E marte, 23.04.2024, 10:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Përse i shkruaj këto vargje?

E premte, 27.03.2020, 10:06 AM


Përse i  shkruaj këto vargje?

Nga Përparim Hysi

Përse i shkruaj këto vargje

Në këtë kohë kaq të vështirë?

Kam mbushur plot një magje

Se po rrojmë si me pahir!!!

Një armik (se ku është gjendur)

Është lëshuar mbi ne me furi

Kafshon si qen, pa lehur

Po bën mbi njerëzit batërdi.

Është i padukshëm si ajëri

Dhe dëmi që bën,alarmant

Në gjithë botën vazhdon alarmi

Për të mposhtur këtë armik të"veçantë".

Ende nuk është gjetur një"armë"

Që këtë armik ta vrasë.

Ndaj bota është në alarm

Se po vret ky armik pa masë.

Në ballë të luftës është mjekësia

Që flet me GJUHËN E SPECIALISTIT

Për MJEKËSINË është dhe poezia

Se  na thoni si të shpëtojmë prej COVIDIT!

Na thoni që të rrimë brenda

Të rrimë ne VETIZOLIM

Në djall kush  shet dengla

Me vargje ka timin: mallkim!

Mallkim kush si "Orakull" hiqet

Se "po tretet për këtë popull"

Dua atij apo atyre COVIDI t'u ngjitet

Sa t'u vijë mendja rrotull.

Populli është ngopur me sllogane

Dhe u njeh mirë në kini fytyrë apo surrat

Këto vargje i bëj si tinguj kambane:

- Politikanë dhe gazetarë;- Na lini rehat!

BIBLA jonë, në këtë kohë, është MJEKËSIA

Që po martirizohet në luftë me armikun!

MJEKËSIA, sot për sot, është KRENARIA

Dhe jo ju, politikanë, që sillni panikun.

Tiranë, 23 mars 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora