E enjte, 25.04.2024, 04:49 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Jeta përball Korona Virusit!

E premte, 27.03.2020, 01:35 PM


Jeta  përball Korona Virusit!

Shkruan Asllan Dibrani

Tregim kohe ne te cilen po kaloj unë,ti, ai populli i ynë dhe  e tërë bota!

Mbrëmë  ishte një natë në pamje e zakontë. Errësira u vërente ashtu e njëjtë si çdo herë. Retë edhe natën u vërejtshin. Ato i zënin pamjen yjve në qiell .Hëna  ashtu dëshironte të na  bënte dritë sadopak, por retë prapë nuk  e lenin  të qetë ia zënin fytyrën.

-Ishte një kohë  qe e shoqëruam  këtë pamje me time shoqen Igballen,nga Ballkani  i shtëpisë sonë në Shtutgart.  Ishte i vetmi ngushëllim qe përball nesh nuk kishim as shtëpi, as mure, as betone ,as zhurmë ,pos natyrën dhe qiellin me yje dhe hënën qe ndriçonte.

-Këtë pamje e shijuam  se bashku, pas një varg informatash  përmes televizorit, kushtuar  “Korona virusit” ,sëmundje  e shekullit.

Sëmundje qe i trokiti terë botës në derë!

-Dolëm të marrim  pak ajr të pastër, pasi qe e  tërë dita  na përmbushi kokën me shqetësime te lloj,lloj pamjesh  dhe skenash qe u publikonin  lidhu me këtë fatkeqësi. Sëmundje qe i trokiti terë botës në derë.

-Pamjet qe shihen janë ato  me skena  vdekjeprurëse  në katër anët  botës. Nga kjo sëmundje  gjeten vdekjen me mijëra .Po ashtu  vdekja  e parë  ndodhi edhe ne Kosovë! E rikujtova gjatë ditës qe fëmijët tanë  erdhën në drekë,Arta, Meritoni dhe Rilindi. Takimi dhe dashuria ishin te njëjta,por takimi në praktikë ka ndryshuar!!!

-Edhe përshëndetja,ishte ma ndryshe se zakonisht?. -Ashtu  po preferohet nga mjekësia botërore, qe mos të preken duart as te shtrëngohen, edhe se i kemi ma të dashurit tanë. Po edhe një gjë e arsyeshme.

-Ky virus nuk po  e dimë se na te vjen. Ne si njerëz te dhuruar nga perëndia kemi obligim për tu përballuar me jetën ne shitore  , punë,  udhëtim  apo ndonjë nevojë tjetër ,por nuk  e ke sigurinë  se ku po përballesh pikërisht me këtë të keqe q e te godet edhe përmes ajrit!.

Dikush thotë se mos te jesh ma  afër se dy metra me njerëz në rrugë!. Kjo  është një gjë e  pa realizuar me jetën praktike, kur as trotuaret nuk janë aq të gjëra që  ta ruash një distance të tillë nga  frika se po përballem me të infektuarin.

Këtë  virus  dikush nga qendrat botërore të shëndetësisë e publikon si një  grip i zakontë ,por  vdekjet po ndodhin?.

-Edhe dreka na shkoj e tëra neve  në bisedë  rreth kësaj teme.  Pas këtyre  kujtimeve dhe  shqetësimeve   u futem  prapë brenda  ne dhomën  pritjes qe ti përcjellim edhe lajmet  e fundit , Pos kësaj fatkeqësie    botërore qe na goditi edhe ne shqiptarëve , këto ditë  jemi të helmuar edhe  me përplasje  politike  lidhur me Kosovën. Shqiptarët si gjithherë  janë të ndarë në parti  ,aq ma keq një  pjesë  janë   argat të huaj për interesa te huaja. Fati i Kosovës  në raport me Serbinë do te  këtë një ofensivë bisedash në këtë vit .Edhe pas këtyre  lajmeve  ora po ike  22,30 minuta vendosem për të fjetur   .Me iku gjumi  pas  lundrimit të te menduarit    jetën dhe vdekjen  e njerëzimit  të kësaj kohe. U përpoqa disa kohë duke  u rrokullisur  here në të majtë ,here në të djathtë, për ta gjete  mundësinë  e qetësisë për ta arritur  gjumin ,por jo!.

-Me vinte keq prej Igballes qe ajo kishte me shkuar në  punë pas një pauze dy javore me shpresa se do të kaloj kjo e keqe  ,por edhe  këtë  kaploj një frikë dhe shqetësim  nga kjo murtaje qe e përfshiu botën...

-Edhe atë nuk  merrte gjumi, po ndërkohë pëshpëritnim  ndonjë fjalë . Edhe  ti nuk kë gjumë ?

-Jo zemër nuk kam ngase  mendja po ik atje te e keqja  jeta dhe vdekja e njerëzimit .

Iu rrëfeva se  rastet qe pame as varrin  nuk i dihet te dashurve te atyre qe ju vdiqën  nga se ne pamundësi të kontrollit  dhe infektimit masiv  kufomat po zhduken ,po digjen dhe po asgjësohen ne Itali. Pran syve po më rrinë një vajze shqiptare qe vajtonte humbjen  e nënës dhe  varrin nuk ia din se ku u varros se paku për t’i dërguar një lule nëse kjo vet  i shpëton kësaj  katastrofe!!!.  -Kështu dikur  na paska nxënë gjumi...

-Kur u zgjova Igballi, ishte zgjuar  ora 5 të mëngjesit  për punë .Edhe se  u zgjua  ajo me kujdes  nuk  e kam dëgjuar ngase vonë  me morri gjumi. U mësova qe dy javë me te, çdo ditë edhe kafen  e pinim bashkë , dhe kalonim bashkë çdo ditë si pasoj e obligimit te izolimit.

-Sot ajo është në punë. Kam frike se çka do të ndodh deri sa të kthehet?.

-Kjo e keqe  e gjen njeriu ku se mendon!.

-Prandaj unë bëra gati një kafe për ta pirë. Sot Igballja  me mungon prandaj vendosa ta shkruaj këtë  tregim dhe t’i dërgoj asaj në distanca këtë kafe, ngase  nuk  ka mundësi ndryshe .

Unë  lus zotin qe të jetë në ndihmën    e familjes sime , shoqes sime te jetës Igballes ,fëmijëve të mi , familjes së gjere,farefisit tim,të popullit tim,por edhe    mbarë popujve te botes qe jen ne lufte m e këtë të keqe. Lus zotin qe kjo  e keqe te përfundoj sa me pare ,mos pastë as edhe një viktimë në botë . Lus zotin qe te kthehet buzëqeshja  dhe jeta normale  ne  gjithë botën...

23.03.2020, Shtutgard



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora