Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Viti pan(dem)ik!

| E marte, 24.03.2020, 11:16 AM |


Satirike

VITI  PAN(DEM)IK!

Që kur erdh virusi

Me emrin Korona,

E gjetëm azilin

Në shtëpitë tona!

U ngjall dhe tradita

Kanun e adete,

Odat u shndërruan

N'shkollë e fakultete!

Sfidat e kësaj jete

E gjejnë terapinë,

Vendosën shtëpitë

T'kthehen n'Karantinë!

Deri sa të zgjas

Ky vit pandemik,

S'do ta ndalim lojën

"Shah" dhe "Pishpirik"!

Ky farë "armiku"

Në shikim të parë,

Të duket i vogël

Të del aq vrastar!

Gjithandej betejën

S'e kemi të lehtë,

Më sa e kishim

Luftën për pushtet!

Por kur pushteti

S'është në terezi,

E përlanë virusi

Me gjithë Qeveri!

Kalon dhe "Korona"

Kjo sëmundje tinëzare,

Mos qoftë e harruar

Në botën shqiptare!

Sevdail Hyseni