E marte, 16.04.2024, 01:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Unë sovrani yt, Atdheu im

E merkure, 25.03.2020, 10:42 AM


Neki Lulaj

Unë sovrani yt,  Atdheu im

Unë sovrani yt, Atdhe, kam kaq ëndrra e dëshira të pamata

T’i njoh vitet e  shekujt që kullojnë gjak prej plagëve

Ta njoh token e -palavruar me eshtra në brigjet e lashta

Njoh kullën e Nishit  ndërtuar me kafkat e dardanëve.

T’i njoh vuajtjet, brengat, ëndrrat që s’të mbaruan  kurrë

T’i njoh dëshirat  dhe   burrat që  për ty  sakrifikuan

T’i njoh edhe pushtetarët që sot për ty dalin në tribuna

T’i njoh edhe lakmitarët për pushtet që luftën  harruan.

Ti njoh edhe ata që premtojnë e mashtrojnë

E premtimet  dhena  kurrë nuk i mbajnë

Ua njoh nënave  gjamat  për bijtë që iu mungojnë

Edhe pas njëzet viteve dëgjoj klithje,  gjamë e vaj.

E këtu bëhet luftë për pushtet, për karrike e poste

E sovrani qan  vajton  e piskon si një një xhungël e egër.

Eh, Atdheu tim e kanë kapur  dërdëllisit prej dore

E morën  mediokrët,  despotët që duken si bajlozë pa emër

Antikombëtar!

-Për ZSh-në, nga Gjermania, 24 Mars 2020-



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora