E premte, 19.04.2024, 07:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Parodi sipas Fishtës

E shtune, 28.03.2020, 10:47 AM


Satirike

Parodi sipas Fishtës

LESHTË E DJALLIT

Kishin hip mbi dy lisa

Aj Shën Kurti e Shën Isa,

E po flisnin me siklet

Si ta bëjnë Kosovën shtet!

Se Kosova u rrudh e vogël,

Për shqiptarët, sa një gogël.

Ndaj, vendosën mos ta zgjatin,

Zbresin n'tokë Kosovën ta matin.

Morën shpejt një lëmsh mëndafshi

Nisen matjen për së rrafshi.

Mirëpo, lëmshi u tërthor,

Sa arriti n'Preshevë, n'Çakorr.

Edhe nejse, mos me u zgjat,

Si me mat Kosovën e ngratë?

Peri i mëndafshit ka mbaruar

Vrik, kalon dreq i mallkuar!

I kanë pre kryet, këtij farë lugati,

Lëkurën i kanë rruar për së thati.

E me lesh kanë bërë një lëmsh tjetër.

Për të vazhduar me avaz të vjetër...

Qysh se u mat me lesh t'Djalli,

Asnjë punë s'na ec për s'mbari.

Se sa nisim një punë të re,

Të parët që e prishim, jemi ne!

Troç, dy fjalë, kombit mbarë,

Sy me sy me ja thanë deshta:

Ma zor mblidhen dy shqiptarë,

Se sa mblidhet një thes me pleshta.

Kështu tha Fishta, qoftë bekuar

E na sjell në mot të shkuar...

Sikur të ishte tani gjallë

S'do t'na bënte kurrë hallall!

Që s'u mbushëm mend në jetë

As për komb e as për shtet!

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti e përpunuar)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora