E enjte, 18.04.2024, 03:40 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Virusi politik dhe viral në Kosovë

E premte, 20.03.2020, 08:34 PM


VIRUSI POLITIK DHE VIRAL NË KOSOVË

Nga Dedë Preqi

Ngjarjet në jetën njerëzore janë të ndryshme dhe ato janë aq të shpeshta sa do jetë vështirë të përllogariten sipas shpejtësisë dhe vrullit që kanë, por thjeshtë ato që janë të rëndësishme siq janë, ngjizja, lindja, zhvillimi, dhe vdekja, sikur nuk mund ta humbin kuptimin dhe përmbajtjen e tyre, sepse si dukuri biologjike e shoqërore, sot për këto kujdeset teknika dhe shkenca mjekësore, që janë më të sigurta.

Mirëpo, kur dalin përpara fakte që nuk mund të vihen nën kontrollë, ato anestetizohen, apo bëhën të pa rëndësishme, sepse kufinjtë e tyre i prek politika e pushtetit dekonstruktiv, duke e mposhtë jetën  e denjë dhe racionale, dhe pasojat e këtij qëndrimi janë mjaftë të gjëra, që përfshijnë çdo vend që infektohet me këtë virus të vetë gatuar, duke përfshirë edhe vendin tonë si shtet i ri demokratik.

Gjatë ecurisë së kohës, Kosova është transformuar dhe ka pasur ndryshime të mëdha zhvëllimore, por jo edhe në gjitha kulturat e jetës, që e veqanta e jetës së këtij populli, do duhej të zhvillohet më tej, sidomos kultura dhe organizimi politik, ekonomia dhe sociologjia, duke u nisur thjeshtë nga normat e përcaktuara ligjore dhe kushtetutare, pa diktate, imponime dhe ndërhyrje politike.

Dhe si rrjedhojë e kësaj natyre, do përshtatet e adaptohet edhe jeta njerëzore pa ndikime dhe abuzime, që shkëputën në rrethana të mundshme shoqërore, por jeta e individit duhet të jetë e lirë dhe e pa kushtëzuar, të jetojë, të veprojë dhe të medojë i lirë në një fushë ose në një tjetër, në atë masë që atij i parapëlqen ta shijojë jetën e vet të lirë.

Vetëm në këtë mënyrë do arrihen kushtet në sëcilën shoqëri njerëzore, që do formohet vetëdija e shëndoshë, që do formohet një shkencë tërësisht shkencore, që do formohet një ekonomi tërësisht ekonomike, dhe do formohet një politikë e pastër politikanësh, ku do të qëndrojë dhe do të funksionojë edhe shteti më i sigurtë dhe më i fuqishëm.

Kosova dhe populli i saj, si gjithë bota e sotme po përballët sot me një luftë të pa parë ndonjëherë dhe të rrezikshme nga « virusikurona», që ka një domethënje të përbashkët për gjithë njerëzimin, që të trajtohet në mënyrë të domosdoshme dhe në përputhje me kriterët dhe këshillat mjekësore, që ky rrezik të evitohet sa më parë, pa e kapluar gjithë njerëzimin.

Mirëpo, Kosova ka edhe plot sfida të tjera, me të cilat po përballët në jetën e vet të përditshme, e një ndër ato sfida është edhe jeta politike, e mbushur me plot virusa, e cila është infektuar kaherë në tërë organizmin e vet shtetëror, që nga koha e pasluftës dhe deri në ditët e sotme, duke e humbur imunitetin e vet dhe kontrollin e ekzistëncës mbi shtetin e vet demokratik.

Koronavirusi viral, që e ka kapluar botën ka vetëm një dallim të vogël me virusin politik që e ka kapluar Kosovën, me çrast i pari nuk shihet dhe vështirë do vërehët në sipërfaqe, por e kupton kur të kaplon fuqishëm dhe të frenon frymëmarrjen në mënyrë të shpejtuar, ndërsa ky i dyti shihet dhe duket në sipërfaqe, i cili të kaplon frymëmarrjen dhe të mbytë për çdo ditë dalngadalë.

Ndërkaq, Kosova në këtë kohë po përballet me dy lloje të virusave të rrezikshëm, njëri nga «koronavirusi» viral dhe tjetri nga virusi i vet politik, që i pari ka gjasa të shërohet në bazë të shkencës midicinale dhe kohës moderne, ndërsa virusi politik, ka hyrë thellë në trungun e këtij shteti, që ia ka helmuar palcën kurrizore më se njëzet vjet, të cilit akoma nuk do i gjindet «ilaqi» deri më tani dhe pse zbulimin e antivirusit e ka të njohur populli i këtij vendi, por nuk e ka të lejuar petenten e zbulimit akoma.

Pothuaj se, pranverat në Kosovë, gjithherë ishin të nxehta, të vrullshme dhe shpërthyese, dhe njerëzit e këtij vendi sikur janë mësuar të përballen me sfida të ndryshme të trazirave dhe luftrave armiqësore, sikur edhe këtë herë që po përballët me dy virursa të rrezikshëm, të cilët po e ndihmojnë njëri-tjetrin për të dominuar në këtë mes shoqëror.

Kështu, apo në një mënyrë tjetër «koronavirusi» viral me llojin e virusit politik, sikur e kanë një ngjajshmëri të përbashkët, dhe ky i fundit ka simptome të dukshme dhe të kahershme, që shihet dhe prekët në çdo mes të këtij vendi, vetëm e veqanta e këtij virusi dallon se, nuk është me preardhje kineze dhe as çerkeze, por vendore, dhe helmi i këtij virali vjen nga gjarpëri i njohur vendor, bashkë me hardhucat tjera, që po i kontribuojnë me helm, për të arritë vetëkënaqësinë e tyre në politikë.

Prandaj, kuptimi i virusëve, që e sulmojnë qenjën tonë njerëzore do qartësohet vetëm prej çastit kur do të shmangëmi apo do të shërohemi si popull nga llojet e tyre, në veqanti ndaj virusëve politik që kanë virialitet të rrezikshëm me përmasa edhe më të mëdha se virusët tjerë, nga të cilët duhet të çlirohemi si njerëz të vetëdijësuar e të kulturuar, duke bërë dallimin nga e vërteta prej gënjeshtres, nga e drejta prej të padrejtës, duke i shndërruar edhe ëndërrat e verbëra në realitet.

E gjithë kjo, a nënkupton se edhe shqiptarët duhet të mbërrijnë te zotërimi i shtetit të vet demokratik në kuptimin real dhe në kuptimin e bindjes dhe marrëdhënieve të shëndosha, së pari ndërvellezërore dhe pastaj edhe ndërnjerëzore, duke e ushtruar pushtetin dhe këtë zotërim në formën e shërbëtorit të popullit të vet dhe duke mbetur besnik i tokës Dardane.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora