E enjte, 28.03.2024, 02:56 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: ShBA-së dhe Austrisë kombi ynë duhet t’i ngre një simbol të falënderimit e mirënjohjes

E diele, 29.03.2020, 10:40 AM


ShBA-së dhe Austrisë kombi ynë duhet t’i ngre një simbol të falënderimit e mirënjohjes

Nga Gjon Keka

Dy kombe, respektivisht dy shtete historikisht kanë qenë në anën e të drejtës dhe të mirës, paqes e stabilitetit të rajonit dhe botës.

ShBA-së dhe Austrisë kombi ynë duhet t’i ngre një simbol të falënderimit e mirënjohjes për mbështetjen e tyre në të gjitha proceset dhe ndihmën në sfidat që ka patur dhe ka ende kombi ynë e mbi të gjitha Kosova. Shpresoj se shqiptarët kudo që janë e kanë të freskët në brendësinë e tyre kohërat se si këto dy vende dhe të gjitha vendet demokratike e të civilizuara euro-atlantike na nxorrën nga humnera dhe na shpëtuan si popull.

Prandaj edhe sot , kur rendi i ri botëror do të ketë ndryshime,ne si komb dhe si popull e shtete duhet të qëndrojmë së bashku në udhën e këtyre dy miqëve, t’i dëgjojmë këshillat e tyre, ta kuptojmë dinamikën e tyre për t’i zgjidhur problemet dhe aq më tepër duhet t’i besojm atyre se ashtu si na dolën në ndihmë në kohë të vështira edhe sot do të na mbështetin të ecim në udhën e përbashkët të cilës ata na prijnë me pishtarin e lirisë dhe demokracisë.

Zoti e bekoftë kombin amerikan

Zoti e bekoftë kombin austriak

Zoti e bekoftë kombin tonë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora