Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sabile Basha: Pashë dashnin tande, nanë

| E enjte, 19.03.2020, 09:00 PM |


Sabile Keçmezi-Basha

PASHË DASHNIN TANDE, NANË

Pashë dashnin tande, nanë

Si munde me shkua

Pa me dashtë

Pa më përkëdhel

Pa me njohur

Pashë dashnin tande, nanë

Si munde me shkua

E unë gjithë andej të kërkova

Te çdo grua

Gjerë në fund të botë

dhe të vetvetes

Pashë dashnin tande, nanë

Si munde me shkua

Pa më thënë lamtumir

Pa më shtrëngua fort

Pa puthjet e mija

Jo... kurrë

Nënat e engjëjt

Nuk vdesin vallë

Pashë dashnin tande, nanë

Si nuk më fshive lotin

Si nuk më mbajte ende në gji

Si s’ma ndale zjarrminë

Kur e pata

Pashë dashnin tande, nanë

Si mund u mortove nuse

Pa më tregua

Se sa më doje

E unë

Ende të dua

Ende të kërkojë

Pashë dashnin tande, nanë