E merkure, 21.04.2021, 10:44 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Bajram Curri dhe Dragobia

E premte, 27.03.2020, 05:47 PM


BAJRAM  CURRI DHE  DRAGOBIA …

Nga Fritz RADOVANI

29 MARS 1925… Kjo Shpellë u la me gjak… 95 vjetë perpara...

E sot, ka shumë prej “atyne” që mendojnë se “Shpella asht mbyllë”!..

E sot, ka edhe ma shumë që kujtojnë se Bajram CURRI “po harrohet”!..

E sot, ka edhe nga “ata”.., që po kerkojnë me ia mbyllë edhe plagët...

Atë ditë... Bash kur mreti po lante duert si Pilati, u suell e u tha “miqve”:

“Tashti, nuk kam ma frikë asnjë njeri!”... E Gjaku shkonte rrkajë!...

Rrkajë në Bari... Rrkajë në Dragobi... Rrkajë në Vermosh.., e n’ Ohër...

E peshë u çue Valbona... Me rrkajt’ e dallgët e saja skuqi Ballkanin!..

E rrkajë shkoi Gjaku i Bajram Currit.., mbi letrat e Pashiqit...

Gaboni o vrasës të pabesë! Bisha t’egra e të terbueme t’ Vllazenve tuej!

Nuk i kishte ra dheu Ftyrës ende as Luigj Gurakuqit e, as Bajram Currit,..

E, nder ata Bjeshkë t’ Nêmuna, katilat e pashshpirtë vazhduen me ua  zhgulë Foshnjet e merthyeme per parzem të Nanave të veta... E me i vra...

Loçkat e zemres së Tyne.., që perjetsisht ua nxine jeten Atyne Nanave...

E paturpsisht.., merren kockat e atij tiranit vrastarë nga vorret serbe të Parisit, e sillen n’ krah nga tradhtarët e atdheut, per me i vue në qender të Tiranës së Toptanve! Po, kockat e dajës Esad kur po i sillni o t’ paftyrë?

Rreshtoni me “heronjtë” e Titos, të skiles boshnjake e të kobres së zezë!

Shporruni andej, ikni atje ku keni “vëllezrit e gjakut”, o pjellë mizore!..

Shpellat e lame me Gjak Atdhetarësh dhe plagët e Tyne, do të vazhdojnë me gufue Gjak të paster po, po edhe të freskët, si flladi i Atyne Bjeshkve…

Atdhetarët që dhane jeten per Flamurin e Kastriotit janë të Pavdekshem!

Melbourne, 27 Mars 2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora