E enjte, 18.04.2024, 04:46 AM (GMT+1)

Mendime

Azgan Haklaj: Flamujt kombëtar dhe shtetëror përkrah flamujëve të NATOS

E premte, 20.03.2020, 07:55 PM


Flamujt kombëtar dhe shtetëror përkrah flamujëve të NATOS

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar uron shqiptarët e Maqedonisë për gezimin e dyfishtë

Kujtesë

Votoni me 30 shtator për Maqedoninë Europiane, në Nato dhe BE

Nga Azgan Haklaj

30 shtatori është një ngjarje  madhore për Maqedoninë por në menyrë të veçantë për shqiptarët që banojnë aty, por dhe për historinë e Kombit Shqiptar, për vetë peshën që ka vota e shqiptarëve tani në këtë referendum, ndryshe nga ai i viteve 91.

Shqiptarët kësaj radhe do përcaktojnë rezultatin dhe se me pjesëmarrjen plebishitare në votim dëshmojnë realisht sa janë dhe me votën pro, përcaktojnë kahjen Europiane të Republikës së Maqedonisë, si faktor determinant, shtetëformues e i rreshtuar pa mëdyshje në krahun e Aleancës Atlantike e BE-së.

Vota e shqiptarëve ka peshë të madhe dhe radhitet me dinjitet përkrah evenimenteve më të mëdha historike të Kombit Shqiptar.

Kjo besëlidhje shqiptare, referendare unike eshtë simotër e Besëlidhjes së Lezhës, Lidhjes së Prizrenit, Kuvendit  të Vlorës e Aktit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në Kaçanik.

Në Nëntorin e parë Heroi ynë Kombëtar shpalli Pavarësinë nga Perandoria Otomane, shpalosi Flamurin Kuqezi dhe bashkë me lirinë konstruktoi shtetin Arbëror në aleancë të ngushtë ushtarake e politike me Fuqitë përendimore, Mbretërinë e Aragonës, Venedikun, Republikën e Raguzës e Papatin.

Në Vitin Jubilar të Moisiut tonë Gjergj Kastrioti ( Skenderbeu) shqiptarëve të Maqedonisë u takon fati e nderi i merituar historik të vendosin me votën e tyre vulën e përjetshme në projektin madhor panshqiptar dhe Euroatlantik, për një Maqedoni e Shqipëri Europiane.

Po përse është kaq e rendësishme e me peshë historike vota e shqiptarëve të Maqedonisë në referendumin e 30 shtatorit?

Shqiptarët janë faktor shtetëformues në këtë Republikë të vogël nga territori por tepër të rendësishme në pikëpamjen gjeopolitike të Fuqive të mëdha.

Republika e Maqedonisë është nyja gordiane e politikës sllavëruese në Ballkan, krijesë artificiale e Jugosllavisë titiste në një krizë të thellë identiteti dhe e mbajtur peng nga politikat shoviniste ruso-bullgare, në armiqësi me fqinjin jugor Greqinë, për shkak të emrit dhe pretendimeve territoriale.

Maqedonia është shndërruar pikërisht për shkak të shqiptarëve autoktonë aty dhe etnogjenezës së saj, një vend kyç për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Perendimi, Nato dhe BE i ka djegur kartat diplomatike ruso- sllave të cilat hartuan skenarin e shpërbëries së saj.

Pas luftës për të drejtat universale, politike e atyre kombëtare të shqiptarëve e arritja e Marrveshjes së Ohrit, ajo që ju intereson më së shumti shqiptarëve të Maqedonisë nuk është shpërbërja e këtij shteti e as ruajtja e mundimshme e status-quosë në një shtet të modelit nacionalist alla - Gruevski, por një Maqedoni Europiane, anëtare e Natos dhe Bashkimit Europian.

Referendumi i 30 shtatorit që vulos të ardhmen e Maqedonisë është një bonos i merituar të cilin  SHBA-Natoja- BE u bajnë shqiptarëve të Maqedonisë e mbarë Kombit Shqiptar, luftërave e betejave shekullore për liri, sakrificave e vokacionit perendimor të shqiptarëve.

Vota plebishitare e shqiptarëve, përcaktuese për një Maqedoni Europiane do të ndaj në dysh nyjën gordiane e do të mbyllë përgjithmonë Kutinë e Pandorës ku ruhen prej shekujsh furtunat e nacionalizmit ekstrem rus, Naçertania, Megalidheja dhe neootomanizmi.

Për të mbërritur në këtë moment historik shqiptarët e Maqedonisë kanë kaluar në një kalvar të gjatë vuajtjesh e sakrificash të mëdha në kohët e vjetra dhe të reja.

Shpirti liridashës e paqedashës i shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre etnike në Maqedoni.

Rreshtimi i tyre në kahjen e drejtë të historisë përkrah Aleancës perendimore janë produkt i një pjekurie të thellë politike dhe i një vizioni të qartë për të ardhmen historike e fatin e Kombit.

Me 30 shtator shqiptarët duhet të votojnë për identitetin kombtar e rrenjët e lashta historike europiane  të Kombit Shqiptar.

Për korifejtë e tyre që u prinë  përjetësisht në rrugën historike.

Ata duhet të votojnë për emblemat e ndritshme të Shqipërisë Europiane, Gjergj Kastriotin (Skenderbeun) e Bijën e tyre Shen Terezen.

Për Arbër Xhaferin, për prijësin e tyre, strategun e luftës dhe arkitektin e paqes Ali Ahmetin.

Me dt 30 shtator kryeqyteti i dardanëve, Shkupi është kryeqyteti shpirtëror i Kombit tonë.

Të gjithë shqiptarët janë në këmbë për të brohoritur ngadhnjimin e lirisë e demokracisë, për të thirrur solemnisht në simfoni fitore.

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar u ban thirrje vallazërore shqiptarëve të Maqedonisë edhe atyre që jetojnë në Diasporë ;

Ngrihuni në kembë si një trup i vetëm, me krenari kombëtare e përgjegjësi të lartë historike dhe me votën tuaj plebishitare vendosni Maqedoninë në krah të Aleancës së lirisë, SHBA e BE.

Nderojeni Kalorësin e lirisë Gjergj Kastriotin që ju pret madhështor në Sheshin e tij përballë Kalasë së Shkupit

Shpirti i Kombit e lutjet e Shen Terezes janë me Ju.

Shkëputur nga Libri im "Gjergj Kastrioti- Moisiu Ynë".

Shkruar me rastin e Vitit Jubilar të 550- vjetorit të kalimit në amëshim të Heroit Tonë Kombëtar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora