E enjte, 25.04.2024, 02:23 PM (GMT+1)

Mendime

Paul Tedeschini: Ia hangert dreqi shpirtin Enver Hoxhes aty ku asht me te gjithe sojin e vet !!!!

E diele, 19.10.2008, 04:31 PM


Ia hangert dreqi shpirtin Enver Hoxhes aty ku asht me te gjithe sojin e vet !!!!

Nga Paul Tedeschini


I nderti Zotni Adnan Abrashi!


Lexoj me shume andje dhe bile edhe me interese shkrimet tueja studjuese dhe informative, disa prej te cilave i publikoj une vete apo bashkepunetori im Ajet Nuro ne gazeten tone
http://kosova.albemigrant.com .


Mos te vij keq, por kete rradhe ia ke fute krejt kot ne shkrimin “Më shumë më pëlqen të dëgjoj ”enver hoxha tungjatjeta…” se sa ”Kosovo je serbia’…’( http://www.zemrashqiptare.net/article/Debat/5283/ ).


Dhe jo vetem ia ke fute krejte kot, por ke ofendue rande te gjitha viktimat shqiptare, vllazen tuej shqiptar, qe ka masakrue ky krimineli e qi zotnise sate po ia ka ande kangen ”enver hoxha tungjatjeta…”.


Po pse do te me thuesh ti?


Ta tham une: Ndersa ju nga halli keni pà andrra me sy hapt tue ju duke mashtruesi, krimineli i vllazenve te juej shqiptar Enver Hoxha bashkepunetori i Titos, si i vetmi shpetimtar i jueji, neve ne Shqipni na e pat marre shpirtin ky kriminel, Hè u shueft me rroc e me koc e ia hangert dreqi shpirtin aty ku asht me te gjithe ata qe ia festojne datelindjen apo ia ka ande kangen ”enver hoxha tungjatjeta…’!!!!

Po si brè burr, qi je edhe kosovar bile, ta ka ande kangen e Enverit kur çdo kosovar qe vinte ne Shqipni, i joshun nga ajo propagande mashtruese enverjane, qe po na e mburre sot ketu ti, e fuste ne burg dhe disa i ka zhduke pa lane gjurme si “spijuj titist” ? A je mire ne mend mor zotni, apo qenkeni njisoj te gjith ju kosovart ?!?! Mblidhni menden mor zotni, ne i paçi pak trù me gjykue!!!!!

Na ju thona troç e me fakte se çka ka kene Enveri ne realitet e ju shkoni me andrra se paska kene i mire, se i bante te bukra programet ne Radio Tiranen dhe TV-Shqiptar etj.etj.etj budallalleqe si keto.


E pra neve ne Shqipni na u dukte ma i mire ai Titja dhe me ta thane te drejten un personalisht (e jo vetem une) i kisha pase ndrrue nja njiqind Envera per Titon.


Po tash si te duket ty qe po ta thamkete gja, apo po te vras shpirtin tue te thane se shkjau Tito ishte ma i mire se Enver shqiptari? Hè, more burre, dhima e tjetrit qenka ma e vogel se e jotja, por e keni krejte gabim!! Shpejt ke me u hjedhe e me mu pergjegje e ke me me thane se ti je me shkijet e me Titon kundra vllazenve tuej kosovar!! E un çka duhet me thane tash ty per Enverin qi po ma levdon?!?
A e sheh pra se kush asht kene Enveri per neve? Njisoj si ai Titja per juve, bile edhe ma i keq.


Po pse thue ti?

Ti vete mor zotni pohon se ne vitin 1981 ju kosovart keni ba demostrata.

Po na ne Shqipni çka kena muejt me ba ne vitin 1981 kur Enveri, ai mut mutit, ishte alà gjalle?
-Asgja s’kena muejt me ba, sepse po te kishim guxue me ba na ndonji demostrat si ju ne Kosove, do te na kishte qite faret te gjithve me roc e me koc njaj Enveri i juej “i mire”, hè ia hangert dreqi shpirtin aty ku asht bashke me te gjithe ata qe ia festojne ditlindjen! A nuk lexon ti mor zotni se çka shkruejm na, apo i futni vesht ne lesh? Na vllaznit e juej shqiptar ju thona se çka na ka ba neve Enveri shqiptar, e ju festoni kriminelin shqiptar qi ka masakrue vllaznit e juej shqiptar!! Mblidhni menden mor zotni, se s’jeni tue dijt as çka flitni.

Ne vtin 1988 ne qender te Kuksit, krejte afer jush, me urdhen te enveristit Ramiz Aliaj kan torturue dhe e kan vare ne sheshin kryesor te qytetit mesuesin kuksian Hivzi Nelen, sepse ka ba nja dy vjersha alegorike dhe e kan lane te shkretin dy dit te varun per te na dhane shembull terrori. E sa e sa krime te tjera vrasjesh masive neper burgjet tona deri sa ra diktatura.


Vetem nji gja fare e vogel enverjane:
Kufini shqiptar ka pase tela me gjemba e me tension te nalte gjithkund, si nji burg i madh. Per rreth ka pase brezin kufitar 500m toke e punueme me traktor. Pose kesaje ka pase zonen kufitare prej disa kilometrash mbrenda se ciles kush zehej pa leje denohej me burg te rande me akuzen “trathti ndaj atedheut e socializmit” dhe i internohej familja ne kampe te randa pune. Ne vitin 1988 kan pase zane nja dy te rij 18-20 vjeçar andej nga Moriçani-Shkoder, dhe i kan pushkatue ne vend pa gjyqe dhe nuk dihej as se ku ishin varrose. Ndersa dy te rij te tjere po ate vit i kan vrà ne kufi tue ike dhe i kan nxjerre te lidhun trupat e tyne te vdekun ne sponden e nji kamjoni neper rruget e Shkodres me qellim per te na fute terror.
E ti po na e kendon kangen ”enver hoxha tungjatjeta…” . Shkò mor zotni se ti e as ata si ti nuk jeni ne vete!!!!


Po Titja çka bani?:
Kosovarve u dha te gjithve pasaporta me dale te lire kudo neper bote.


“Liria asht gjaja me e çmueshme ne jeten e njeriut, ndersa toka kudo asht e Zotit ”!


Publikue me 19.10.2008 ne http://kosova.albemigrant.com/?p=3399#more-3399



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora