E premte, 19.04.2024, 07:48 PM (GMT+1)

Mendime

Nue Oroshi: Bota po hyn në një rrugë tjetër, duhet të ruhet kthjelltësia e mendjes

E enjte, 19.03.2020, 08:57 PM


Bota po hyn në një rrugë tjetër,  duhet të ruhet kthjelltësia e mendjes

Nga Nue Oroshi

Virusi COVID-19 i njohur tash me emrin Coronavirus ka ndryshuar gjendjen normale në botë.Është bërë kufizimi i levizjes së lirë si dhe i jetës normale.Jeta nga zhvillimet e saj me plot vrull është shëendrruar në aspektin e mbijetesës.Kam përshtypjen se ky virus më shumë është duke e demtuar njerëzimin në aspektin psikologjik se sa viral.Për këtë duhet të gjithë ta ruajmë mendjen dhe ta kalojmë kohën duke kryer punët profesionale mbrenda shtepisë apo banesës.

Studiuesi duhet që mos ti ndalë studimet duke gjurmuar dhe punuar në materialet që i ka afër ku mund të dalin punime të mira shkencore në të ardhmën.Poeti  e shkrimtari duhet të vazhdojnë shkrimet dhe mund të dalin poezi dhe romane të shkëlqyeshme. Dhe deri sa i tërë globi toksor lufton për ta kaluar sa ma lehtë mbijetesën është politika shqiptare ajo e cila mirret me shkarkime e mocione sikur të ishte kohë normale.Një gjë duhet ditur historikisht se të gjithë ata që kanë përfituar në kohë kolerash nuk i kanë shkuar mirë punët në ardhmëri.

Është për tu marrur lakmi se sa mirë dhe me përkushtim i kryejnë punët pushtetarët në Gjermani.Ata janë bashkuar pozitë dhe opozitë dhe kanë gjetur çelësin e mbijetesës dhe kujdesit për popullin edhe në këtë periudhë kohore duke ndihmuar në shumë aspekte.

Edhe pse në qytetin e Kielit ku jetoj deri më tani janë prekur 25 persona nga Coronavirusi nuk krijohet panikë por jeta vazhdon me kufizime dhe njerëzit dalin jashtë vetëm kur kanë nevojat e tyre për tu pajisur me gjerat elementare.Një gjë e cila duhet të shërbej për të mirë në këtë kohë kolere është afrimi i njerzimit me njëri-tjetrin.Një pjesë e madhe e njerzimit për një kohë të gjatë e patën humbur busullën e orjentimit  njerëzor.Dhe ky virus tregoj qartë se nuk janë të paprekur as politikanët e as biznismenët botëror por as njerëzit që bëjnë jetën normale. Edhe kësaj radhe pasojat më së shumti po i bartnin njërëzimi apo klasa normale e njerëzve.Mjekët dhe infermierët janë si gjithnjë në frontin e parë të luftës kundër këtij virusi.Ata duhet përgëzuar por nuk duhet lënë anash  as furrtarët që po e gatuajnë bukën,puntorët që po i mbushin me mallra pikat e shitjeve, si dhe të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër janë të angazhuar që ta mbajnë jetën në binarët e normalës.

Pas përfundimit të këtij virusi bota do të vazhdon mbijetesën por me respektin më të madh për njëri -tjetrin. Ne shqiptarët është mirë ta përkrahim njëri -tjetrin secili në mënyrën dhe mundësitë që i ka.Kurse është parësore se mos të krijohet panik dhe pasiguri,që do të shkaktojnë pasoja psikologjike në të ardhmën.E di se shumica po i frigohen vdekjes por duhet ditur qartë se jeta dhe vdekja janë shumë afër njëra-tjetrës.

Ta jetojmë jetën edhe në këto rrethana të krijuara, secili të mirret më punën e ti kurse unë jam duke punuar që sa më shpejtë të pergatisim dy librat e radhës që këtë vit planifikon ti botoj shoqata "Trojet e Arbrit".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora