E enjte, 25.04.2024, 05:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilmi Veliu: Simboli i plisit shqiptar është vendosur edhe te pllaka e varrit

E diele, 29.03.2020, 11:48 AM


SIMBOLI  I  PLISIT  SHQIPTAR  ËSHTË  VENDOSUR  EDHE  TE  PLLAKA  E  VARRIT

NGA DR. SC. ILMI VELIU

Kësula (Kapuçi-Çelesha) shqiptare është e vjetër sa edhe vetë shqiptarët dhe në lashtësi ka pasur rolin e një simboli të shenjëtë. Atë e hasim në piktura e skulptura të kohës Pellazgo-Ilire. Duke krahasuar te gjitha kësulat që janë perdorur e që vazhdojnë të përdoren në botë, konstatojmë se vetëm kësula shqiptare është me ngjyrë të bardhë dhe është bërë nga leshi i deles. Serbët dhe sllavomaqedonët, nga urrejtja e madhe qe kanë pasur për shqiptarët, i kanë quajtur edhe "Kësulëbardhit" (Bjelokapci).

Fatbardha Demi në shkrimin e sajë shumë me vlerë, potencon se Plisi apo Çelesha e shqipetarëve të sotëm është objekti që ka ruajtur dhe përcjellur mitin e origjinës së njeriut dhe historinë e zhvillimit dhe të besimit  pellazgo-ilir. Ka simbolizuar lidhjen e njeriut tokësor me Krijuesin, siç e shprehnin edhe vetë pellazgo-ilirët, duke e quajtur veten HYJNORË. Kësula e Dardanisë-Kosovës, që shtrihej në të gjithë Dardaninë dhe kufiri jugorë ishte Pollogu e Gostivari,  e ka formën të rrumbullakët. Kësula që është përdorur nga teritori në jug të Gostivarit; Kërçovë, Manastir, Prilep, Strugë, Dibër e ka formën e rrafshët. Formë të rrafshët ka edhe kësula e Shqipërisë së Mesme dhe e Veriut por ajo eshtë pakë më e shkurtër se ajo dibrane. Kësula e Shqipërisë së Jugut dhe ?amërisë, është e rrumbullakët, por shumë më e gjatë se ajo e Kosovës.  Kësula shqiptare me të tria format e saja është përdorur dhe vazhdon të përdoret edhe sot.  Skulpturat dhe pikturat e lashta,të gjetura deri me tash, vertetojnë se kësula shqiptare me të gjitha format e saja është përdoruar nga shqiptarët në lashtësi po edhe në Mesjetë kur ata vehten filluan ta quanin Arbër dhe shtetin e tyre Arbëri. Se shqiptarët në lashtësi përkrahë shqiponjës dhe gjarpërit (Ilyrios), si simbol të shenjëtë e kan konsideruar edhe kësulën (plisin-kapuçin) shihet nga ajo se kësulën shqiptare e gjejmë të gëdhendur edhe te pllakat e varreve shumë të vjetra, me të tri format që sot i ka klsula shqiptare. Varret shqiptare, me simbolin e kësulës te pllaka e varrit, janë të viteve 1400-1800 dhe emri i shqiptarit është i shkruar në gjuhën osmane, por në majë të pllakës së varrit që eshtë tek koka e të vdekurit, është e prezentuar  forma e kësulës shqiptare.

Kjo tregon dhe vërteton se për shqiptarin, siç ka qenë simbol i shenjtë gjarpëri e shqiponja, edhe kësula ka qenë simbol fetar e kombëtarë dhe ka dashur që shqiptarin ta përfaqësoi dhe prezentoi edhe te varri.



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora