Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Mëhill Marku: Bashkë prap do të rrimë

| E merkure, 25.03.2020, 10:25 AM |


BASHKE PRAP DO TE RRIME...!

-Cikel poetik nga Mëhill Marku

UNË DHE ZOGU I NDËRRUAM VËNDET

Gjithëmonë zogjt i kam dashtë

Dhe ndrye i kam shpesh në kafaz

Sa herë donin të dilnin jashtë

Unë i pershendesja buzagaz !

Dhe fluturonte cep e më cep

Tundte koken shihte me maraz

Sikur më thonte: deren a ma hap

Unë i thoja: je mirë këtu në kafaz!

Ai rrinte ditë e natë i mbyllur

Per inat lëshonte ndoj cicërimë

Tamam siç jam unë sot i lidhur

Dhe me pëllëmbë e mas shtëpinë!

Sot në mëngjes akoma pa zgjuar

Zogu me sqep në dritare më çukiti

A e din ti se kohet kanë ndryshuar

Dhe harlisej zogu, i tundej bishti !

E pranova ashtu,dashtë e pa dashtë

Dhe shpirti mu mbush me maraz

E shikon më tha: unë fluturoj jashtë

Ndërruem vendet: tani rri ti në kafaz!!

Kokëulur e pranoj o zog i dashur

Lirinë tënde unë kurr s'e kam ditë

Fluturo ti pyjeve me ajer të paster

Se mue më futi në kafaz virusi covid!

S'ka gjë se do merzitem si ti dikur

Veç virusit i kerkoj të më bëj një nderë

Më mirë më merr mua nëse je burrë

Largohu e hap dyer e dritare per të tjerë!

FORCA  ITALIA !

Të dy zemrat si dy flutura

Si dy motra ngjajnë të jenë

Që të dyja sa të bukura

Njera e kuqe,tjetra arcobalenë.

Në mes tyre Adriatiku

Gjërë e gjatë si një damarë

Me ket gjak gufon tik-taku

Si një zemer:italian-shqiptarë!

Shqipja ime nga maja shkrepit

Ka hedh shikimin per më atë anë

Pritë na vuri sëmundja e shekullit

Ska si të vi e të të rrijë pranë!

Ti Itali sot shumë po vunë

Ah ky dert ne seç na ndali

Se pranë teje do të vija unë

Të lyej plaget me dorë te balli!

Shumë e rëndë kjo sëmundja jote

Të dhëmb fort ty e na dhëmb ne

Si s'të ndihmoj kjo jallane bote

500 mijë shqiptarë në gji tënd i ke!

Dhe pse duam dot s'të vijmë

Do çanim male do çanim det

Per ty duke u lut në gjunjë rrimë

Dhe ne po luftojmë me të njejtin dert!

Ngrije ballin lart, Forza Itali

Jepi vehtes jetë e shkelqim

Jetë e dritë jepi gjithë botes ti

Se ti je per boten si diell në agim!

Si dy flutura prap e prap do rrimë

Sot të ngujuar jemi në tonat fole

Mbi ket virus ngrije ylberin si gezim

Shëroju shpejt ti, të shërohemi dhe ne !

E KEMI PREJ ZOTIT A PREJ ROBIT?

Ç'është kjo mortajë që i sillet globit

Litarin po na e sherngon fort në fyt

A e kemi prej Zotit a e kemi prej robit

Ç'mëkat kemi bërë pse don me na mbyt!?

Dhe një çast u ngjita lart atje në qiell

Në gjunjë u ula e fola me Perendinë

O At: më mirë na digj të gjallë në diell

Ki mëshirë per selinë tuaj shpetoje Italinë!

Kam parë parada me armë me ushtarë

Dhe kometa e yje që shuhen në qiell

Paradë me arkivola kurr s'kisha parë

Të vdekur pa varr me fytyrë per diell!

Ç'është kjo nëmë, ç'është kjo gjëmë

Ku je Trump,Merkel,Gjonson e Makron

Si s'u bëri zemra të ndihmoni Italinë nënë

Kush s'ndihmo nënën do ta gjëjë më vonë!

Shpiket çfarë s'shpiket ju per ushtrinë

Aeroplanmbajtse,tanke, avion e raketa

S'shpiket një gjë të vogel që quhet "Vaksinë"

Që njerzimit e ushtarëve tu shpëtohej jeta!!

Jo, ju armet i shpiket veç per të vrarë

Që të bëheshit perandori e perandorë

A keni menduar se dhe ju u pret varrë

Një ditë u bëtë hiç,s'keni gjë në dorë?!!!

U bëj thirrje: armet mbytini në det

Kanë ndërruar kohet, është luftë e re

Veç arma "Vaksinë" e vetme ka mbet

Shpetimtari i vetem per ju e per ne!

Ku shkuat, ku jeni o lidera botrorë

Që fuqinë tuaj e matnit me galaktika

Një virus i vogel u ka bërë sherbëtor

Keni vënë maska,kundragas nga frika!

Dhe Ati atje në qiell hyjnor më tha:

Jo birë, kjo mortajë s'është prej Zotit

Veç njerzit njeri tjetrin me dhëmb e ha

Se unë i jap dritë e jetë gjithë Globit!

DO IK VIRUSI- PRAP BASHKË DO RRIMË !

Sot e mora lapsin

Të them një mendim

Fjalët bashkë s'më hasin

Dhe fjalët janë në strehim!

Fjalë shkruaj, fjalë prish

Sikur i nxjerr nga pusi

Motivi seç mu trisht

Mos fjalët i zë virusi !?

Dhe prap bëj të shkruaj

Mendimi jo,nuk ndalet

Në se s'ju pelqen vargu

Kohë virusi, më falet !

Serish i çukis vargjet

Si ai zogu me skep

Me spirancë nxjerr fjalët

Virusi dot s'më step!

Vargjet merri zog i dashur

Per mua bëju sot korier

Pa faj jemi si të burgosur

Lexuesve çoja në çdo derë !

Në vend të perqafimit

Çoju një varg, cicërimë

Shkundi prej trishtimit

Thuaju: do ik virusi

...!

Bashkë prap do te rrimë!

-Per Zemra Shqiptare, nga Shengjini, Mars 2020-