Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Zenel Çeliku: Si asnjëherë, Tirana në shtet rethim

| E hene, 23.03.2020, 08:09 PM |


Si asnjëherë, Tirana në shtet rethim

Nga Zenel Çeliku

COVID 19 ka krijuar një situatë shumë kritike në rrang Global, ashtu edhe në Shqipëri egziston një frikë se ky virus mundet të rrezikoi seriozisht edhe vëndin tonë. Qeveria Shqiptare ka marë masa në kohë shumë të rrepta për të parandaluar një përkeqësim të situatës, ndaj për të dielën (dt 22 Mars 2020) Qeveria dha urdher të prerë që qytetarët të respektojnë në mënyrë rigoroze që të mos dalin apsolutisht nga shtepitë e tyre. Pë zbatimin e këtij urdhëri, Qeveria ngarkoi policinë dhe ushtrinë të cilët I autorizoi që në raste të mosbindjes së këtij urdhëri, policia dhe ushtria do të përdor edhe gazin lotsjellës dhe duke aplikuar gjoba për ata qytetarë që shkelin këtë urdhër. Vërtetë është për të përshëndetur mirkuptimin e qytetarëve të cilët si asnjeherë tjetër e respektuan me fanatizem gjëndjen e jashtzakonshme, kështu dje nuk kishte asnje njeri rrugëve. E vërta është se në Shqipëri deri më sot (22 Mars 2020) janë të infektuar me coronavirs 89 persona, ndërsa të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë janë 43 persona, 4 prej te cilëve janë në terapi intensive. Qeveria po përpiqet që të parandalojë sa më shumë qarkullimin dhe grumbullimin e njerëzve, sepse atje ku ka grumbuj njerëzish, mundet të infenktohen edhe më shumë qytetarë të tjerë. Qeveria dhe shëndetsia shqiptare, duke para me shumë shqetësim situatën shumë delikate në Italinë fqinje, kanë marre masa rradikale që parandalojë përgapjen e madhe të këtij virusi katastrofik. Eshtë për të falenderuar shumë mjekët, ninfermierët dhe sanitarët të cilët edhe pse janë shumë të ngarkuar dhe me mungesa mjetesh për mbrotjen e tyre nga infeksioni, ata po tregojnë heroizëm dhe humanizëm të rralë. Ministria e Shëndetsisë në Shqipëri, ka aktivizuar mjekët që kanë dale në pension, jo vetëm kaq, por janë aktivizuar pranë spitaleve edhe studentët e mjeksisë. Vetëm kështu me përforcime me shtesë në stafet nëpër siptale, mundet të dalim me sukses nga kjo situate ka deklaruar Ministria e Shëndetsisë. COVID 19 po rrezikon shumë shtete të fuqishme si Gjermania, Franca, Britania dhe akoma më shumë ky virus ka pushtuar Italinë. Tashmë të gjithë e dimë se Shqipëria nuk ka shumë kapacitete mjeksore për të përballuar situata epidemia në nivele tragjike, ndaj qeveria dhe mjeksia shqiptare, kanë kërkuar nga qytetarët që t’I shmangen sa më shumë grumbullimeve nëpër supermakete, nëpër banka dhe farmaci, ata kërkojnë që njerëzit të qëndrojnë sa më shumë në shtepi, duke respektuar maksimalisht udhezimet e mjeksise për higjenën personale. Deri tani Zoti Shqipërinë dhe shqiptarët I ka ruajtur nga përhapja në masë e coronavirusit, nuk jemi të prejkur në shifra alarmante, mjekët thonë se në përfundim të javës së dytë, do të shikojmë se si do të shkojë kurba e këtij coronavirusi vdekjepriurës, ne shpresojmë se këtë situatë do ta kalojmë sëbashku duke e luftuar këtë “kolerë”, në mënyrë që këtë rrezik njerëzor ta kalojmë me sa më pak dhimbje. Eshtë fat që deri tani në Shqipëri ka vetëm 2 të vdekur, por nga ana tjetër janë 3 qytetarë plotësisht të shëruar të cilët ishin të shtruar në spital me coronaviru dhe tashmë ata kanë dalë nga spitali. Ky lajm I mirë na bën të largohemi nga frika dhe stresi, por nga ana tjetër na obligon që të rrisim sa më shumë masat mbrotëse në mënyrë individuale duke respektuar në mënyrë fanatike higjenën personale.

Të gjithë sëbashku do t’ia dalim me sukses në këtë luftë të pazakontë vdekjeprirëse, shumë kujdes, shume higjenë dhe larg frikës.

Zenel Çeliku

TIR-Fax News Agency

Tiranë