatë këtij muaji, që do të kenë mundësi ta për ta përdorur në vendin tonë, nëse do të ishte e nevojshme. Edhe gjatë këtyre ditëve të misionit të tyre ata do të kenë mundësi të sjellin eksperiencën e evitimit të gabimeve që kanë bërë italianët në fillim, në mbrojtjen e përsonelit shëndetsor dhe të rëndësisë jetike të gjurmimit të virusit duke bërë sa më shumë teste edhe atyre që nuk kanë shenja klinike, krahas izolimit të qytetarëve, që është një nga masat më efikase dhe me kosto të ulët, si nga ana shëndetsore dhe ekonomike, por përherë me masat ndihmëse për qytetarët që janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora