E merkure, 24.04.2024, 12:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Zbrazëti

E premte, 20.03.2020, 07:37 PM


Neki Lulaj

Zbrazëti

Rrugët i ka pllakosur  friga e heshtja

Corona si qen endacak endet pa kontroll

Në këtë pandemi troket për ditë vdekja

Makinat e parkuara anash sikur  po vajtojnë.

Edhe pa armë jemi si në shtetrrethim

Çdo gjë është paralizuar, po hesht në  çdo skaj

Një armik i padukshëm ka ardhur me nxitim

E të gjithë po bëhemi fajtorë të pafajë.

Sytë e hapat drejtohen  në farmaci

Si në një ndjekje e gjatë me dhimbje.

I ndjek lengata që ka sjell ky shekull i ri

Armiku i fabrikuar ne laborator, larg prej Kine.

Shikoj djathtas e majtas e askush s`më flet.

Te Lisi i Poetëve s`takon asnjeri

Në shkollë tavolina dhe banka vetëm hesht

Qyteti im ma kujton filma me fantazi.

Rrugëve iu mungojnë makina e fëmijë

Pas perdeve  lëvizin shikimet me mall

Zambi i padukshëm po paralizon botën

A thua fajtori i kësaj dramë do të dalë ?

N´mes lupsave të mendjes diçka po lëvron

Si zhuzhaku me gërricet diçka si mister

Ahiiiii shkollat  e shurdhëra sikur vajtojnë

Heshtja e rrugës më shton adrenalinën në dej.

Këto ditë paskan kaq  trishtim e  panik mbi glob

Koha ikën, por Zombi i padukshëm shtrihet

Po e zhduk njerëzimin kjo lëngatë që s’mbaron

E merr nga të gjithë njerëz në botë  mallkimet…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora