Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Militantët!

| E premte, 27.03.2020, 10:18 AM |


Blerim Latifi:

Ka dy lloje të militantëve: militantë besimtarë dhe militantë klientelistë. Të parët vrapojnë pas liderit sepse besojnë se ai është i mbrrimë, i dërguar nga Zoti a kush e di çfarë fuqie misterioze; të dytët vrapojnë pas liderit sepse besojnë se prej tij mund të marrin ndonjë shpërblim a favor material. Të parët janë fanatikë, rrjedhimisht agresiv e të gatshëm për sakrifica dhe krime për llogari të liderit ; të dytët janë më të përmbajtur, më tolerantë dhe nivelin e militantizmit të tyre e matin me seriozitetin e premtimeve të liderit për t'i shpërblyer. Militantët e VV-së, qartësisht, i përkasin kategorisë së parë, ndërsa militantët e partive tjera janë njëlloj përzierje e dy kategorive.