E premte, 29.03.2024, 10:46 AM (GMT)

Mendime

Novi Rosaj: Cili është gabimi i katastrofës Italiane?

E marte, 24.03.2020, 08:10 PM


Italia 7% vdekshmeri, Gjermania 0.3%

Cili është gabimi i katastrofës Italiane?

Nga Novi Rosaj

OBSH-ja paraqet vdekshmërinë me 3.4%, Robert Koch Institut për Gjermanin me 0.3% (me 18.03.2020), Shqiperia sot me mbi 4%, kurse Italia me më shumë se 7%.

Kush ka të drejtë? Apo kemi të bëjmë me viruse të ndryshmë?

Vdekshmëria naive që njofim sot për sot është një parashikim paraprak i shifrave që rrjedhin nga përqindja e të vdekurve të testuar pozitivisht me Covid 19. Por nuk është as pak e qartë nese janë gjetur të gjithë të infektuarit. Shifra e errët e të infektuarve mund të jetë shumë më e lartë sesa statistikat aktuale. Në qoftë se unë jam i infektuar, më intereson saktësisht, se sa përqind e mundshmë është që të mbijetoj Covidin? Por që të qartësohet meraku im duhet të dihet me saktesi numri i të infektuarve dhe jo vetëm i testimeve me pozitiv. Fakt është se shumica e vendeve të prekura numrojnë vetëm pjesen pozitive të testimeve. Tashmë është e njohur boterisht se nuk ka mjaftueshëm teste në asnjë shtet. Për Italin me mbi 60 milion banor duhet të kishin disa mijëra testime në ditë, ndoshta 20.000 teste apo shumë më shumë në çdo ditë. Duke u bazuar në këtë mungesë testesh mund të themi se është gjendje tronditëse për deri sa akoma nuk dihen shifrat e errëta te të infektuarve. Në të vërtetë, ky është një lajm i mirë dhe pozitiv, sepse duke qënë shifrat e te të infektuarve shumë më të larta kemi përqindje më të ulët të vdekshmerisë sesa ajo e menduara deri tani. Nga studimet që kemi tashmë nga kontinenti aziatik është e qartë se moshat mbi 80 vjeç janë 70 herë më të paqëndrueshme ndaj Covidit 19 sesa moshat shumë të reja. Po ashtu këto studime na mesojnë se të semurit kardiak dhe diabetik kanë rrezikshmeri tre ose kater herë më të madhe sesa ata që nuk vuajn nga këto semundje.Kurse në Europë, ndryshimi kryesor në mes Italis dhe Gjermanis për sa i përket SARS-CoV-2 është se Gjermania ndermori siperfaqe të madhe testimi. Ku edhe shumica e të testuarve ishin të rinjë të infektuar dhe të posa kthyer nga pushimet. Që po mos të lokalozoheshin, ata mund të ishin përhapës shumë të shpejtë të Virusit duke pasur parasysh levisjet e tyre energjike. Kurse komplet e kunderta ndodhi në Itali, pra u vonuan në testime masive dhe lokalizime, deri sa u përhap së tepermi dhe tashmë testimet u detyruan të përqendrohen në të semuret e rëndë në spiale dhe madje duke u testuar së shumti me pozitiv. Në Itali të semuret rëndë i përkisnin një grupmoshe të lartë, pra testimet tashmë i përkisnin moshës së thyer. Metoden italiane të testimit po e ndjek edhe Shqiperia por që favorizohet nga kushtet e rrebta të izolimit më në kohë sesa Italia. E kunderta ndodh në Gjermani, me testime në një grupmoshe aktive dhe relativisht të re. Pikërisht kështu arrijmë edhe në këtë ndryshim të lartë për sa i përket përqindjes së vdekshmerisë. Një ndryshim tjeter në mes Italisë dhe Gjermanisë e verejmë duke parë statistikat e Kinës. Në vendet jo shumë të prekura të Kines vdekshmeria ishte diku 1% kurse në Hubei që ishte një diameter shumë më i prekur nga Corona Virus ishtë mbi 4%. Kjo ndodhi sepse spitalet në Hubei u mbingarkuan në mas të papërballueshmë. Pra, shifet qartë, se kur sistemi shëndetsor mbingarkohët, vdekshmeria rritet sipasoj e mosmundesisë së traitimit të pacienteve. Kjo mund të ndodh jo vetëm në Kinë apo Itali por mund të ndodhi edhe ne Shqiperi apo edhe në Gjermani e kudo... Pra për mendimin tim duhet të merret çdo lloj mase dhe mundesie e çfardo çmimi qoftë, që në asnjë mënyrë të mos kolabriert sistemi shendetesor. Në studimet më të fundit në shkallë boterore vdekshmeria nga Corona Virus është rreth 1%, pra 5-6 herë më vdekjeprurëse sesa gripi. Por kjo, vetëm po që se përballohet nga sistemi shendetesor pa u mbingarkuar. Për këtë duhet të ndihmojnë secili nga ne, duke qëndruar në shtëpi si forma më efikase që mos të përseritet tragjedia Italiane në shtepin tonë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora