E diele, 05.04.2020, 11:43 PM (GMT+1)

Editorial » Radovani

Fritz Radovani: Deklarata e fundit e Ndue Palit

E enjte, 26.03.2020, 04:11 PM


Nga Fritz RADOVANI: Pyetja I.

VIRUSI  PYET: A  E  DINI  KET ?

Ju pyet ju qeveritarve të Shqipnisë e të Kosovës, a e dini ket?

•1945… Plot 75 vjet ma parë, Ndue Pali para pushkatimit në Zallin e Kirit, i lidhun përdore me Caf Metin, ka deklarue simbas proces verbalit të mbajtun nga terroristi Aranit Çela:

Proçes- verbal. I mbajtun mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje,

Ndue Mirash Pali dhe Caf  Meti, nga Shkodra.

Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para drekë, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto: Ndue Pali: Nuk më vjen keq, që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!

Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike!

Rrnoftë Shqipnia e Shqiptarëve!

Të fala familjes.                             Prokuror  (Aranit Çela) d.v.”

Shenim FR: Fjala e fundit botohet pa asnjë ndryshim nga origjinali.

Qeveritarë! Tash 75 vjetë vetem vritni e zhdukni Atdhetarë! Turp per ju!

FOTOKOPJO E ORIGJINALIT:

Melbourne, 26 Mars 2020.



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT