E enjte, 25.04.2024, 09:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Ajne Iberhysaj: Ti jeta ime

E diele, 29.03.2020, 02:13 PM


Poezi nga Ajne Iberhysaj

TI  JETA IME...

Ditët sikur tokës i bien grusht

Kufijtë e dashurisë janë brenda nesh

Puthjet e ngrohin edhe humnerën e ligë

Do ikë një ditë kjo ekspeditë frike

Në çdo frymëmarrje marr ajrin tuaj

Edhe buzëqeshjes i japë ngjyrë

Mes librave e kall veten

E gjej edhe shpresën

Jam aty buzë errësirës e dritë më ke

Me durim i kap ditët

I nënvizoj me gishtat e dorës

Si ushtari i një armate pambarim

Më mban një qëllim

Ka një diell ku prehet dashuria

Do ikë një ditë kjo ekspeditë frike

Unë jam destinacioni

Ti je drita

E gjitha bota çfarë ka brenda

Është një pikë loti e shprese

Unë e Ti

Jemi vetëm një frymëmarrje

Jeta ime

Të puth deri në amshim...

13 mars 2020

SIKUR DIELLI KA RISKUN E SHPËTIMIT

Në fushën e vetmisë shuan dëshpërimin

Ditët i mbështjelli me fragmente jete

Godet shpirtin me copëza vale

E trishtë dita si peng vjen nata

Nga gjithçka që ke

Ngjan me qelqin e kristaltë.

Dielli sikur e ka riskun e shpëtimtarit

Nga laborator doli një zë përbindësh

E pushtoi botën me egon e virusit

Nga degët ranë edhe lulet e mollës

Ditët u shkrin e u ngatërruan stinët.

Teatri hapi dyert e aktorët qeshën

Toka e Renesancës me partitura loti

Bota ndryshoi peizazhin e zemrës

Ëndrra shtetesh u thyen si pasqyrë

Simfoni kumbuese jete a vdekje

Përballë ke dy fronte

Panik e mesazhe shprese.

Dielli i marsit kallë shpirtin e ndalë vrullin

Lidh traktat me veten e rri në shtëpi

Heshtje e zbrazëti

Dëgjon aty këtu ndonjë zë zogu mekur

Mos valle edhe këta

I ka kapluar kjo pandemi.

Heshtja flet me vargun e murit

Kalkulime e arritjesh ranë e fjetën

Mbretëreshe kohe e kurorë jete

Higjiena e duarve klithmë  e vetme.

Sa shumë veten e paskemi gënjyer

Shpresa nuk ka kujtesë por vetëm lutje

Sa çudi edhe shekujt ranë n’ujdi

Sa larg e afër e ndiej shijen e mesjetës

E shenjtë fjalë capitet me frymën e vargut

Më vret shpirtin e thyhet si qelq

Në atë diell e shoh riskun e shpresës

U kryqëzua jeta me hire apo rastësi

Me ecejaket e dhimbjeve të  mesjetës ...

24 mars 2020

LUTEM

Procesioni lutet me heshtjen e vetmisë

Si erdhi ky vit e kjo ditë

Pranverë e  trishtë e rrethuara panik

Qytete të zbrazëta e rrugët pa dashuri .

Dielli zbehtë në qiellin gri

Yjet errët shndrisin ditën

Mes për mes i bie sheshit të mëshirës

Lutjet e mbulojnë qiellin e dritën.

Sot e dua bekimin e diellit

T’i mbledh rrezet e t’i bëj urat

T’i shpërndaj e t’i nisë me vesën e mëngjesit

Celebrimin e bekimin e Urbit et Orbit

Të shenjta qytete dhe toka janë aty

Qëndrojmë para mureve të zhveshura

I përcollëm  djallin  me shpirtin e reikarnuar

Lutem mos pafshim më tjetër ditë si kjo.

28 mars 2020



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora