E shtune, 20.04.2024, 02:58 PM (GMT+1)

Mendime

Paul Tedeschini: Forca e kultures dhe e tolerances shkodrane!

E diele, 19.10.2008, 10:13 AM


 

enver-hoxha-tito-ne-aeroport.JPGFalenderoj gazeten Art-Cafè qe me daten 24.12.2007 ka publikue posten time me titull: “Shkoder locja po zbukurohet! (Pjesa e pare)”. Ne lidhje me kete z.Mark Shkreli me ban keto dy pyetje:
“Faleminderit Paul. Fotografi te mira, por (kurre pa nje “por”) me intereson nese Shkodra ka nje numer te madh orthodokse dhe e dyta, lulishta ne Parruce - pse nuk kishte asnje lule.”
Natyrisht kujtedo qe jeton ne nji vend te qytetnuem i bjen menji here ne sy mungesa e luleve ne nji lulishte te qytetit. Due te vè ne dukje se nuk ka pase ne Shkoder familje, qe ne oborrin e vet te mos kete pase lule. Lulet kan qene tradite e Shkodres. Sa kange shkodrane u kushtohen luleve apo shprehin mendimin nepermjet luleve si ajo kanga e famshme “Karajfilat qi ka Shkodra, aman a medet ku jane!” apo “ Ti je si nji ganxhe!” etj.

Kur ne vitin 1944 ne Shkoder ra horlleku komunist, neper oborret e veta shkodrant ne vend te luleve filluen me mbjelle hardhija, domate-mollatarta, kastraveca, purrij, speca, qepe, hudhra, sallata, patlixhana, mardanoz, kunguj etj. Kjo asht periudha e fukarallekut, e zhgatrrimi te kultures ne Shkoder e cila filloi me eleminimin fizik te intelektualve katolik dhe musliman me kulture europiane. U prishen Kishat. U prishen Xhamijat. U prishen Bibliotekat françeskane dhe jezuite me fame Ballkanike. Deri sahatet e qytetit ia paten marre Shkodres e i paten que ne Gjirokastren e Enverit e gjetke. U prishen edhe shtepijat me vlere historiko-kulturale, qe te zhdukeshin vlerat kulturale shkodrane. Kjo filloi me prishjen, ne vitin 1946, e Tregut shumeshekullor te famshem per tane Ballkanin, ai tek “Porti i Ures se Bunes” i quejtun “Bixhisteni”, i cili ishte nji Monument Kulture dhe njikohesisht baza ekonomiko-tregetare per Ballkanin jug-prendimor, pra baza e zhvillimit qytetit. Mungesa e luleve tregon se sa poshte e paten ule Shkodren komunistat. Fotografinat qe kam ba ne nandorin e ketij viti ne Shkoder, tregojne se shkodranet i rindertuen Kishat, i rindertuen Xhamijat dhe po bajne ndertesa ma te mdha dhe shume ma te bukura seç “na i beri” ay, “Enveri i Yne”, Enveri i tyre se “Shkoder locja po zbukurohet”. Tham se do te vije perseri koha e luleve ne Shkoder.

Ne lidhje me numrin e ortodoksve ne Shkoder mund te them se ato jane nji komunitet relativisht i vogel, ndersa ne fshatrat Dobraç dhe Vrake afer Shkodres ka mjaft familje ortodokse me origjine sllave, qe flasin edhe sllavisht. Tue pase kene Shkodra nji nga qendrat ma me randesi te treva shqiptare, aty ka pase shume te ardhun nga vende te ndryshme si Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani, Italia, Greqia, Armenia, Austria, sllav musliman ose ortodoks nga Mali i Zi, etj. dhe per kete aresye shkodrant nuk kane qene njerz te mbyllun, por te hapun, tolerant, dmth e kan pranue tjetrin ashtu siç asht. Keto pakica me origjine sllave, muslimane apo ortodokse, jane trajtue nga shkodrant njisoj si te tjeret, kane vazhdue shkollat, kan zane pune dhe vende drejtuese njisoj si te tjeret.

enver-hoxha-milladin-popoviqi-1943.JPGA thue se s’na mjaftoi okupacioni obskurantist pese shekullor osman, shkodranit se bashku me Malcine e Mbishkodres iu desht te derdhe gjakun deri ne gju per mbrojtjen e trevave shqiptare nga sllavt. Nuk kena se si te harrojme qe sllavt na moren tokat bregdetare shqiptare dhe malet tona shqiptare te Mbishkodres, qe e rrethuen egersisht Shkodren ne vitin 1913, qe mbas vitit 1944 te te ashtu quejtunit “Çlirim”, emisart e shkjaut komunist Tito ne bashkepunim me komunistin trathtar te popullit shqiptar Enver Hoxhen, persekutuen ajken e inteligjences shkodrane, pushkatuen dhe torturuen pa mshire sa e sa te pafajshem shkodrane te rij dhe pleq, na prishen bibliotekat, na vodhen madhin e magazinave te pasuna te tregtarve shkodrane dhe i quen ne Jugosllavi, na prishen vlerat kulturore, na vodhen sa e sa libra dhe dokumenta historik me vlere nga bibliotekat tona, na vodhen deri edhe pjanofortet e muzikantve te qytetit. Megjithe ate shkodrani sot nuk i nxit hasmerit dhe nuk futet ne tunelin e pafund te hakmarrjeve mesjetare me keto pakica me origjine sllave si hakmarrje ndaj malazezve. Kjo asht pra forca e kultures dhe e tolerances shkodrane. Vetem ne kete menyre, tue lane hasmerite mbas shpindet, na mund ta shikojme te ardhemen tone te sigurte drejte qytetnimit europian.

Paul Tedeschini, 25.12.2007



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora