E enjte, 18.04.2024, 11:29 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: U vra shpresa për ndryshim!

E enjte, 26.03.2020, 04:03 PM


U vra shpresa për ndryshim!

Nga Florim Zeqa

Lajmi për ikjen në amshim e artistes së madhe të skenës dhe teatrit, të madhes Leze Qena dhe protesta e qytetarëve të ngujuar në shtëpitë e tyre shkaku i "Coronavirusit" disa minuta para fillimit të seancës së kuvendit, ishin paralajmërimi i fatit të keq dhe kobzi i momenteve të rënda nëpër të cilat po kalon Kosova më shumë nga klasa politike e saj sesa nga epidemia "Covid-19".

Fuqia reale e një shteti janë qytetarët e jo partitë politike

Nuk duhet besuar dhe as dhënë mbështetje atyre që e sollën Kosovën në gjendjen katastrofale; pa zhvillim ekonomik, pa shëndetësi, pa arsim cilësor, pa asgjë gjë mirë në këtë vend, të cilët sot pa fije turpi çirren e shtirren si shpëtimtarë, duke penguar çdo iniciativë të mirë dhe çdo formë ndryshimi në këtë vend.

Nga qeverisja 21 vjeçare e vendit nga antivlerat dhe injorantët politik, populli i Kosovës duhet të ketë nxjerrur mësimin e duhur, që forcën e madhe që posedon mos t'ua lë më në dorë politikanëve të papërgjegjshëm.

Forcën e ndryshimit pozitiv nuk e përbën asnjëra parti apo lider partiak, pasi forca e vërtetë janë qytetarët e vendit. Populli dhe vetëm populli e përbën forcën e ndryshimit, shpresës dhe ardhmërisë së një vendi e jo individi apo subjekti politik.

Vetëm atëherë kur populli e njeh fuqinë e tij të vertetë, atëherë do të lirohet nga uzurpatorët, demagogët, hipokritët dhe antivlerat e katapultura në majat e shtetit.

Çdo vend e ka qeverinë që e meriton

Një thënje e urtë italiane e thotë "Ogni paese ha il governo che si merità", që në shqip i bie; "Çdo vend e ka qeverinë që e meriton".

Parashtrohet pyetja, a e meriton ky popull këtë që po e përjeton nga kusarët politik!?

Në vend të përgjigjes në këtë pyetje, do të thoja se një popull që mashtrohet lehtë, akoma më lehtë tradhtohet. Me secilin që flet veq e veq, nuk pajtohen me gjendjen e krijuar në vend. Mirëpo kur vjen momenti për të vendosur (zgjedhjet), mashtrohet nga premtimet boshe ose joshen me gjëra simbolike dhe të papërfillshme nga të njëjtët politikan.

Ky është tregues se diçka nuk është në rregull me vetëdijen tonë!

Një herë edhe mund të mashtrohesh nga çdo kush, por herën tjetër fajtor nuk është mashtruesi, por jemi ne vet. Fajtor jemi ne populli që po mashtrohemi në vazhdimësi dhe në çdo palë zgjedhje, duke ju besuar hipokritëve dhe matrapazëve të njëjtë, apo siq e tha një mik i imi; "Fajtor jemi ne populli që kemi sy dhe nuk po shohim, që kemi vesh dhe nuk po dëgjojmë, që kemi tru dhe nuk po mendojmë" (H.M.).

Zbulimi i motivit për shkarkim dhe mocion

Qeveria e shpresës ishte rasti historik për ta bërë kthesën e madhe të ndryshimit pozitiv, që tashmë kishte filluar në vendin tonë. Do të na duhet shumë mund e kohë për të ardhur në një momentum të dytë si ky, për ta nxjerr vendin nga kthetrat e uzurpatorëve.

Edhe pse me maska në fytyrë, shumë qeveritarë dhe deputet në sallë u zhveshën dhe dolën "lakuriq" me fytyrën e vërtetë në tempullin e demokracisë dhe para qytetarëve të vendit.

Gjatë seancës së kuvendit u vërtetua ajo që e kam thënë paraprakisht dhe në vazhdimësi, se shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme nuk ishte motivi, por shkaku i mbulimit të motivit të vërtetë.

Për më tepër se kaq gjatë seancës së djeshme u zhvesh lakuriq edhe motivi i mocionit për shkarkimin e qeverisë në rrethanat e jashtëzakonshme që po kalon vendi.

Rrëzimi më i pazakont dhe i pakuptimt i qeverisë

Rënjen e kësaj qeverie e deshiruan vetëm dashakëqinjët dhe interesgjinjët, të korruptuarit dhe inkriminuarit, dallaveregjinjët dhe matrapazët politik.

Është e dhimbshme pse kemi ardhur në këtë situatë. Këta që e shkaktuan rënjen e qeverisë nuk e kanë hallin e popullit, por të interesave të tyre personale dhe klanore.

Dje ishte dita "D" për Kosovën, ishte dita mes dritës dhe errësirës, mes lindjes dhe perëndimit, mes fundosjes dhe shpëtimit, ishte dita nga e cila Kosova do qëndronte dhe hapëronte me këmbët e saj! Ndodhi më keq se kaq, në orët e vona të ditës së djeshme u vra shpresa për ndryshim, u vra e sotmja dhe e nesermja e gjeneratës së re për jetë në Kosovë.

Pas përfundimit të seancës së kuvendit, gjatë bisedës me një intelektuale nga qyteti i Pejës, profesoresha e dëshpruar nga vendimi që u mor në kuvend u shpreh në këtë mënyrë: "Menduam që e bëm ndryshimin me zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, mirëpo siq u pa, as këta nuk paskan qenë shpresa e ndryshimit, vaj halli për ne që qendruam në këtë vend duke shpresu që do të bëhet mirë".

Definitivisht po vërtetohet konstatimi im në shkrimin paraprak, se pa largimin komplet të kësaj klase politike nuk do të ketë ndryshim dhe as perparim në vendin tonë.

Errësira më e madhe është pak para se të lind dielli!

Vullnetin e popullit per ndryshim e ndihmon edhe Zoti!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora