E shtune, 20.04.2024, 02:18 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Me Isa Mustafën LDK do e thyejë qafën

E merkure, 25.03.2020, 12:44 PM


ME ISA MUSTAFËN, LDK, DO E THË QAFËN

Nga Dedë Preqi

Është mëkat i madh me ia luajt eshtrat tani presidentit historik Ibrahim Rugova, por nuk kemi kah t’ia fillojmë pa e marrë nëpër gojë  atë vigan të madh të dijës, të kulturës, të politikës dhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës, që nuk po mundemi së paku një fjalë të vetme të porosisë së tij, ta qojmë në vend, por edhe më keq, kur në emër të tij, përvetësojmë dhe mashtrojmë pasardhesit e tij partiak.

LDK, me udhëheqjen e presidentit historik, jo vetëm që nënkupton përvojën dhe fitoren mbi sistemin monist të kohës, por një qëndrim i pa tundur, të cilit i printe dhe mund t’i bashkangjitej kushdo edhe një qytetar i thjeshtë i vendit, mjafton të kishte vullnet por edhe guxim me domethënjën e vendosmërisë për të vënë në veprim ndjenjën e dashurisë për liri dhe demokraci.

Janë mjaftë domëthënese idetë dhe urat ndërlidhëse që presidenti Rugova, i krijonte edhe me diasporën shqiptare në vendet e ndryshme perëndimore, ndoshta këtu e filloi bërthamën e organizimeve dhe planeve të para arkitektonike të demokracisë së Kosovës, por edhe  lëvizjet për themelimin e shtetit të lirë demokratik, në të cilin jemi sot.

Nëse e kemi parasysh këtë figurë të madhe historike të kombit tonë dhe vazhdojmë ti ruajmë këto parime dhe ti kultivojmë përmes LDK, që e krijoi vetë presidenti si Lëvizjen e parë demokratike në Kosovë, përballë një pushteti paralel dhe monist, që bëhëj fjalë për një ngjarje të madhe historike, e cila zhvillohej brenda një hapësire në kushte dhe rrethana të kufizuara.

Nuk do të thotë se pas vdekjes së presidentit Rugova, do të vjen një pasardhës tjetër që do ta zavendësonte figurën identike të Rugovës,  kjo nuk është e mundur, por së paku në timonin e LDK-së, të kemi një përsonalitet të denjë dhe të pranueshëm, që i bashkon njerëzit në frymën e tillë, dhe gjithë ata adhurues shqiptarë që kishte nga gjitha këndet e botës, ti ruaj dhe ti ushqejë akoma dhe përherë, sepse edhe vepra e tij ishte ashtu e pa vdekshme.

Dhe, çka kemi të flasim pas postmortum të presidentit Rugova, sikur kjo parti do merrte me vete në varr edhe gjithë historinë e saj të bujshme, dhe sikur orën e saj e ndal dikush mbrapa dhe nuk e lejon të ecën me tiktakët e saj të sakta dhe të frymës rugoviane, apo t’ia shtojmë fjalinë e këtij titulli, që me Isa Mustafën, sikur LDK, do e thë qafën.

Dhe pikërisht duke u nisur prej këtu, duhet të mendohen edhe njëherë ato vlera demokratike, fryma  e një burimi të pashterrshëm vlerash, që u trashëgue nga ajo pasuri e madhe nga lideri historik i të gjitha kohërave, sikur këtu hasim në një përpjekje të kundërt të parimeve dhe frymës së tij rugoviane, duke i dhënë vetëm një lloj fasade mashtruese, për të përfituar një lloj madhështie përsonale i kryetarit në fjalë përmes veprës madhore të Rugovës.

Zanafilla e kësaj krize fillon aty ku LDK, në krye me Isa Mustafën, për t’u bërë përsonalitet dhe për të marrë pushtet, e filloi bashkëpunimin me partinë më të përfolur në vend për krime dhe korrupsion në krye me liderin e saj, që njëherë i akuzonte për të bëmat e tyre dhe organizimet kriminale kundër përkrahësve dhe kundër vetë presidentit Rugova, pastaj jo vetëm që hyri në kualicion me PDK, por edhe i dha shancë këtij partneri, duke e bërë Hashim Thaçin, president i vendit.

Në fakt këtu hasim edhe në shumë përpjekje të kryetarit të kësaj partie Isa Mustafa, që zë fillin e tij në këtë brendësi, të një përballje ndaj gjitha përpjekjeve të atyre që e kundështuan dhe atyre që i   kundërvihen brenda, apo nga jashta, apo rrezulltojnë me mospajtimin e tij, ishte diçka e pa mundur falë njerëzve që i ka afruar për rreth për interesa të veta, për t’a mbrojtur dhe për ti bërë vegla të veta egoiste e partiake.

Mjafton të përmendim vetëm rastin më skandaloz që bëri me anëraren e LDK,  nga Gjermania, me zonjën Donika Gërvalla, e bija e heroit kombëtar Isuf Gërvalla, e cila tërheqët zvarrë me urdhërin e Mustafës, që të mos merrte pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshem të LDK, në Kosovë, sepse i frikësohej fjalëve të saj dhe fakteve të vërteta nga spektri i përçarjeve dhe të padrejtave  ndaj anëtarëve të diasporës, në rast se i çfaqëshin mospajtime urdhërave dhe sugjerimeve të tij.

Pothuajse gjithë diaspora shqiptare si një emërtim i veqantë njerëzor, përveqse u tregue shumë aktive dhe me një strukturë gjithnjë të skalitur, të cilën e udhëheqte një vullnet dhe organizim i njerëzve atdhedashës, të frymëzuar e të brumosur me këshilla dhe nga udhërrëfimet e presidentit Rugova.

Mos të thëmi se këto vlera sot, sikur e kanë humbur rrolin e vet të mëhershëm, pikërisht me qëndrimet dhe udhëheqjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së,  ku rrjedhat bashkëpunimit me këtë komunitet janë zbehur dhe ftohur nga një pjesë e madhe e anëtarëve të degëve të LDK-së, në diasporë, përshkak të anashkalimit, mospërkrahjes dhe mosbashkëpunimit nga lideri i kësaj partie.

Dhe sot në këtë kohë dhe në këto momente, sëcili e përcepton krizën e thellë nga «corona virusi covid19 » që mund t’a kaplojë edhe Kosovën, por dhe botën, dhe mbi të gjitha do duhej të përvijojmë ndjenjën e vegjilenecës, seriozitetit dhe përgjegjësisë përballë këtij virusi të rrezikshëm, që të menjanojmë dhe ndalim hovin e tij, përmes një organizimi të gjithmbarshëm, pa dallim partie dhe dhe pa dallim etnie, si diçka që duhet domosdoshmërisht  të na bashkojë në këto ditë të rënda që të shpëtojmë nga vdekja si në kohë lufte.

Kosova dhe qeveria e saj së bashku me gjitha Institucionet e veta dhe ato përkatëse të shëndetësisë, deri më tani ka treguar seriozitetin dhe përkushtimin e saj të mundshëm, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve të vet dhe në sëcilën kohë me kapacitetet e veta që ka, për të tejkaluar këtë situatë të pa pritur. Prandaj, përsa i përketë pyetjes se si mund të zgjidhet konkretisht ky problem urgjent, një përgjigje reale do të ishte në rend të parë, kontrolli i shtetit dhe vetëdijësimi i popullit, për të qëndruar brenda objekteve të veta përderisa do të lejon koha me dalë edhe përjashta.

Ndërsa, mocionin e shkarkimit të qeverisë Kurti, që ka përgaditë kryetari i LDK, Isa Mustafa, që do ti shërbente  hajmalia e PAN-it, në krye me kryetarin e shtetit, këtu para se gjithash këto ide nuk kanë qëllime të mira për popullin as për shtetin, por janë forma të përgaditura nga forcat e errëta, imazhi i të cilave i tejkalon vetitë e njerëzve primitiv, kur edhe vetë bëhët shkakëtar i rrëzimit të pushtetit të vet.

Prandaj, vendi jonë sociologjik në kushte dhe rrethana të duardurshme dhe këtë herë shumë prekëse, duke u përballur me një armik që po i kërcënohet edhe gjithë botës, dhe mbas gjithë kësaj sfide ia shtojmë edhe politikën e trishtë, duke i dhënë mbështetje formave që shquhen për vetë-degradim, për vetë-shkatërrim, dhe vetë-përmbysje,  atëherë ku do na qojë ky realitet psikik, apo i sëmuarë, që po ia bëjmë këtë shërbim të panevojshëm vetëvetës.

Kjo prirje përbënë pikërisht objektin e shqetësimit të një shteti dhe të një populli, sikur në këtë rast të situatës në të cilën gjindet Kosova, kinse për heqjen e taksës nda Serbisë, dhe përshkak të shkarkimit të ministrit të brendshëm Agim Veliu,  LDK, në krye me Isa Mustafën, e ngrisin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, me përshtypjen se jemi aleat i SHBA-ve, të cilët dhe këta e dëshirojnë një gjë të tillë, por kush e beson, apo cila Amerikë, është ajo që na dëshiron kështu të ndarë dhe të përçarë.

Ka edhe të atillë, ndoshta nuk janë të paktë në Kosovë, që e duan këtë përmbysje të qeverisë Kurti, janë këta njerëz prej të cilëve buruan shumë të këqija ndaj këtij vendi dhe ndaj këtij populli. Janë këta njerëz prej të cilëve varen edhe vendimet e ardhshme dhe e ardhmja e këtij vendi, në përsëritjen e pushtetit të tyre, duke hyrë përsëri në qeverisjen e PAN-it, do të ishte më mirë, sikur ky popull të infektohet përpara i tëri me virusin korona, dhe të ndajmë dilemat se, a do të shpëtojë, apo nuk do të shpëtojë…

Dhe për të folur në mënyrë shumë konkrete, a thua e kemi kuptuar se çfarë po kërkojmë në këto rrethana, e jemi duke rrëshqitur nëpër fatin tonë dhe duke shkelur nëpër gjakun e atyre, që na bënë të mundur të marrim frymë lirisht dhe të jetojmë si njerëz të lirë në këtë botë. Çka po kërkon Isa Mustafa, përmes kësaj përshtypje të prishur dhe jo njerëzore, jo qytetare, jo parimore dhe më pak akademike, i cili po na bënë gjithë këtë rrëmujë dhe po inicion së bashku me Hashim Thaçin, përmysjen e qeverisë edhe në këtë situatë të pandemisë së koronavirusit, të cilët po dëshmojnë se  nuk u intereson popullata, por pushteti i tyre i qelbur.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora