E shtune, 20.04.2024, 08:18 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Kosova ka nevojë për “Lëvizje të Re Demokratike“

E shtune, 28.03.2020, 06:33 PM


Kosova ka nevojë për  “Lëvizje të  Re Demokratike“

Nga Skënder S. KAPITI

LDK-ja përfundimisht është konsumuar dhe është larguar krejtësisht nga populli, patriotizmi  dhe nga demokracia.

Ajo është  kapur nga një klan-grupal interesi dhe në pamundësi reformimi dhe demokratizimi të brëndshëm, duhet që nga brënda saj, nga elementët më të aftë dhe potentë si dhe nga ata të cilët i kanë përjashtuar dhe që janë vetëlarguar qoftë nga presioni apo zhgënjimi, prej tyre dhe prej të rinjve duhet një ndërmarrje për largimin e uzurpatorëve të LDK-së, gjë që është shumë e vështirë siç e vertetoi edhe votimi prej deputeteve të saj të mocionit që rrëzoi qeverinë Kurti. Dhe më e mundeshmja si e nevojshme dhe domosdoshme mendoj se  është  formimin e një partie të re politike të spektrit të vërtetë të djathtë.

Nga LDK-ja priteshin ato për çfarë ajo u premtoi votuesve.

Ndër më kryesorer që LDK-ja premtonte gjatë fushatës dhe sidomos znj. Vjosa Osmani ishte ndëshkimi i korrupsionit, VETING-u, lufta kundër krimit dhe sidomos dhe pritej edhe shkarkimi i Thaçit. Por LDK-ja veproi krejtësisht të kundërtën , ajo rrëzoi qeverinë e vet madje. Deri këtu arriti papëgjegjshmëria dhe dolën zbuluar gënjeshtrat dhe mashtrimet e saj gjatë fushatës elektorale.

Por ajo e cila merr vlerësimin dhe respektin qytetar është Vjosa Osmani dhe ata shumë të paktët nga LDK-ja që nuk votuan pro mocionit puçist të LDK-së.

Pra Vjosa mbajti premtimin e saj para elektoratit, dhe as nuk e braktisi dhe as nuk e tradhëtoi atë, dhe se mencuria e votuesve me të drejtë i kishte dhene  asaj numrin më të madh të votave.

LDK-ja moralisht dhe ligjërisht duhej të motivohej për kërkesë për shkarkimin e Thaçit dhe jo të qeverisë Kurti dhe të vetes së saj.Isa Mustafa me kompani sakrifikoi LDK-në  dhe votuesit e saj për të mbrojtur Presidentin dhe korrupsionin.

Kurrë ndonjëhere LDK-ja nuk ka zhgënjyer kaq shumë, dhe me siguri që për këtë do ta paguaj një kosto shumë të shtrenjtë, deri në përfundimin si një parti politike e skartuar në parti minorance e papërfillshme. Duhet të fomohet një pari e re  me emrin Lëvizje  e Re Demokratike (LRD).

Në vënd që LDK-ja të kërkonte shkarkimin e Thaçit, ajo u bë vegla mercenare e tij, një patericë e tij me mocionin që çoi rrëzimin e qeverisë Kurti por edhe të vetes së saj.

LDK-ja edhe e zgjodhi atehere presidentin aKtual, por edhe e mbron me fanatizem hipokrizie e djallezie sot.

Prandaj me këto sjellje e veprime politike jashtpritshmërisë së elektoratit që e votoi LDK-në, dhe madje në kundërshti dhe si mohim i vullnetit të antarësisë se LDK-së, LDK-së tashme nuk i ka mbetur gjë vetëm një pakicë antarësh e simpatizanësh të vërtetë, dhe në këto kushte është mirë dhe domosdoshmëri formimi i një “Lëvizje të Re Demokratike” e spektrit të djathtë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora