E marte, 23.04.2024, 06:41 PM (GMT+1)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: Jam i mërzitur populli im

E enjte, 26.03.2020, 04:00 PM


Sejdi BERISHA:

JAM I MËRZITUR POPULLI IM...

Jam i mërzitur

Jam i mllefosur

Jam edhe i dëshpëruar

Për mendjen aq të ultë

Për kokën aq të sëmur

Kështu nuk ecën përpara

Kështu atdhedashuria

Sikur i ngjanë plagëve të pashëruara

Kështu çmendet gjaku

Kështu terrin e sjellim

O sa më rëndojnë dhembjet shekullore

Se jam i mërzitur për Ty Kosovë

Sot kaq mund të them:

Zoti të bekoftë atdheu im

Zoti të shpëtoftë kombi im

Që aq i shkapërderdhur dukesh

Nesër ëndërroj të të përqafoj

Me mallin e bashkimit

Me etjen e vetëdijes

Se kemi të rinj e të reja

Ata e bëjnë ardhmërinë

Ata din t’i këndojnë lumturisë

Jam im mërzitur

Toka ime e pavdekshme

Populli im i përvuajtur

Njeriu im i përçudshëm

Por nuk ka çfarë t’u bëjë

As ligatina e pandemisë

As smira dhe as budallallëku i njeriut

Jam i mërzitur

Ti populli im obelisk historie

Por mos t’i rrënojmë

Përmendoret tona të pavdekësisë

Jam i mërzitur

Jam i mllefosur

Populli im

Toka ime e përgjakur

Vendi im edhe tash i plagosur...

(©S. B.)

(E enjte, 26 mars 2020)



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora