E premte, 19.04.2024, 07:41 AM (GMT+1)

Mendime

Bekri Murselaj: Kaosi sot në Kosovë lidhet me emrin Agim Veliu

E enjte, 26.03.2020, 03:51 PM


Kaosi sot në Kosovë lidhet me emrin Agim Veliu

Nga Bekri Murselaj

Emri i Agim Veliut, është emër i njohur për popullin tonë dhe veçanërisht për ndikimin e tij dhe fuqinë e tij brenda LDK-së. Pozita e tij e nënkryetarit brenda partisë, ka një fuqi që mund të quhet vetëm nënkryetar, e që realisht ky nënkryetar e ka ndikimin si kryetar brenda partisë së tij.

Figura e tij lidhet me të gjitha proceset brenda partisë, duke dërguar shpesh partinë  në rrugët e gabuara politike, shpesh herë për ambiciet e tij politike, e fut partinë dhe vendin në "qorrsokake" të dëmshme për Kosovën.

Për këtë person pozita e nënkryetarit brenda partisë, duhet të rishikohet nga ana e partisë dhe njëkohësisht duhet të evitohen dëmet që ia ka bë ky person partisë, dhe sidomos Kosovës.

Njeriu që nuk ka pas guximin, të marrë nominimin për kryeministër në asnjë palë zgjedhje, jo pse nuk e ka fuqinë brenda partisë që ta bëjë një gjë të tillë, por që e dinë realitetin se po të dilte kanditat për kryeministër, partia e tij me siguri do të dilte e treta ose e katërta në zgjedhje.

Dhe ky nënkryetar po sa të kryhen zgjedhjet nacionale, bëhet i gjallë në marrjen e vendimeve brenda partisë, për ambice të tij personale. Ky nënkryetar me veprimet e tij brenda partisë, sillet sikurse t'i fitonte vetë zgjedhjet dhe jo bashkëpartiakët e tij. Nëse iu referohemi vetëm veprimet e tij të fundit në këto zgjedhje; duke e kundërshtuar vazhdimisht një koalicion mes VV-së dhe LDK-së, derisa për një koalicion të tillë ishin pro të gjithë nga të dy partitë, duke përfëshi këtu edhe kryetarët  e partive Albin Kurtin dhe Isa Mustafën.

E si ka mundësi që nënkryetari Agim Veliu të del kundër kryetarit Isa Mustafa, që ishte pro koalicionit me VV-në?!

E krejt ky kundërshtim për koalicion me VV-në, nga ana e Agim Veliut, bënë që ky veprim i tij të ishte kundër krejt vullnetit të votuesve të LDK-së, dhe bashkëpartiakëve të tij, vetëm e vetëm për ambiciet e tij personale, duke e kushtëzuar partinë për një pozitë të tij në qeveri.

Agim Veliu mori primatin e të parit në parti në momentin që e kundërshtonte koalicionin me VV-në, ai nuk e kundërshtoi këtë koalicion për ndonjë parim por për një skenar tjetër. Agim Veliu priste që të kalonte afati kushtetues për nominin e kandidatit të partisë parë, me qëllim që t'i kaloj LDK-së mandatari i qeverisë dhe pastaj ta nominonte veten në mënyrë unanime brenda partisë.

Sepse plani i dytë ishte që kryeministri t'i takoj LDK-së, me partitë e tjera si PDK, AAK, NISMA duke e dërguar VV-në në opozitë edhe pse ishte partia e parë VV. Dhe pas shumë bisedash mes VV-së dhe LDK-së arrihet koalicioni mes këtyre partive, duke e favorizuar Agim Veliun me pozitën e ministrit të Punëve të Mbrendshme. Por çfarë dëmi i shkaktoj një herë komunës së Podujevës për ambicie të tij personale? Me dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të Podujevës, ky kryetar i shkaktoj humbje 400 mijë euro, buxhetit të Kosovës, duke dërguar komunën në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe tash Kosovën po ashtu në zgjedhje të jashtëzakonshme, ku pritet të kushtojnë nja disa milionë euro zgjedhjet. Agim Veliu do të mbahet mend si një politikan i dështuar në vend, që për ambice të tij personale, shkaktoj krizë institucionale në Kosovë, e aq më keq në një kohë pandemie në vend. Në vend se të diskutohej për buxhet shtesë për Ministrinë e Shëndetësisë që t'ju dilet në ndihmë qytetarëve në këtë kohë pandemie, deputetët e LDK-së, krijuan krizë institucionale për ambiciet personale e partiake.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora