Mendime
Florim Zeqa: Turbulencat e shkaktuara nga matrapazët politik!
E diele, 22.03.2020, 11:57 AM
Turbulencat e shkaktuara nga matrapazët politik!
Shkruan:
Florim Zeqa
Po
e jetojmë një kohë të pa kohë, kur gënjeshtrat dhe mashtrimet kanë ngulfatur të
vërtetën. E vështirë është të gjendet e vërteta në mesin e shumë lajmeve të
ditës në rrjetet sociale dhe mediat elektronike të kontrolluara nga partitë
politike dhe grupet e ndryshme të interesit. Si rezultat i kësaj, në tregun e
kontaminuar mediatik qarkullojnë dezinformata dhe teori të pa imagjinueshme
konspiracioni.
Në
këtë ambient të ndotur mediatik bëhet akoma më e vështirë thënja e së vërtetës. Pak ka rëndësi, e kritikon apo
lavdon dikë. Po e kritikove një subjekt politik apo lider partiak, duhet të
jesh i gatshëm të përballesh me mbështetësit dhe militantët partiak. E njëjta
gjë ndodhë edhe po i nxore në pah
sukseset e një subjekti apo meritat e një lideri të caktuar partiak, menjëherë
të kritikojnë për anim partiak apo përtej kësaj, brenda ditë të bëjnë
"pjesë" të atij subjekti politik.
Të
qenurit apartiak dhe i paanshëm, gjegjësisht i pavarur nga konjukturat partiake
dhe i pa ndikuar nga grupet e interesit, është armë e fuqishme në thënjen e së
vërtetës dhe përballimin me sulmeve të ulëta të injorantëve dhe qëllimkëqinjëve
të nxitur nga bosët partiak apo nëntokat e tyre kriminale.
Menaxhimi i keq i
situatës
Atë
që e kam thënë në shkrimet paraprake, se rrëziku i 'Qeverisë Kurti' nuk vjen
nga opozita, por nga taksa dhe dialogu me Serbinë po dalin të jenë plotësisht
të vërteta, sikurse që doli i sakt konstatimi im, se shkaku i mos menaxhimit të
mirë të situatës pas kërkesës së presidentit Thaçi për aplikimin e gjëndjes së
jashtëzakonshme pas përhapjes së "Coronavirusit", u përdor si
pretekst për përçarjen e madhe të koalicionit qeverisës pas vendimit të
ngutshëm dhe pa analizuar mirë të kryeministrit Kurti me rastin e shkarkimit të
Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Edhe
përkundër papërgjegjësisë së lartë të ministrit Veliu, kryeministri Albin Kurti
është dashur ta ruaj balancin qeveritar, për të vazhduar rrugën e nisur mbarë
të pastrimit të institucioneve nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Shkarkimi
i ministrit Agim Veliu, ishte vetëm një pretekst i liderit të LDK-së për
faktorizimin e tij politik, i cili do të përdoret edhe si alibi për luftimin e
kundërshtarëve politik dhe zërave ndryshe brenda subjektit që ai drejton. Që në
start po vërehen qartë rreultatet e para, të neutralizimit të zërave ndryshe në
LDK.
Bashkërendimi
i menjëhershëm i veprimeve të liderit të LDK-së me liderët e partive opozitare
e dëshmon personalitetin e tij të dyfisht dhe pabesinë ndaj partnerit
qeverisës, në këtë rast LVV-së.
Në
anën tjetër kryeministri Albin Kurti nuk po
ia del dot të menaxhoj si duhet krizen qeveritare. Mos përmbushjen e
deklarimit dhe qëndrimit personal për heqjën e pjesshme të taksës më 15 mars,
të cilën e arsyetoj duke fajësuar partnerin e koalicionit qeverisës, e realizoi pesë ditë më pas pa votat e
ministrave nga radhët e LDK-së.
Poashtu,
edhe liderët opozitarë po e shpërfaqin hipokrizinë e tyre. Bie fjala, lideri i
AAK-së, Ramush Haradinaj (aplikues i takses) në njërën anë kërkon të mos
anulohet taksa, ashtu siç bëri Albin Kurti, ndërsa në tjetrën e përkrahë i
entuziazmuar mocionin për shkarkimin e tij.
Apo
liderët e PDK-së dhe NISMA, Kadri Veseli (iniciator i taksës) dhe Fatmir Limaj
(i pavendosur rreth takses) që e prishën koalicionin e PAN-it shkaku i mos
heqjes së taksës, ndërsa tani po e mbështesin heqjen e taksës dhe natyrisht
mocionin për shkarkimin e 'Qeverisë Kurti' pa llogaritur fare pasojat për
vendin.
Çdo e keqe, e ka të
mirën mbrapa
Fatkeqësia
bëhet akoma më e madhe me politizimin e situatës emergjente, ku si rezultat i
abuzimit të klasës politike me gjendjen e krijuar nga "Covid-19" për
arritjen e qëllimeve politike, qytetarët e vendit po ndjehen të rrezikuar,
akoma më të dëshpruar dhe të pashpresë.
Në
vend që gjendja e krijuar pas përhapjes së virusit vdekje prurës të
shfrytëzohet për mobilizim dhe unifikim të spektrit politik në shërbim të
qytetarëve në parandalimin dhe tejkalimin e kësaj situate të rëndë dhe të
pazakontë, kusarët politikë paturpërisht po e bëjnë të kundërtën e saj.
Kjo
turbulencë e krijuar nga politikanët e papërgjegjshëm në kohë krize e
fatkeqësie të popullit, pas tejkalimit të krizës së "Coronavirusit",
duhet të kthehet në mobilizm të përgjithshëm popullor për t'i larguar tërësisht
nga skena politik të gjitha këto parti sa të papërgjegjshme, po aq zhvatëse dhe
plaçkitëse në pushtet dhe opozitë, përkatësisht të gjithë politikanët mashtueses
e intrigant që rropën e ç'rropën Kosovën sikur të ishte plaçkë lufte e jo atdhe
i tyre për dy dekada rresht.
Koha për një alternativë
të re politike
Për
këto dy dekada nga përfundimi i luftës i provuam të gjitha partitë dhe
politikanët në qeverisjen e vendit. Kush më pak e kush më shumë, të gjithë e
treguan veten.
Ka
ardhur koha për një alternativë të re politike, me njerëz të rinjë, shpirtëra
të virgjër dhe padjallëzuar, që e duan me shpirtë e zemër atdheun e
tyre-Republikën e Kosovës.
Shpëtimi
më i mirë për vendin do të jetë largimi i politikanëve injorantë dhe hipokrit,
zhvatës dhe hajdut, matrapaz dhe tradhëtarë të interesave kombëtare dhe
zavëndësimi i tyre me politikanë të rinjë të shekullit 21, me kuadro të
specializuara në Kosovë dhe vendet evro-perëndimore, pa anashkaluar asnjëherë
atdhetarët dhe veprimtarët e dëshmuar në tridhjet vitet e fundit të rezistencës
dhe luftës për çlirim të Kosovës nga vargonjët serbosllav.
Këtë
shkrim dëshiroj ta përmbyllë me një rrëfim të një bisede që e zhvillova mbrëmë
me mikun timin nga Vushtrria, derisa cakërronim nga një gotë raki nga
largësia...,nga dëshprimi në klasën politike, miku i nderuar u shpreh kështu:
"Do të ishte mirë mi nxjerr një ligj që ua ndalon pjesëmarrjen në jetën
politike të gjithë politikanëve të pasluftës"!
Dëshirës
së mikut ju përgjigja në këtë mënyrë: "Do të mjaftojë një iniciativë e
shëndoshë e forcave progresive në Kosovë dhe Diasporë e cila do të mbështetet
fuqishëm nga të gjithë qytetarët e vendit pa dallim rajoni apo religjioni,
subjekti apo ideologjie për ta larguar përfundimisht këtë klasë kusarësh dhe
matrapazësh politik".