E shtune, 20.04.2024, 10:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Nuk na merr dot atë që nuk na e ke dhënë

E shtune, 28.03.2020, 11:22 AM


Shyqyri Fejzo

Nuk na merr dot atë

që nuk na e ke dhënë

Erdhe të hiqje pranverës gëzimin

Mos i lumturohemi erës trandafilit

Të prishje tek zogjtë shtegëtimin

Mos dëgjojmë  as këngën e bilbilit

Buzëqeshjen e ciltër të na hiqje

Të merrje atë që nuk ke dhënë vetë

Njerzinë e moshën e tretë të ndiqje

Të gjithë të kërcënuar me jetë

Ndaj njerzit në llogore janë rreshtuar

Si ushtarë të luftojnë  ty armiku i ri

Kushtet në këtë luftë kanë ndryshuar

S’ka më si dikur, heroizëm e trimëri

Më shumë se shumë ne mbroheni

Guximin dhe durimin kemi aleatë

Me “kukamsheftasi” po mësohemi

Frika dhe kujdesi po na ecin bashkë

Njerzimi luftën do e mbyllë me fitim

Nxorëm dhe mësuam një të vërtetë

Në betejë një kilo kujdes e durim

I barazojmë në luftë me mijra  jetë

Hamburg, Mars 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora