E enjte, 28.03.2024, 10:52 PM (GMT)

Kulturë

Viron Kona: Bajlozi i frikshëm

E premte, 27.03.2020, 10:55 AM


Viron Kona

Bajlozi i frikshëm 1)

Mbyllur në shtëpitë-karantinë rrimë, mendojmë,

për ditët që ikin e për t`pasigurtat ku shkojmë,

në shoqërinë e pareshtur t`cicërimave t`zogjve,

sirenave t`policisë e  ambulancave që gulçojnë.

Medijet na bombardojnë non - stop pareshtur,

virusi i zi përhapet dhunshëm si muzikë horor,

jeta njerëzore e rruzulli tokësor po tronditen,

na mban fort n`kthetra  bajlozi i zi me kurorë.2).

Zemërohemi pareshtur që s`po e mundim dot,

këtë të paudhë, të paburrë dhe armik  tinëzar,

ç`na duhen armët atomike,raketat hapësinore,

kur s`bëjmë dot zap këtë korona virus zuzar!?

Mblidhemi,strukemi familjarë, të rritur, fëmijë,

pranë njëri-tjetrit në shtëpitë tona - karantinë,

t`kapur fort nga mankthet çdo natë e çdo ditë,

shpresojmë jetën, por përfytyrojmë tragjedinë.

Çdo zbulim shkencor është si një  yll në errësirë,

na ngjall shpresë se  ilaçin e duhur po zbulojmë,

por lajmet kaotike kundërshtojnë njëri - tjetrin,

me telekomanda n`duar stacione jete kërkojmë.

Humbja  e besimit  s`po na ndihmon për asgjë,

veçse na mjegullon keq të ardhmen që na pret,

ndaj, mblidhuni o  të ditur t`gjithë botës mbarë,

ta shporrim nga globi këtë xhelat që po na vret!

T`u kthejmë buzqeshjen fytyrave njerëzore,

të thithim me tërë forcën e mushkrive lirinë,

të ngrihemi së bashku kundër bajlozit të zi,

ta prangosim shpejt në muzeun -karantinë.

-----------------

1).Bajloz (Baloz). Figurë mitologjike e rapsodive popullore që përfaqëson një rrezik, një vigan të keq, herë-herë edhe përbindësh.

2). Koronavirus ose “virusi me kurorë” është një nga dhjetëra viruse, që shkaktojnë gripin dhe infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Simptomat kryesore janë: lodhje dhe dobësi e përgjithshme, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, dhimbje koke, kollë, temperaturë e lartë dhe ethe. Prekja nga këto lloj virusesh mund të shkaktojë probleme serioze kryesisht te moshat e vjetra dhe te pacientë me imunitet të dobët.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora