E premte, 19.04.2024, 10:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Lajmet shqip

E merkure, 25.03.2020, 09:23 AM


Lajmet shqip

Parodi humoristiko – satirike nga Demir Krasniqi

Shikues  të dashur ,

Futni veshtë në lesh ,

Se koha ka ardhur –

Po japim  lajmet “FLESH “ !

Lajmet “FLESH” po i japim

Me fjalë t’ pastra shqip !

Gjellën n’ prush e kapim –

Nuk e lamë pa krip !

Ne po transmetojmë ,

Në programin “LIVE” !

Juve po iu mësojmë –

Si t’ iu qitni dhive !

Nxënësve po iu mësojmë ,

Metoda “KURI KULI” !

Deri  sa n’ shtëpi të  shkojmë –

Do t’ zihet pasuli !

Nxënësit do t’ i mësojmë

Me metoda “PISA” !

Festat t’i festojmë ,

Sa ma shumë me plisa !

Deputetët e vendit –

Krejt i kanë lanë mentë !

Po ikin prej Kuvendit –

Po shkojnë n’ “PARLAMENT” !

Dhe në fund me zemër ,

Në emër të Zotit –

Po japim për nesër ,

Parashikimin e motit !

Para se me fjet ,

Kem një lajm të gëzueshëm –

Nesër do të jetë ,

Moti i ndryshueshëm !

Do t’ fryjnë erëra t’ lehta ,

N’ drejtime të ndryshme –

Me  fuqi  të shpejta ,

Me efekte t’ frytshme  !

Nesër rrini n’ shpi –

Mos prekni punë me dorë !

Diku do t’ bien shi ,

E diku do t’ bien  borë !

Diku me vranësira ,

Diku mot me diell ,

Me rreze të dëlira –

Do t’ shkëlqejnë në qiell !

Temperaturat do të sillen

Deri përmbi vadë ,

Qe nga  minus dy  do t’ mbështillen –

Deri n’ 40 gradë !

Gjilan , më 20 . 03. 2020 .       Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora