E marte, 19.03.2024, 02:21 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Shoqëria jonë ka nevojë të çlirohet nga sëmundja e tifozërisë politike

E enjte, 26.03.2020, 02:42 PM


Ndue Ukaj:

Populizmi politik është sëmundje e rrezikshme. Këtë leksion na dëfton historia.

Kurse shoqëritë që bien në këso kurthe, pësojnë shumë dhe lëngojnë gjatë.

Aty vërshojnë demagogë dhe profetë të rremë.

Kosova nuk ka nevojë për politikanë populistë dhe udhëheqës kryeneçë, që ëndërrojnë revulucione të gjata dhe të tillë që aleatët i trajtojnë me përbuzje.

Në anën tjetër është shumë e dhimshme të shihësh si janë katandisë ushtritë internetit në tifozëri politike.

Njerëz - shoqëria jonë ka nevojë të çlirohet nga sëmundja e tifozërisë politike.

Po s'e bëmë një hap të tillë, porta për të hyrë në fazën e emancipimit politik, mbeten të mbyllura, kurse ne, një ditë, të gjithë mund të zgjohemi duke ecur në një drejtim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora