E premte, 29.03.2024, 12:45 PM (GMT)

Kulturë

Bardhyl Maliqi: Dëbora blu

E shtune, 28.03.2020, 10:15 AM


Bardhyl Maliqi

DËBORA BLU

(Refleksione poetike për librin

“Edhe” perënditë e duan lavdinë)

Nuk po gjej kohë as për të vdekur,

Mgjithëse më kërkon koronavirusi me qiri në dorë,

Si të sëmurë kronik dhe në prag të pensionit.

I kanë bërë mirë llogaritë këshilltarët e vdekjes,

Më mbajtën paratë e sigurimeve për 44 vjetë

dhe tani më heqin qafe me gjithë ribursimin e ilaçeve

dhe fërkojnë duart, gjoja gabimisht:

Sa e bukur do të jetë bota pa moshën e tretë!

Vetëm të rinj e të bukur dhe mundësisht

me shkollim si fëmijë ndryshe, qoftë edhe të vonuar.

Pse kujtoni ju se ata rastësisht paguajnë

psikologë dhe mësuese ndihmëse për fëmijët autikë

dhe asnjë kacidhe, asnjë për be  për fëmijët e talentuar?!

Mirëpo unë nuk po gjej kohë as për të vdekur.

Kam punë të pakryera prej pushtimit të botës,

nga të liqtë, cmirëzinjtë  dhe ziliqarët

dhe sigurisht nga dëbora blu e coronavirusit,

që tjetërsoi dhe përmbysi gjithçka,

që na i ndaloi mundësitë e komunikimt sy më sy,

për të na mundësuar komunikimin social online,

sigurisht  jo për ne, por për vete,

ata janë pushtuesit  e  vërtetë të ekraneve,

pa harruar analistët zëçjerrë e gërthitës

të tipit të honxho bonxhos dhe laraskat laramane.

Tani kam mbetur me kompiuterin,

me telefonin celular dhe kitarën që bie vetë,

duke i njohur si me magji dëshirat e mia.

Ah, sa paqësore dhe e bukur do të ishte bota,

sikur të ndiqte thirrjet e kitarës sime,

të pikturave, eseve dhe poezive të mia!

Eh ç’them dhe unë, ata, oh ata,

që s’më paguajnë as doktoratën,

që s’më njohin as vlerësimet bdërkombëtare

dhe më bëjnë të ndihem kot, kot fare!

Po harrojnë  se ne jemi nga brumi I Prometeut,

pse pak mjekë sakrifikojnë dhe vdesin vetë spitaleve?!

Kënga ime unë të krijoj ty,

ndaj të lutem të më tradhëtosh,

se kapelet e policëve kanë mbetur pa kokë,

megjithëse janë prej rrobe e jo helmeta.

Kokat i komandojnë të tjerët,

ata me dyzetë spaleta.

Që nga vrasja e Bin Ladenit kanë kaluar kaq vjet,

por nga  50 djemtë e trupave speciale

kanë mbetur vetëm dy vetë.

Pse kot u vunë në fluturim tani vonë

me një avjon rrangallë të luftës së dytë

dhe shokët e tyre në një makinë të pasigurtë?

Jo, jo Bin Ladenët janë në pushtet!

Kaluan mbi shtatëdhjetë vjet nga lufta e fundit,

tash brenda një jave  s’ka më vende në spitale,

jashtë dalin arkivole portative

dhe mjekë të raskapitur si kur vijnë nga lufta e tretë.

Nuk kanë armë, veç respiratorë të munguar

dhe paisje medicinale të dorës së tretë,

që vërtetuan paaftësinë e qeverive

në këtë “tërmet”!

Del pacienti X(iks) me këmbët e veta,

“Unë këtë njeri e dija të vdekur”,

thotë mjeku duke ngritur supet.

“Kolla e tij  i ngjante kollës së nënës,

që vdiq pak para tij.”-thotë infermje Ana,

nërsa mjekët veshur si njerëz artificialë,

alienë tokësorë të kohëve moderne,

si kortezh i përmortshëm ecin prapa tij,

e shoqërojnë korridoreve të spitalit infektiv.

Ja doli, muratori, njeriu që e pinte rakinë me dy gota,

duke trokitur gotën e vet me mikun imagjinar,

punonjës së muzeut të miqësive të vdekura.

Nuk di nëse  viruset i sjellin turistët

apo shkaktarë të infeksioneve jemi ne vetë

S'di ç'të them? Ndoshta emigrantët,

ngadorendësit e kërkimit të thesarit magjik,

në Perëndimin që i shtyp e i shtrydh siç di vetë.

Jam unë apo kali magjik i Odiseut, që e pushtoi Trojën?

Andej shkoj, këndej vij, në ecejaket e mia të pafundme

Herolind i rritur i kohëve moderne,

Adolishent mes adolishentëve vërtitem nëpër paradokse.

Bota u katandis si një grua e përdalë,

nuk e dimë cili ishte shkaku i vdekjes i këso gruaje,

as se çdo të vijë mbrapa se dimë! Sado që flemë

me të mëdhenjtë e Hollivudit nëpër filma pa fund.

Ndaj më kujtohet Shekspiri,  që flet përmes Hamletit të vet,

heroit tragjik të çdo kohe virgjine “Kjo botë u shprish, /

O prapësi, o dreq, / unë paskam lindur të të ndreq!”

Por dhimbja ime tallet me mua:

Ti je njeriu që gogësin?!

Për marrëzitë e tua më flet nëna ime,

se dikur vëllezër kemi qënë.

Nuk të duket se unë jam po ai.

ah, sikur të isha edhe njëherë i ri!

Fajin e kanë myslimanët,

të krishterët apo budistët

apo ndoshta izraelitët dhe palestinezët?!

A ndoshta e kemi fajin ne vetë,

që të keqen e shohim te tjetri.

Jo, jo, fajin e kemi ne vetë,

Oh ç’fat që zgjodha!

Thjeshtësia më ka pëlqyer gjithmonë më tepër,

por djallëzitë më dhanë koracë të ndërlikuar

dhe këmishë blu si të dëborës gjelbër.

Heshtja dhe unë. Unë dhe heshtja!

A ka Perëndi? “Patjetër që ka”,

- thoshnin tre pleq te parku “Rinia”.

Plasa! Më vjen ngushtë xhupi i tim biri,

ah e di, që koha dhe pija janë armiqtë e mi.

Ato s’ma kthejnë dot femijërinë, as ti!

Po si do t’i shtyj ditët e mia pa ty?!

Është errësirë, kush m’i shuan qirijtë?

Apo i shuaj vetë në ecje e sipër.

Kisha kohë që jetoja Brenda syve të tu,

atje te shtëpia rumune, plot bimë kacavjerëse.

Tani më izoloi dënimi i dëborës blu,

Mos më thuaj nganjëherë, më ke lodhur,

të drejtohem ty si nëna birit të saj.

Kjo është në thelb tejdukshmëri

dhe filozofi trashedentale.

Ndihem grua, veç matriakatit,

kuri isha më me rëndësi tani, ah tani….

Jam viktima e përhershme  e të gjitha kohëve,

Ah, sa e ligë është tregur bota!

Kush dreqin e ka fajin?!

Mos ndoshta zonja dëborë dhe askush tjetër!

Puthmë, se hëna ka vdekur!

Apo ndoshta Gjeneralja e bukur shkoi të flerë

në shtëpinë e saj në anën tjetër të botës?!

Gjumi s’më zë.Po shkoj të shoh,

Eja dhe ti të fluturojmë si zogj shtegëtarë,

Koha dhe unë rrahim flatrat së bashku.

Çelsi e shkyçi derën e mbyllur më në fund,

tani jemi sërish dy emra, ti dhe unë.

Kujdes, ruaj veten,

s’t’i kam dhënë ende thesaret e mia,

Gënjeshtarja e djemve është kjo hënë e bukur,

e ngatërrojnë me zanën apo floçkën.

Ndaj duan që qielli të jetë

i muzgut dhe natës së kthjellët.

Ç’them kështu?!

Oh, marrëzitë e mia s’kanë të sosur….

Kollitet mbremja, kollitet dhe gulçon

kam frikë se mos e zë coronavirusi,

I ardhur nga puthja e gabuar

e gjarpërit me lakuriqin e natës,

e gabuar apo e qëllimshme?

Pse kot subvecionohen vdekjembjellësit?!

Jemi sërish dy vetë që flasim

unë, unë dhe vetja ime, ju thashë?

Nuk e dini se njeriu është së pari

hipokrit me veten, pastaj me të tjerë!?

“Personalitet i shumëfishtë”- thotë psikologjia.

Depresion, luhatje humori, tendenca suicidale;

të rinj që kërkojnë të hidhen nga shumëkatëshet

janë fakt, por dhe një argunet.

Çrregullime të gjumit. Ankth dhe atak paniku,

Jo më kot shohim ëndrra të frikshme,

vdesim në shtëpi apo rrugës nga ataet e zemrës,

abuzimi me drogën dhe alkolin dhe këndojmë këngë

“Moj raki, moj murdare, e bëre bëtën sheqerpare

të harrojë kurva korona, s’të mbylli dot në bidona…”

Simptoma psikotike si halucinacione vizuale ose auditore

çrregullime të të ngrënit, aneroksi bulemimpa fund.

Nuk e mbaj mend kush u etiketua fajtor,

Shkrirësi i akullnajave, ngrohja globale,

që ecën në një rrugë me diellin?

Pamundësi! Bota është se jemi ne.

Në fillim iku dielli. Kam ftohtë.

Koha ime, mos këto janë tekat e vjeshtës.

Se korona sikur plasi në nëntor.

Fajin ua veshën kinezëve apo e kanë kinezët vetë?

Pse rastësisht laboratori mikrobiologjik ndodhej në Wuhan,

po leje  nga qeveria vërtetë s’kishin marrë?!….

Bota jonë, të shoh mallëngjyshëm,

se më bën të betohem”Të dua sa bota!”,

kështu them kur i shkruaj letër Teos së vogël,

kështu dhe në letrën e Siandrës sa një gogël,

dërguar gjyshit të saj, do me thënë mua.

Siandra! Vajzë e bukur e shëmtuar,

i thosha me përkëdheje kur ishte piciruke,

se ja vidhte petullat dhe komçat gjyshes,

pastaj ajo u rrit dhe shkoi në  emigracion,

U transformua, si te “Metamorfoza” e Kafkës.

Pasoja e pare: ndrrim i indetitetot,

i emrit, i gjuhës,  mos qenie, moskthim,

Njësoj sillen me ne gjithë diktatorët,

kërkojnë tjetërsim, të bardhë të zinj,

vendas, pushtues, pritës, s’ka rëndësi

Ilian e bëjnë Ilmi dhe Dritën – Fotini!

Ma ndryshon mendjenen befas

djaloshi me bluzën e diellit,

tani, unë dhe Akilët e botës

janë e bukura dhe habia ime

apo ndoshta mashtrime eksravagante?!

Fshij pra puthjet, nuk duhet,

të rejat dhe pleqtë e rinj të puthen!

Kjo quhet vjedhje poetike,…

Iku dëshpërimi më në fund…

Në trenin ekspres ka sërish lëvizje,

sapo pashë një don kishot interesant,

bashkim i dashur brenda të njejtit mbiemër,

që më kujton gjithmënë Servantesin.

Triptik i bukur, apo ndoshta kuartet:

Don Kishoti, Dylqinja dhe Sanço Pança.

Si dhe Rosinanti që qe më interesanti

nga gjithë kuajt, që kulloti, barin që ka bërë zoti!

Tani e di se cila është enignma e një bliri.

Triptikun e frymëzimit sapo e zbulova:

Vjeshta, mollët dhe unë në Dardhë,

Jemi krejt ndryshe nga unë, ti dhe deti.

Ujana!..........tani nuk e di ku je.

Tani është vonë për puthjen e gabuar,

“Tepër vonë, -tha fizikanti, - eklipsin pres.”

Në lojën e shahut e sheh? Jo!Jam i dashuruar,

lëvizjen e gurëve e vonoj qëllimisht,

mendoj për eklipsin  dhe simfoninë e takave dëgjoj.

Kur të vdes, unë e vdekja si dy pleq,

do t’ themi kalldrëmit të Korçës dy fjalë dashurie.

E di që të kam lodhur, mos i grah inatit kot.

kjo është tepricë dashurie.

Dhe prapë për ty më ndërrohet mendja,

polumbar i dashurisë do të jem.

Ne, veç në një dhomë e ndezim dritën,

kursejmë. Ndaj errësira dhe hijet lëvizin gjithandej!

Për nderin e virgjër të dëborës blu,

të koronarovirusit, një ditë do të rrëfejmë….



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora