E merkure, 24.04.2024, 06:15 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Mocioni i LDK-së një “grusht shteti”

E shtune, 21.03.2020, 04:41 PM


Mocioni i LDK-së një “grusht shteti”

Nga Skënder S. KAPITI

Vetë ngutia e jashtezakonshme e nismës nga LDK per mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti   për 50 ditë madje mirëqeverisje të saj, si dhe tjetra: gjetja kohë për rrëzimin  e qeverisë në një moment kur jo vetëm Kosova por e gjithë bota kërcënohet nga pandemia e koronavirusit, këto  tregojnë se sa e papëgjegjshme, antihumane dhe djallëzore u tregua lidershipi i LDK-së, partnerja e kualicionit qverisës LVV-LDK.

Ky ishte një provokim publik shumë i rëndë, gjë të cilën tashmë e ka shënuar kujtesa kombëtare për atë se shiko se deri ku arrin djallëzia dhe verbëria për pushtet e politikës dhe e  politikanëve që kanë si vizion, synim e qëllim  vetëm egoizmin, smirën, përfitimin, pushtetin dhe interesat  e veta personale.

Kam pasur dyshime, por nuk e kam besuar  faktin deri në atë se në cfarë duarsh paska rënë drejtimi i LDK-së.

Mocioni i mosbesimit të cilin e kërkoi LDK-ja ku si shkak merret shkarkimi i merituar dhe i justifikuar plotesisht i Ministrit të Brëndshëm i cili i përkiste sipas marrëveshjes së kualicionit LDK-së. Ky   mocion i LDK-së  është një pretekst për t'u përdorur si justifikim nga Isa Mustafa me kompani, për ta përdorur atë si një grusht antiqeveritar nëpërmjet të cilit  synohet  që të kthehen në pushtet të gjithë ata të cilët janë autorët e dështimeve në ngritjen dhe funksionimine shtetit, demokracisë dhe të ligjit, për ta marrë përseri pushtetin ata të cilët montuan një sistem keqqeverisës të kriminalizuar e të korruptuar.

Mocioni ka edhe qëllimin tjetër, atë se mos duke i bërë presion për rrëzimin e qeverisë, pucistët mendojnë që ta ndalin Albinin  në reformat dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të sigurojnë mosndëshkimin e autoreve te tyre. Këtë, komplotistët e LDK-së dhe ata që qëndrojnë pas tyre, ishët e pushtetit dhe Presidenti pasi dështuan që ta bëjnë me mercenarët e tyre në qeveri dhe administratë po e bëjnë tani me mocionistët e LDK-së me në krye I.Mustafën, por cuditërisht edhe ca nga ata të cilët mbaheshin në fushatë si politikanë burrnor, fjale, bese,   patriotizmi   dhe kundërshtarë të fortë kundër   Presidentit e të PAN-it, por që po na dalin edhe ata ndryshe.

Vetë fakti i vështirësisë së madhe në formimin e këtij  kualicioni qeverisës LVV-LDK tregon se ky kualicion paska qenë sipërfaqësor dhe si kualicion zori, pasi kështu duhet që të kishte një qeverisje sipas lojës dhe ligjit demokratik. Tashmë kuptohet se për 50 ditë qeveria e Kurtit filloi punën për së mbari dhe po dukeshin rezultatet pozitive të para, sidomos në ato ministri ku ministrat vijnë nga VETVENDOSJA.

Partneri LDK i kualicionit po ta shikojmë me vëmendje ishte pothuajse një zgjatim i pikëpamjeve dhe praktikave të PAN-it dhe u pa se kryesisht ministri i shkarkuar dhe jo vetëm ai nuk ishin të interesuar për mbarëvajtjen e punës së kualicionit, as për luftën kundër korrupsionit dhe as për reformimin e drejtësisë, të cilat ata i kishin vetëm propagandë gjatë fushatës elektorale. Ky mocion mosbesimi MUSTAFA-VELIU dhe nën rrogoz e indirekt  edhe  ishpushteti i PAN do të pësojë fiasko patjetër pasi nuk do të mund që me hipokrizinë e tyre që të mashtrojnë opinionin qytetar por as atë ndërkombëtar.

Te dështakët dhe te të korruptuarit nuk ka besim askush, as opinion i brëndshëm dhe as ai ndërkombëtar, nuk ka besim kush te ata të cilët për interesa pushteti vunë nën kërcënim edhe sovtranitetin , edhe territorin e Kosovës. Askush nuk i beson propagandës injorante se Kurti po tregohet antiamerikan. Nuk është antiamerikanizëm kur mbrohet interesi kombëtar shqiptar, territori dhe sovraniteti i shtetit, dinjiteti dhe pse Kurti kërkon reciprocitet në marrëdhënit ndërshtetërore Kosovë-Serbi.

Nuk është antiamerikanizëm dhe as antiperendimorizëm pse Kurti nuk është pre e servilizmit dhe as e verbërisë që për pushtet të tolerohet ajo cfarë i bën dëm të madh shtetit të Kosovës.

Tarifa për mallrat serbe nuk është kundër perendimit por është kundër arrogancës së Serbisë e cila jo vetem se nuk e njeh Kosovën por lobon me forcë edhe ndërkombëtarisht kundër njohjeve të saj dhe kunder integrimit te saj. Dhe arsyeshëm pyesim mocionistët e LDK-së po ju për interesat e tuaja partiake, klanore e personale a jeni dakord me këto. Dhe tjetra a mos vallë ju kërkoni rrëzimin e Qeverisë dhe të Kryeministrit Kurti sepse nuk doni që ai të jetë në krye të detyrës kombëtare e Kushtetuese, të kryesimit  të bisedimeve të Kosovës me Serbinë?! LDK , përfundimisht ju jeni lexuar tashmë para opnionit si disfatistë, dështakë dhe të paaftë për të marrë përsipër detyra e përgjegjsi politike e kombëtare, ashtu sikurse deshtuat edhe kur ishit në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike me të cilën mbani lidhje të nëndheshme sic e tregon edhe rasti i mocionit kundër qeverisë legjitime Kurti.

Ky është thjesht një grusht shteti ndërmarrë nga LDK.

Por ky veprim vetë LDK-së do t’i kushtojë politikisht shumë shtrenjt, pasi LDK  në këto 20 vite nuk ka asgjë për t’u shënuar si dicka mbresëlenëse pozitive as në qeverisjen qëndrore dhe as në ato lokale. Shpresohej  me të drejtë se me Vjosa Omanin LDK do të reformohej, por ja që akoma jo. Si të tillë në këtë gjëndje LDK-në e pret tkurrja drejt një partie politike pakicë pa peshë politike, poqese se ajo nuk i nënshtrohet një vetëVETING-u demokratik të brëndshëm,   një  pastrim demokratik për ta shëruar  e shpetuar LDK-në prej  uzurpatorëve aktualë të saj.

Nuk ka kush besim te ata të cilët shkelin Kushtetutën dhe që e masakruan buxhetin e shtetit për tarafe, korrupsion e shpërdorime të parasë publike; nuk ka besim kush te ata të cilët dhe prej të cilëve Kosova dhe populli i saj vuajnë papunësie, varfërie dhe detyrohen që të marrin rrugën e eksodit. Mocioni i LDK-së është një komplot kundër reformave në drejtësi, kundër VETING-ut, pra kundër reformimit të shtetit për të ruajtur pandëshkueshmërinë e korrupsionit , mosndryshimin, privilegjet dhe mosdekriminalizimin e politikës, pra për ta mbajtur e mbrojtur  status quon-ë.

VETËVENDOSJA me siguri që do ia dalë e do triumfojë përsa kohë ajo është e përkushtuar për demokracinë, vërtetësinë, drejtësinë dhe për interesin kombëtar, sepse si e tillë ajo vetëm sa do ta ketë gjithnjë në rritje mbështetjen e popullit shqiptar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora