Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Gështenja e Bajram Currit

| E premte, 27.03.2020, 05:41 PM |


Fund-marsi, i Dragoit të Dragobisë

GËSHTENJA E BAJRAM CURRIT

Nga: Zeqir Lushaj

- Në fshatin tim, në Gri të rrethit të Tropojës,

u ruejt rreth një shekull, “Monument  kulture”,

gështenja e Bajram Currit. I qëndroi një shekulli,

por jo tranzicionit anarkodemokratik të viteve ’90-

Gështenja, “mollë sherri”, qëlloi atë ditë,

Njëri “është imja”, tjetri “s’është jotja”,

Kokrrat e pjekura binin në lëndinë,

Në mes vëllezërve po binte mortja!

Fjala nxjerr fjalën, pushka do kërciste,

Me gjak do të skuqej uji e lëndinat,

Fati e solli atë çast, si udhëtar,

Bacë Bajramin, së bashku me trimat.

Fjala e Bacës, e ambël si mjalti,

(Ndërmjetësia e trimit, është e denjë!),

Dy fise shpëtoj nga vëllavrasja e tmerrshme,

– Ooo burra! –A ma falni mua, këtë gështenjë?!

Mendueshëm, malsorët u shikuan ndërsy,

(Për një gështenjë, nuk turprohet burri!),

Dhe folën, prerazi, përnjëherë:

– Të qoftë falë, o Bajram Curri!!

…!

Tytat e armëve u ulën ngadalë,

Duart shtërnguan burrat e Grisë,

Lëshoi shtat, gështenja ndan rrugës,

Me emrin e Dragoit të Dragobisë!

./.

(Nga libri “Hija e vendlindjes”, faqe 23)