E marte, 31.03.2020, 11:12 PM (GMT+1)

Aktualitet

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Kolegë, shumëfishoni masat e vetëruajtjes

E marte, 24.03.2020, 08:54 PM


Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Kolegë shumëfishoni masat e vetëruajtjes nga pandemia! Kërkojmë masa të posaçme dhe teste të shpejta për stafet dhe gazetarët në media. Po rrezikohen pagat e gazetarëve

Tiranë më 24.03.2020

Risku prej pandemisë së COVID-19 në vendin tonë, sipas pohimeve të fundit nga ekspertë dhe drejtues të institucioneve të shëndetësise publike, po bëhet çdo moment e më tepër i lartë. Kjo situatë seriozisht kërcënon shëndetin e dhjetra e pse jo, edhe qindra reporterëve që raportojnë nga terreni dhe në të gjitha skajet e vendit.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e ndjek me alarm këtë situatë dhe apelon për masa të posaçme ruajtëse dhe parandalimi.

Ne u drejtohemi gjithë kolegëve që janë në lëvizje e komunikime për arsye raportimi jashtë redaksive dhe banesave, të dëshmojnë kujdes e përgjegjshmëri ndaj këtij rreziku. Respektimi i këshillave dhe guidave shëndetësore është detyrim për çdo gazetar kudo ku ndodhet dhe sido që ta sjellë rrethana. Trimëria ndaj pandemisë nuk është risk vetëm individual, por kolektiv, familjar dhe shoqëror. Për këtë arsye, kujdesi dhe vetëmbrojtja janë parësore.

Në këtë kuadër, organizata jonë u drejtohet pronarëve, administratorëve të mediave dhe drejtuesve të stafeve redaksionale në vend, të ndryshojnë gjithë strukturën e punës, proceseve dhe kontakteve profesionale nê mjediset tona mediatike.

Ripërsërisim kërkesën tonë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të ofrojë; për reporterët dhe gazetarët që ndodhen në terren përditshmërisht, për stafet që konsumojnë kohën më të madhe profesionale ne redaksi dhe studio mediatike, mjete dhe paisje mbrojtëse falas.

Kalimi i kësaj pjese të komunitetit tonë profesional në teste të detyrueshme, do të evitonte përhapjen e COVID-19 në mjediset e medias shqiptare dhe tek personat tanë të afërt.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, risjell në vëmendje të Qeverisë dhe autoriteteve më të larta institucionale ne vend, të konsiderojnë pa vonesë dhe të marrin seriozisht pasojat e afërta të situatës së rëndë ekonomike e financiare mbi gazetarët dhe punonjësit e mediave. Këto pasoja po shumëfishohen nga kriza pandemike nën të cilën ndodhet vendi ynë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nga të dhënat e raportuara për muajin e fundit njofton se rreth 20 për qind e numrit të përgjithshëm tê punonjësve në media,( prej rreth 6120 punonjës) rrezikojnë të humbasin vendet e punës. Ndërkohë që kjo situatë parathotë rikthimin drastik të vonesës (dhe ndoshta edhe ndërprerjeve), të pagesave financiare për gazetarët.

Zyra e Shtypit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT